LIVE UPDATES
Editorial

Ç’duhet të mësojnë pro-evropianët në mbarë kontinentin, nga historia Brexit

3 Shkurt 2020, 08:16 Nga DOSJA
Ç’duhet të mësojnë pro-evropianët në

BRITANI E MADHE- Qindra mijëra britanikë – ndoshta edhe disa milionë, nisur nga një sondazh i kohëve të fundit, që tregon se 15 për qind e qytetarëve e përcaktojnë veten si evropianë, dhe 4 për qind si evropianë mbi identitetet e tjera – gjenden në një pozitë të ngjashme. Sikur të ishim më të vendosur, mund të kishim fituar.

Përkundrazi dështuam, dhe rezultati është dalja e Britanisë nga BE. Por tek e fundit, Britania ka qenë gjithmonë në Evropë. Gjyshi im i ndjerë, që ishte i vendosur kundër Brexit, i dekoruar me urdhrin ‘Légion d’Honneur’ nga Francës, ishte midis miliona trupave britanike që u vendosën nëpër Evropë deri në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Britania investoi sasi të mëdha gjaku njerëzor dhe parash për stabilizimin e kontinentit. Produkti i drejtpërdrejtë dhe logjik i atyre përpjekjeve të hershme për të rindërtuar Evropën, do të ishte Komuniteti Ekonomik Evropian, preludi i BE-së së sotme.

Nga anëtarësimi i saj në KEE në vitin 1973, Britania siguroi zyrtarë të shkëlqyeshëm –  sidomos Roi Xhenkins, presidenti i Komisionit Evropiane në vitet 1977-1981 – që ia kushtuan karrierat e tyre atij ideali evropian. Dhe ndërsa qeveritë në Londër ishin rrallë të angazhuara plotësisht me Brukselin, ato arritën të lënë shenjën e tyre.

Për shembull, Margaret Theçër, ndihmoi në ndërtimin e tregut të përbashkët, dhe Toni Bler ndihmoi për ta bërë Evropën më të hapur ndaj botës. Por është gjithashtu e vërtetë se Britania ishte gjithnjë e ndryshme nga vendet e tjera:një komb ishullor, një fuqi e dikurshme perandorake, pa përvojat e pushtimit apo diktaturës, një vend eksentrik me një përvojë unike të luftës, dhe me njerëz me emocionalitet të veçantë.

Megjithatë edhe anëtarët e tjerë të projektit evropian kanë gjithashtu historitë, neurozat dhe tiparet e tyre të komplikuara. Por vetëm Britania, është larguar tashmë nga unioni. Mënyra se pse ndodhi, kjo ofron disa leksione për të gjithë ata në kontinent, që besojnë ende në idealin evropian, dhe që duan të shmangin Brexit-ët e mëtejshëm.

Leksioni i parë, është të mos vetëkënaqeni. Elita britanike, e mori një kohë të gjatë si të mirëqenë pëlqimin e popullit britanik për anëtarësimin e vendit në BE. Liderët konservatorë, i shpenzuar dekadat e fundit duke e përdorur Evropën si një tabelë qitjeje, dhe ushqyer vazhdimisht euroscepticizmin.

As laburistët nuk e adresuan si duhet këtë problem. Flirtimi i Toni Bler me udhëheqjen e evropiane, për anëtarësimin e Britanisë në eurozonë (një veprim që mund të forconte Britaninë dhe vetë eurozonën) ishte jetëshkurtër. Kjo e ndihmoi Dejvid Kameronin të fitonte zgjedhjet në vitin 2013 me premtimin për një referendum për nxjerrjen e vendit nga BE, diçka që u realizua në vitin 2016. Prandaj, mesazhi im i parë për pro-evropianët në mbarë Evropën është:përgatituni për rrezikun e shpërbërjes së unionit, sado i pamundur të duket si skenar.

Mësimi i dytë, është të nxjerrim më në pah anët pozitive të Evropë. Ne pro-evropianët ishim për një kohë të gjatë në pozita mbrojtëse. Në nuk patëm kurrë një histori të madhe pozitive për të treguar:mbi mundësitë afatgjata ekonomike, kulturore, sociale dhe gjeo-strategjike të të qenurit në zemër të Evropës.

Leksioni i tretë – dhe deri tani më i rëndësishmi – është të veproni me guxim për ta bërë Evropën një histori suksesi. Votimi i Britanisë pro Brexit në qershorin e vitit 2016, ndodhi me një kohë të tmerrshme. Kriza e eurozonës sapo kishte mbaruar, kriza e emigrantëve e vitit 2015 ziente ende, demokracia evropiane dukej e dobët dhe e papërfillshme nga të tjerët, ndërsa Kina dhe Amerika dukeshin si partnerë mjaft tërheqës.

Që të gjitha këto kanë ndryshuar në të njëjtën kohë: eurozona e ka marrë veten, kriza e emigrantëve është zbutur (edhe pse falë marrëveshjeve të diskutueshme të BE-së me shtetet e rajonit), dhe si Kina ashtu edhe SHBA-ja, duken më agresive dhe autoritare. Por asnjë nga këto gjëra nuk është e sigurt.

Ruajtja e joshjes ndaj Evropës, kërkon zgjidhjen e problemeve të saj: zgjidhjen e të metave në eurozonë, në regjimin evropian mbi emigracionin, të evropianizimit real të debateve demokratike, dhe vendosjen e një poli alternativ dhe të besueshëm evropiane përballë Kinës dhe SHBA-së.

Këto mund të duken si synim abstrakte, afatgjata dhe të këndshme këtu në Berlin, ku elita gjermane vepron së bashku me mënyrën e saj të kujdesshme. Por shumë shpejti ato mund të rezultojnë të domosdoshme.

Leksoni i tretë dhe i fundit për pro-evropianët është:mos e merrni si të mirëqenë sigurinë dhe prosperitetin tuaj. Dhe Britania është “historia” paralajmëruese. Me disa kthesa të fatit, apo strategjive, vendim im mund të ishte bërë lojtari më konstruktiv në Evropë.

Ekzistojnë universe alternative, në të cilat Londra mund të bashkëpunonte ngushtë me Parisin, Berlinin dhe Varshavën që nga viti 2000 apo 2010, për ta çuar Evropën përpara, për ta bërë atë një homologe të besueshme për Amerikën dhe Kinën, dhe për të krijuar një peizazh shumë të ndryshëm global deri në vitin 2020.

Por “fisi” im politik, pro-evropianët, lejoi që ajo perspektivë të rrëshqasë nëpër gishta. Ne ishim të vetëkënaqur, negativë, paqartë, dhe nuk bëmë aq sa duhet për ta bërë Evropën më të suksesshme. Britania po largohet nga BE, por ju mund të mësoni ende nga përvoja jonë, të shmangni gabimet tona, dhe të shmangni gjetjen e vetvetes pas 10 vjetësh në të njëjtin pozitë delikate në të cilën jemi sot ne britanikët:në prag të lënies së një organizate, për të cilën u angazhuam aq shumë.

Prandaj ndiqini këto leksione:mos jini të vetëkënaqur, përpiquni shumë që ta bëni Evropën të aftë dhe të bashkuar, edhe kur kjo ju duket e vështirë. Dhe mbi të gjitha përdorni të gjithë energjitë tuaja për ta bërë Evropën një histori suksesi. Mund të duket e vështirë, por është diçka që ia vlen.

Marrë nga Bota.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial britania historia e brexit pro-evropianët britania historia e brexit pro-evropianët

Sondazh

Poll
Editorial 2 Shkurt 2020, 14:52

02.02.2020: Dita vendimtare, Dita D

Kushdo që më ka pyetur në këta muajt e fundit se a do të merren vesh LVV’ja dhe LDK’ja, qoftë ai taksist, ambasador i huaj, kalimtar i rastit, president shteti,...

Editorial 1 Shkurt 2020, 08:47

Lot për largimin e Britanisë së Madhe

Emocionet janë një moment i rrallë në selinë e Brukselit. Por këto ditë, kur ndarja me Britaninë e Madhe bëhej gjithnjë e më reale, shumë gjëra ishin ndryshe. U...

Editorial 31 Janar 2020, 20:37

Ç’lloj fuqie e madhe mund të bëhet Europa?

EUROPË- Lufta e Dytë Botërore dhe periudha e dekolonizimit që e pasoi atë, i dhanë fund dominimit shekullor global të fuqive të mëdha të Europës. Pas vitit...

Editorial 29 Janar 2020, 13:07

Letër e hapur një drejtori të Bashkisë Tiranë

TIRANË- Zoti drejtor, Para disa ditësh, teksa komentoja një projekt kulle të re që paska aprovuar Bashkia e Tiranës, një mik më tha se një drejtor i saj pa...

Editorial 29 Janar 2020, 10:59

Marrëveshja apo shuplaka e shekullit?

SHBA– Trump ka luajtur me anën sensacionale teksa e ka prezantuar draftin si Marrëveshjen e Shekullit. Mirëpo kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abas e quaj...

Editorial 25 Janar 2020, 20:07

Një aeroplan në shkretëtirë

1.Duhet të ketë qenë thatësirë e madhe dhe ende e padëgjuar lajmesh të mira nga Kosova, që një i këtillë i natyrës komerciale e që ende nuk ka mbërritur të quhe...

Editorial 25 Janar 2020, 11:27

Europa ime: Perdja e hekurt e ekologjisë

Në Bullgari thonin dikur me shaka, se komunizmi ka pesë armiq – kapitalizmin dhe katër stinët. Duket se historia përsëritet. Sfida më e madhe qeverisjes d...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale