LIVE UPDATES
Politike

Rama “shkund” Policinë e Shtetit: Keni 100 ditë kohë për rezultat, gjeni skifterët, çakejtë dhe ata që luajnë me dy

8 Korrik 2021, 08:06 Nga DOSJA
Rama “shkund” Policinë e Shtetit: Keni 100 ditë kohë

TIRANË-Unë dua t’ju them se keni 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit”,-tha kryeministri Edi Rama sot në një takim me 12 drejtorët e Policisë në qarqe dhe drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliu. Në një takim të thirrur në sallën e Hartave në Kryeministri, ku drejtorët dëgjuan shefin e qeverisë, ky i fundit ishte i ashpër. Rama foli me nota të thella pakënaqësie, ndërsa iu caktoi ultimatum afatin e 100 ditëve për të treguar se ka ndëshkueshmëri në çdo qark. 

Kryeministri e nisi fjalimin me një “dush të ftohtë” për Policinë e Sarandës në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Orange Club, ku u përplasën me armë zjarri dy grupe dhe u plagos pronari, Spiro Iljadhi. Rama tha se këta pronarë lokalesh janë tutorët e Policisë së Shtetit.


“Kush janë këta pronarë lokalesh në zonën bregdetare që në mënyrë të hapur shkelin ligjin e tejkalojnë orën policore. Krijojnë hapësirë abuzimi që degjeneron deri në krisma dhe plagosje në mes të një dynjaje të tërë.  Këta janë tutorët e policisë në atë territor. Këta janë korruptuesit e policisë së shtetit. Janë abuzuesit më të mëdhenj me uniformën e policisë së shtetit që tërheqin prej hunde ponicë e shefa komisariatesh duket i kthyer në roje të aktivitetit të tyre të paligjshëm. Rasti i Sarandës ishte alarmant. Ai rast duhet të çohet në ndëshkimin penal të gjithë zinxhirit të komandës në Sarandë”, tha Rama.

Teksa falenderoi Shërbimin për Ccështjet e Brendshme dhe Ankesat për punën që kanë bërë në evidentimin dhe çuarjen para drejtësisë të të gjithë efektivëve që shkelin ligjin, Rama tha se ka një rikthim të korrupsionit tek Policia Rrugore. 

“Rishfaqjet e korrupsionit te efektivët e policisë rrugore, SHÇBA të veprojë. E papranueshme që të ushtrohet presion ndaj shoferëve për ryshfet”,-tha Rama, ndërsa më herët i tërhoqi vëmendjen Forcave Shqiponjave që kanë tejkaluar kompetencat dhe rolin e tyre në raport me qytetarët. 

Kryeministri foli për një përfshirje në korrupsion të shefave të policisë nëpër qarqe të cilët sipas tij lejojnë ndërtimet pa leje në këmbim të korrupsionit. “Ndërtohet në vijën e verdhë, çfarë bën policia? Kthen sytë nga ana tjetër. Është krim. Kjo nuk ka emër tjetër dhe kur nuk i vëmë emër gjërave është problem, emri është veçse korrupsion, bakshish, neveri, poshtërsi.”-tha Rama, teksa kërkoi që kontrolli i territorit të jetë prioriteti i dytë i Policisë së Shtetit. 

Prioriteti i tretë për kryeministrin është trajtimi i denoncimeve për dhunën në familje. Rama tha se duhet të rikthehet përdorimi i “Komisariatit Dixhital”, si një mjet efikas ku qytetari mund të denoncojë pa qenë i shpërfillur, raste që sipas tij në të shkuarën nuk kanë munguar. “Është shqetësues fakti që në komisariate shpërfillen klithmat e grave dhe vajzave që dhunohen. Shpërfillen totalisht vuajtjet dhe dhimbjet e patregueshme të atyre që mund të ishin gratë dhe motrat e secilit prej jush dhe nesh.”-tha Rama. 

Në fund, fjalën e mbylli duke kërkuar që drejtorët e Policisë të udhëheqin me shembullin e tyre dhe të pastrojnë radhët e Policisë së Shtetit. “Asnjë shkencë dhe asnjë luftë me të panjohur. Vetëm gjëra që dini t’i bëni mirë, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin dhe policinë e tyre. Në çdo qark, në 100 ditë duhet të jepen shembuj të qartë që ka ndëshkueshmri. Ky është një objektiv i palëvizshëm. Në çdo qark, policët rrugorë, shqiponja skifterë dhe çakej që rrijnë si të infiltruar në polici të shkojnë përpara drejtësisë”,-tha Rama. 

(f.g;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 100 diteshi i policise edi rama 100 diteshi i policise edi rama

Sondazh

Poll
Politike 7 Korrik 2021, 15:43

TIRANË– Deklaratat dhe etiketimet fyese të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj aktivistve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nuk k...

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara