LIVE UPDATES
Politike

7 Korrik 2021, 15:43 Nga DOSJA

TIRANË– Deklaratat dhe etiketimet fyese të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ndaj aktivistve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nuk kanë mbetur pa kundërpërgjigje. Por jo me të njëjtën monedhë. Me anë të një statusi të gjatë dhe ironik, Aleanca kërkon ndjesë që e kanë shqetësuar Veliaj në punën e tij, duke i premtuar se do të vijojnë punën me misionin e tyre. 

“I nderuar Z. Kryetar Ju e dini që një grup histerikësh nuk ka fuqinë t’ju dëmtojë, por vetem t’ju krijojë bezdira të vogla. Por, në mbrojtjen tonë, duhet të theksojmë që një faj të madh për këtë kanë dhe mediat…një pjesë e tyre akoma na japin mundesinë të shprehemi në hapesira tv, duke ndikuar kështu keq jo vetëm në shëndetin tonë e të atyre që na dëgjojnë, por dhe në qetësinë tuaj si pnëmbaruar që jeni. Ju me të drejtë keni bërë thirrje këto ditë që ne të na hiqet mikrofoni; ne ju inkurajojmë të vazhdoni ta bëni. Bëjeni derisa të gjithë gazetarët të bëhen si ata, që edhe kur ju pyesin për diçka ju i pergjigjeni tjetër gjë, ju kuptojnë më së miri, sepse nje profesionist i mirë ju kupton edhe pa folur fare. E në rast se prapë ndodh të na shihni ndokund, thjesht na injoroni. Ju lutemi. Dyllosini veshët si shokët e Odisesë. Ju nuk keni pse ndiqni me kaq vemendje çfarë bën një grup histerikësh, që nuk e ka veten nën kontroll. Në fund të kesaj apologjie, në formë mea culp-e, ne ju themi se kemi vendosur që tani e tutje të vetquhemi “Histerikët e mbrojtjes së teatrit”. Por ju lutemi mbani veshët mbyllur z. Kryetar, histerizmat tona përveç se na çojnë ne në delir, rrezikojnë t’ju çmëndin edhe ju tani që çështja e teatrit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese po troket në dyert e SPAK. Ne mund t’ju ofrojmë garanci në tapat e veshit që ju ofrojmë,”-thuhet ndër të tjera në postim.

POSTIMI I PLOTË:

Ndjesë e sinqertë publike drejtuar Kryetarit legjitim të Bashkisë z. Erion Veliaj

I nderuar Z. Kryetar, Ju jemi mirënjohës që edhe pse ishit i angazhuar në kohë të plotë me dhuratën e bustit të Skënderbeut në Budapest, patët gjerësinë shpirtërore që ju karakterizon dhe gjetët kohën për të sqaruar publikun mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të hedhur dritë mbi kakofoninë e krijuar nga disa arkaikë të Kulturës dhe Trashëgimisë që kanë humbur toruan pas fitores së mandatit tuaj të tretë dhe nuk lënë rast pa hedhur baltë mbi dashurinë e pamatë që ju keni për Artin, Kulturën dhe Trashëgiminë.

E vërteta e madhe është që Gjykata Kushtetuese ka shfaqur një tendencë të dukshme dhe të pajustifikueshme kundër jush. E para kur z.Soreca shkoi të takojë kryetaren e kësaj Gjykate, pikërisht në ditën e gjyqit të teatrit për ta inkurajuar për të marrë një vendim pro jush, në mënyrë që puna juaj për ndërtimin e Teatrit të Ri mos ngelte e papërfunduar, nuk e respektuan nga dera e përparme, por e detyruan të hynte e të dilte nga dera e pasme. Një fyerje e rëndë për ambasadorin shpirtmadh të BE, nëse kemi parasysh që vendi ynë shquhet për traditen e mikpritjes. E dyta, e shpallin vendimin, pikërisht në 2 korrik, simbolin e rënies së komunizmit, duke e ditur fare mire që simbolikat ju i pëlqeni shumë dhe ato janë mjeti juaj i preferuar ndaj kundërshtarëve tuaj të pashpresë. E treta, vendimet: Gjykata Kushtetuese vendos si antikushtetues, projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar, kur ju e keni anulluar (ppp) prej kohësh. Ndoshta Gjykata Kushtetuese nuk ishte në dijeni që kryetari i bashkisë ka fuqinë të anulloje ligje. E pafalshme për një institucion kaq të lartë të ketë një mungesë informacioni të këtij lloji.

Gjithashtu (në pikën e famshme te kakofonise) gjykata ka vendosur të mos marrë në shqyrtim vendimin për shembjen e teatrit duke lënë në fuqi shembjen e tij prej jush (një pasaktësi e vogël në ndërtimin e fjalisë ka sjellë që jo vetem qytetarë dhe gazetare, por edhe juristë ta lexojnë gabim). Më poshtë gjykata thotë që shpallet antikushtetues vendimi i transferimit të pronës së teatrit, nga Ministria e Kulturës ne Bashki. Këtu dukshem ka një gabim nga ana e saj. Si mund të jetë antikushtetues ky kalim, kur vetë prishja e teatrit u miratua?! Së fundmi, pezullohet çdo akt deri në vendimin e formës së prerë gjë që shtyn fillimin e ndërtimit të teatrit të ri. Duket sikur nuk do të ketë fund kurrë ky kalvar i luftës midis zhvillimit dhe anarkisë. Është e çuditshme sesi gjithmonë historia përsëritet. Megjithëse zhvillohet çdo sek, kalojnë vite shekuj, mijëvjçarë, gjthmonë del një grup penguesish që kërkon medoemos të merret me rrënojat, me rrënjët..

Si mund të përligjet pafund një çmënduri e tillë z. Kryetar? Nuk mundet që pas fjalëve histori dhe trashëgim të fshihet dëshira për të penguar zhvullimin që vjen bashkë me kohën. Po si mund të zhvillohej shoqëra deri më sot nëse të gjithë do të merreshin me të shkuarën?!

E pranojmë ne ja njohim këtë difekt vetes. Por, ka një fenomen: ai që njihet si histeri kolektive. Kështu, kur një grup njerëzish ulërasin me pathos për diçka, ndodh që vibrimi i adrenalinës së ngritur shpërhapet tek të tjeret dhe gjithnjë e më shumë njerëz, fillojnë te reagojne njësoj për inerci, të errësuar nga gjykimi. Madje edhe kur gjykimi vjen, kur njerez të paprekur nga histeria, tentojnë të ndriçojnë pjesën tjetër, është shumë e vështire të ndalet, sepse histeria është kondicion mjekësor. Mendojmë që ky është rasti ynë.
Ne prej kohësh e dimë që duhet të ndalim, por nuk ndalim dot. Sapo duket sikur jemi afër fundit, vjen gjithmonë një vibrim që na nxjerr serish jashte kontrollit. Ne fillim, populli, pastaj Europa Nostra, pastaj Parlamenti Europian…dhe tani që vërtet menduam se kjo po zbehej, sidomos me fitoren e qartë të mandatit të tretë, flet Gjykata Kushtetuese…Duket sikur kjo sëmundje nuk do të dijë për pozitën, për intelektin, për madhështinë e institucioneve apo organizatave….i zë të gjithë pa përjashtim. Frika jonë më e madhe është se mos ky vibrim i Gjykates Kushtetuese kalon dhe në Spak, duke sjellë kështu vonesa të tjera të panevojshme në zhvillimin e qytetit, apo në ndonjë dënim të papritur për njerzit që s’kanë kohë për pushim.

I nderuar Z. Kryetar Ju e dini që një grup histerikësh nuk ka fuqinë t’ju dëmtojë, por vetem t’ju krijojë bezdira të vogla. Por, në mbrojtjen tonë, duhet të theksojmë që një faj të madh për këtë kanë dhe mediat…një pjesë e tyre akoma na japin mundesinë të shprehemi në hapesira tv, duke ndikuar kështu keq jo vetëm në shëndetin tonë e të atyre që na dëgjojnë, por dhe në qetësinë tuaj si pnëmbaruar që jeni. Ju me të drejtë keni bërë thirrje këto ditë që ne të na hiqet mikrofoni; ne ju inkurajojmë të vazhdoni ta bëni. Bëjeni derisa të gjithë gazetarët të bëhen si ata, që edhe kur ju pyesin për diçka ju i pergjigjeni tjetër gjë, ju kuptojnë më së miri, sepse nje profesionist i mirë ju kupton edhe pa folur fare. E në rast se prapë ndodh të na shihni ndokund, thjesht na injoroni. Ju lutemi. Dyllosini veshët si shokët e Odisesë. Ju nuk keni pse ndiqni me kaq vemendje çfarë bën një grup histerikësh, që nuk e ka veten nën kontroll. Në fund të kesaj apologjie, në formë mea culp-e, ne ju themi se kemi vendosur që tani e tutje të vetquhemi “Histerikët e mbrojtjes së teatrit”. Por ju lutemi mbani veshët mbyllur z. Kryetar, histerizmat tona përveç se na çojnë ne në delir, rrezikojnë t’ju çmëndin edhe ju tani që çështja e teatrit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese po troket në dyert e SPAK. Ne mund t’ju ofrojmë garanci në tapat e veshit që ju ofrojmë.

Ju urojmë shëndet e mbarësiAleanca për Mbrojtjen e Teatrit  Ose ndryshe Histerikët e Mbrojtjes së Teatrit

Dje, në daljen e parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shembjen e Teatrit Kombëtar, Veliaj nuk u kursye me fjalët fyese ndaj aktivistëve. Ai i quajti personat që protestuan te Liqeni apo Unaza, budallej që hedhin gurë në lumë dhe hajvanë.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aleanca per mbrojtjen e teatrit erion veliaj aleanca per mbrojtjen e teatrit erion veliaj

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez