LIVE UPDATES
Editorial

Çfarë e pret kryeministrin Albin Kurti?

3 Shkurt 2020, 18:59 Nga DOSJA
Çfarë e pret kryeministrin Albin Kurti?

Pas 23 vitesh në opozitë, Albin Kurti do të mbajë mbi shpatullat e tij peshën më të madhe politike që pas shpalljes së Pavarësisë. Kryeministrit të ri të Kosovës duket se është paracaktuar detyra të udhëheqë vendin drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje ku të dyja palët do të duhet të bëjnë lëshime të jashtëzakonshme.

Albin Kurti po merr miratimin e Kuvendit si kryeministër mes presionit të jashtëzakonshëm të presidentit amerikan Donald Trump e cili e ka bërë gjithnjë e më të qartë mesazhin e tij për rikthimin në dialog menjëherë pas formimit të qeverisë dhe heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe.

Ndërkohë që Albin Kurti dhe Isa Mustafa negocionin për formimin e qeverisë, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell do të arrinte dy marrëveshje të mëdha për rinisjen e bisedimeve: rikthimin e flurimeve direkte mes Prishtinës dhe Beogradit si dhe rikonstruktimin e linjave hekurudhore. Nuk ka dyshim se Kosova duket se është tanimë në lupën e SHBA-së, por pyetja e vetme është si do të reflektohet kjo vëmendje në qeverinë e Kurtit.

Shpend Emini, Drejtor Ekzekutiv i Institutit “Demokraci për Zhvillim në Kosovë”, thotë se heqja e tarifave do të jetë prova e parë për Albin Kurtin.

“Një vendim i tillë nuk do të jetë i lehtë, veçanërisht pasi Kurti ka vendosur si kusht që Serbia të ndalojë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës dhe pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thotë ai.

Ndërkohë, dy analistët amerikanë, Eduard Joseph dhe Janusz Bugajski, ndjekës të hershëm të zhvillimeve në Kosovë, thonë se bisedimet Kosovë-Serbi do të mbizotërojnë në mandatin katër vjecar të Albin Kurtit. “Kreun e Vetëvendosjes e presin sfida të mëdha”, thotë eksperti amerikan i çështjeve të Ballkanit, Edëard Joseph.

“Të qenit në qeveri, i ndryshon njerëzit dhe politikanët. Për Albin Kurtin dukej e lehte të kritikonte nga jashtë, por është ndryshe të shkosh në Bruksel ose Uashington, ose të presësh zyrtarë të lartë. Nuk duhet të harrojmë se Kosova është e varur nga mbështetja e faktorëve ndërkombëtare. Për sigurinë e Kosovës kujdeset KFOR-i. Ekonomia varet nga BE-ja. Prandaj, do apo nuk do Kurti, Kosova nuk mund ta përballojë izolimin”, thotë Joseph.

Por, qëndrimet e udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, që shpesh herë janë cilësuar si të ashpra ndaj faktorit ndërkombëtar dhe izoluese për Kosovën, mund të kthehen sipas analisti Janusz Bugajski në pikën e fortë të Albin Kurtit.

“Ai është i vendosur të sigurojë qëndrimin në këmbë të Kosovës, në fushën ekonomike, politike dhe strategjike. Mendoj se kjo është ajo që dëshiron Amerika. Amerika i do vendet që janë të pavarura, të sigurta dhe që kërkojnë më pak angazhim të trupave ushtarake amerikane. Pra i do vendet që mund të shërbejnë në aleancë”, thotë Bugajski.

Sipas tij, përfshirja e ambasadorit Grenell është një përparërësi që zoti Kurti duhet ta shfrytëzojë. “Kosova me Albin Kurtin në krye të qeverisë, do të ketë ekipin negociues më të besueshëm që ka pasur ndonjëherë”,shprehet analisti.

“Albin Kurti duket se nga të gjithë politikanët në Kosovë është më i pastërti, sepse nuk ka akuza për korrupsion, nuk ka dyshime për krime lufte dhe nuk ka qenë pjesë e ndonjë qeverie ku janë bërë gabime. Pra, i ka duart e pastra dhe kjo i jep më shumë autoritet dhe e vë në epërsi përballë komunitetit ndërkombëtar. Pres zhvillime interesante sepse në anën tjetër ambasadori Grenell ka rezerva ndaj Bashkimit Evropian dhe ka bërë kritika të shumta ndaj qeverisë gjermane. Prandaj mendoj se ai nuk do të dëgjojë shumë qëndrimin e Bashkimit Europian dhe i intereson të shtyjë përpara qasjen amerikane, të cilin Kosova duhet ta shfrytëzojë në favor të saj”, thotë Bugajski.

Nga ana e saj, Serbia thotë se rifillimi i bisedimeve nuk është i mundur pa heqjen e tarifave.

“Ramush Haradinja nuk do ta hiqte tarifën, sepse për të ishte çështje parimore. Por një qeveri e re, e ndihmuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian, mund ta gjejë formulën e duhur me Beogradin. Për shembull, tarifa pezullohet, bisedimet rifillojnë dhe Beogradi heqë dorë nga lobimet në arenën ndërkombëtare”, tha Edward Joseph.

Ky skenar, sipas analistëve, është lehtësisht i realizueshëm. Madje, ata shohin më shumë rezistencë nga pala serbe sesa ajo e Kosovës.

Liberalizimi i vizave

Dialogu me Serbinë ka qenë një nga kushtet kryesore për përparimin në rrugën e pranimit në BE të të dyja vendeve. Ai duket se është kthyer edhe në shkakun e ngrirjes së procesit të heqjes së regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Sidoqoftë, Kurti ka qenë më i kujdesshëm në premtimin e liberalizimit të vizave.

“Me sa duket, BE-ja nuk është në agjendë. Me pasigurinë për procesin e liberalizimit të vizave, partitë politike në Kosovë nuk kanë dëshirë ta përfshijnë këtë çështje në programet e tyre ”, thotë analistja Donika Emini.

Kjo ka të bëjë shumë me mungesën e perspektivës së BE-së, ndjenjën e izolimit dhe mendimin e përgjithshëm që BE nuk do të jetë në gjendje të ofrojë siguri politikisht, shpjegon ajo.

Ekonomia dhe korrupsioni

Megjithatë, sfidat që e presin qeverinë e ardhshme të Kosovës nuk janë vetëm në jashtme.

Krahas sfidave në rrafshin ndërkombëtar, Kosova ka probleme të mëdha edhe për shumë çështje të brendshme. Analistët thonë se në të dyja fushat, kërkohet punë paralele.

“Qeverisë do t’i duhet të fokusohet tek të dyja. Duhet të angazhohen për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, duhet të marrin masa që të mos emërojnë në poste vendimmarrëse familjarë dhe të afërm. Dhe mbi të gjitha, cilido qoftë roli i Albin Kuritt në qeveri, ai duhet të angazhohet për këtë për të dëshmuar se këto janë prioritetet më të mëdha për Vetëvendosjen”, tha analisti Eduard Joseph.

“Mendoj se zhvillimi ekonomik por edhe duart e pastërta, transparenca, sundimi i ligjit, drejtësia për ata që kanë kryer krime dhe zyrtarë të korruptuar që kanë abuzuar me postet publike duhet të jetë puna e parë e brendshme”, tha analisti Janusz Bugajski

Analistët thanë se është e vështirë të parashikohet kohëzgjatja e krijimit të qeverisë së re, por ata thonë se ajo duhet të formohet sa më parë.

Po ashtu edhe Demush Shasha, ekspert nga Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane thotë se detyra e dytë e qeverisë së ardhshme do të jetë ndërmarrja e hapave konkrete në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë dhe shkëputjen e ndikimit të politikës në sistemin e drejtësisë.

“Tre vitet e fundit Kosova nuk ka pasur asnjë rast të vetëm të hetimit apo dënimit profilit të lartë sa ai përket luftës kundër korrupsionit. Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe agjendës evropiane të reformave”, thotë Shasha.

Përveç detyrave politike, kryeministrin e ardhshëm (ose kryeministren) e presin edhe një sërë sfidash ekonomike.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë për se prioritet i parë i qeverisë së ardhshme duhet të jetë përmirësimi i sundimit të rendit e ligjit.

Brenda 100 ditëve të para të qeverisë, shton Zeka, do të duhej të hartohet një strategji për zhvillimin ekonomik e cila do të ishte udhërrëfyese për reformat që duhet bërë në fuqizimin e ekonomisë.

Po ashtu sipas Zekës, prioritetet e qeverisë së ardhshme duhet të jenë edhe adresimi i boshllëkut të infrastrukturës, transportit dhe energjetikës.

“Kur flasim për infrastrukturën duhet theksuar se ka pasur investime në infrastrukturën rrugore, por ka ngecur mbrapa modernizimi i rrjetit hekurudhor. Qeveria e re duhet të vazhdojë investimet në rrjetin hekurudhor, gjë që do të lehtësonte operimin e shumë bizneseve si dhe të eksporteve. Infrastruktura energjetike është e rëndësishme”, thotë ai.

Mini-Shengeni

Nisma e fundit e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vucic për krijimin e një Mini-Shengeni rajonal, ka të ngjarë të jetë sfida e dytë më e madhe e kryeministrit Albin Kurti.

Kosova është vendi i vetëm në rajon që po qëndron larg mini-Shengenit Ballkanik, duke cuar edhe në një përkeqësim të marrëdhënieve mes kryeministrit Edi Rama dhe zotiti Kurti.

Ashtu si edhe, udhëheqësit politikë në Kosovë, as Kurti nuk e ka kursyer revoltën, duke e cilësuar mini-Shengenin si një nismë që fuqizon ndikimin e Serbisë në rajon. Zyrtarët e partisë së tij janë të bindur se ky projekt bëhet për të krijuar ‘Jugosllavinë e re’, ku Serbia do të ketë rolin kryesor, e Shqipëria e Maqedonia e Veriut do të jenë plotësuese të këtij plani.

Duke folur pas qëndrimeve të mbajtura nga kryeministri Edi Rama kundër bojkotit të mbledhjes së liderëve të rajonit të Ballkanit, të takimit të zhvilluar në Tiranë, , Kurti shprehet se rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë dhe se asnjë popull nuk mund të qëndrojë mes tyre.

“Parimet e gjithëpërfshirës dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi në Tiranë kalon nëpër Prishtinë . Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, shkruan Albin Kurti.

Nga një festë me të rinjtë e Vetëvendosjes në Tiranë, Kurti tha se duhet të jemi të kujdesshëm me Serbinë, pasi kjo e fundit para tre vitesh ka tentuar një puç bashkë me Rusinë.

“Është në interes të Serbisë që të duket sa më normale ndërkohë që nuk është”, u shpreh ai.

Kurti tha se përpara se të hidhen të tilla ide për bashkëpunimin me Serbinë, do të ishte më mirë një bashkëpunim edhe më i fuqishëm ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

“Në atë që quhet Mini-Shengen Ballkanik nuk janë të përfshira Kosova, Mali i zi dhe Bosnja. Unë besoj se ajo që është më e rëndësishme është bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ne duhet ta dyfishojmë bashkëpunimin, të kemi komision të përbashkët qeveritar për politikë të jashtme dhe të kemi politikë të përbashkët për mbrojtje dhe siguri, se nëse na sulmojnë, do ta sulmonin bashkërisht”, u shpreh ai.

Kur Kosova vendosi tarifën doganore 100% ndaj mallrave serbe, Shqipëria rezultoi një nga përfitueset e mëdha. Vetëm katër muajt e parë që pas vendosjes së taksës, eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës u rritën me tre miliardë lekë më shumë.

Në kohën që taksa është ende në fuqi, mundet që marrëveshja me Serbinë të krijojë një kanal të ri tregtie, e cila mund të zhvlerësojë “embargon kosovare”.

Në Prishtinë janë të bindur se Serbia është e vetmja që përfiton nga ky projekt, pasi do të ofronte anëtarësimin në BE në vitin 2025. “Si me shkop magjik do të zgjidheshin të gjitha problemet regjionale: “Në BE do të ishte edhe Mali i Zi, Shqipëria do të zgjohej nga zhytja në baltën e vet politike dhe do të reformohej shpejt dhe Serbisë do t’i përshpejtohej hyrja.”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial albin kurti qeveria e re e kosoves veton surroi albin kurti qeveria e re e kosoves veton surroi

Sondazh

Poll
Editorial 2 Shkurt 2020, 14:52

02.02.2020: Dita vendimtare, Dita D

Kushdo që më ka pyetur në këta muajt e fundit se a do të merren vesh LVV’ja dhe LDK’ja, qoftë ai taksist, ambasador i huaj, kalimtar i rastit, president shteti,...

Editorial 1 Shkurt 2020, 08:47

Lot për largimin e Britanisë së Madhe

Emocionet janë një moment i rrallë në selinë e Brukselit. Por këto ditë, kur ndarja me Britaninë e Madhe bëhej gjithnjë e më reale, shumë gjëra ishin ndryshe. U...

Editorial 31 Janar 2020, 20:37

Ç’lloj fuqie e madhe mund të bëhet Europa?

EUROPË- Lufta e Dytë Botërore dhe periudha e dekolonizimit që e pasoi atë, i dhanë fund dominimit shekullor global të fuqive të mëdha të Europës. Pas vitit...

Editorial 29 Janar 2020, 13:07

Letër e hapur një drejtori të Bashkisë Tiranë

TIRANË- Zoti drejtor, Para disa ditësh, teksa komentoja një projekt kulle të re që paska aprovuar Bashkia e Tiranës, një mik më tha se një drejtor i saj pa...

Editorial 29 Janar 2020, 10:59

Marrëveshja apo shuplaka e shekullit?

SHBA– Trump ka luajtur me anën sensacionale teksa e ka prezantuar draftin si Marrëveshjen e Shekullit. Mirëpo kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abas e quaj...

Editorial 25 Janar 2020, 20:07

Një aeroplan në shkretëtirë

1.Duhet të ketë qenë thatësirë e madhe dhe ende e padëgjuar lajmesh të mira nga Kosova, që një i këtillë i natyrës komerciale e që ende nuk ka mbërritur të quhe...

Editorial 25 Janar 2020, 11:27

Europa ime: Perdja e hekurt e ekologjisë

Në Bullgari thonin dikur me shaka, se komunizmi ka pesë armiq – kapitalizmin dhe katër stinët. Duket se historia përsëritet. Sfida më e madhe qeverisjes d...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet