LIVE UPDATES
Editorial

Letër e hapur një drejtori të Bashkisë Tiranë

29 Janar 2020, 13:07 Nga DOSJA
Letër e hapur një drejtori të Bashkisë Tiranë

TIRANË- Zoti drejtor, Para disa ditësh, teksa komentoja një projekt kulle të re që paska aprovuar Bashkia e Tiranës, një mik më tha se një drejtor i saj paska hedhur, para ca kohësh, një postim në “Facebook”, në të cilin i drejtohej të gjithë fansave të tij (apo të bashkisë) duke u thënë se, nëse shohin ndonjë nga ata që kanë sharë stadiumin të shkelë në ambientet e kësaj kryevepre, t’i bëjnë një foto, ta hedhin në “Facebook”, e ta tallin duke i treguar injorancën apo hipokrizinë. Nuk i kujtohej emri yt. Edhe unë nuk u interesova ta gjej kur vendosa të të drejtoj këtë letër publike, pasi mendova se ka shumë si ti, që punojnë si prapavija e oligarkisë vendimmarrëse, për të cilët mund të vlejë ajo thënia “Falua Zot se s’dinë se ç’bëjnë!”, pasi mendojnë se vërtet atje është bërë një kryevepër. Nëpërmjet kësaj letre, pra, po i drejtohem kësaj kategorie me shpresën se ndokush prej jush do të fillojë ta shohë me një sy tjetër, jo thjesht atë që keni bërë me stadiumin, por çfarë po bëni në Tiranë.

Së pari, dua të të them se unë jam një nga ata që e kam quajtur prishjen e stadiumit “Qemal Stafa” një krim ndaj Tiranës dhe po të konfirmoj se nuk e kam ndryshuar mendimin, edhe pasi e pashë (nga jashtë) “kryeveprën” Casamonti/Rama të përfunduar, përkundrazi sot ngulmoj edhe më fort se është një përbindësh, që i shtohet shëmtimin galopant të Tiranës. Desha të të them, gjithashtu, edhe se nuk besoj se ti apo ndonjë nga fansat e tu, apo të bashkisë, do të më shohë ndonjëherë në shkallët e atij stadiumi, sepse kam vendosur që jo vetëm aty, por në shumë nga ndërtimet/shëmtimet që keni kryer apo po kryeni, të mos shkel, në formë refuzimi për ta identifikuar veten me to.

Në argumentet e mia, nuk dua të ndalem te vënia në dukje e faktit se në kohën kur jetojmë, se kush ka të drejtë të ketë shijet, mendimet dhe besimin e vet, se ka të drejtë gjithashtu t’i ndryshojë ato nga kontakti me ide të tjera e vlera të tjera (siç shpresoj edhe për ty), pa u përqeshur apo linçuar nga të tjerët. As të futem në diskursin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore, sepse këtë argument e kam shteruar aq shumë dhe është trajtuar aq shumë së fundmi lidhur me temën e shkatërrimit të stadiumit apo të Teatrit. Nuk do të futem as në shëmtimin moral të korrupsionit apo pastrimit të parave që shfaqet në këto ndërtime, në mënyrën më ulëritëse. Ajo që unë mendova të të sjell si argument se përse stadiumi është copë e madhe shëmtire në kuadrin e shëmtimit galopant të Tiranës, është diçka shumë më prozaike dhe teknike. Kam vendosur ta argumentoj këtë duke të të sjellë në këtë letër disa fragmente nga Dekreti ndërministror 2 prill 1968, n. 1444; një dispozitë e Republikës italiane, që është ligji që përcakton standardet urbanistike në Itali, me fjalë të tjera, kufijtë dhe rregullat e zhvillimit urban, që duhet t’i respektojë çdo Plan Rregullues i secilës komunë italiane (shtetas të së cilës janë arkitektit i kullës me stadium Casamonti, si dhe Stefano Boeri, hartuesi i strategjisë “Tirana 2030”, dy arkitektët e referimit të Kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë).

* * *

Ligji në fjalë përcakton në krye të tij ato që quhen Zona Territoriale Homogjene (shkurt ZTH) A, B, C, D, E dhe F. Unë po ndalem në tri të parat, që lidhen me standardet e qyteteve.

“A) zona me vlerë të veçantë historike, artistike ose mjedisore ose zona që përmbajnë pjesë të zonave të këtij lloji, nëse ato konsiderohen pjesë integrale;

B) zona tërësisht ose pjesërisht të ndërtuara përveç A);

C) zona për komplekse të reja ndërtimore”. Do të ndalem në tre nëntituj kryesorë të këtij ligji.

1. Raportet maksimale midis hapësirave të banimi

“Për secilin banor dhe për secilën zonë banimi, pa përjashtim dhe pavarësisht nga lloji i ZTH, duhet të garantohen 18 m² hapësira publike të destinuara për veprimtari kolektive, zona të gjelbër ose parkingje – përveç hapësirave të destinuara për ndërtesa.

Këto 18 m²/pb (për banor) duhet të ndahen si më poshtë:

a) 4,50 m²/pb hapësira për arsimim: çerdhe, kopshte dhe shkolla të detyrueshme;

b) 2.00 m²/pb sipërfaqe për objekte me interes të përbashkët: fetare, kulturore, sociale, mirëqenie, administrative, zyra shërbimesh publike (si zyra postare, mbrojtje civile) dhe të tjera;

c) 9,00 m²/pb sipërfaqe për hapësirat publike si parqe dhe sheshe lojërash sportive, të cilat mund të përdoren për këto qëllime, me përjashtimin të shiritave të gjelbër përgjatë rrugëve;

d) 2.50 m²/pb sipërfaqe për zona të parkimit (si shtesë e zonave të parkimit të parashikuara nga neni 18 i ligjit nr. 765): këto zona – në raste të veçanta – mund të jenë me kate”.

I dashur drejtor, lidhur me atë se sa m² hapësirë publike na takon ne si individë në këtë qytetin tonë, po ta le vetë ta llogaritësh. Në lagjen ku banoj unë, më del se mund të jetë midis 0 deri në 1 m², sepse e vetmja hapësirë publike janë rrugët që shërbejnë edhe si vendparkimi (që nuk hyjnë në këto 18m²); ai 9 m² për parqe e sheshe sportive nuk ekziston fare; kurse një shkollë, që ka me qindra nxënës, e ka oborrin vetëm 100-150 m² d.m.th. sa një apartament (Sa për dijeni, në kohën e regjimit – që më rezulton se ka respektuar standardet që po përmend – kjo shkollë ka pasur një oborr sa katër herë sipërfaqja e godinës së shkollës). Të ftoj të bësh ca kalkulime edhe për stadiumin që ka qenë dhe është pjesë e një zone homogjene, madje e kategorisë A.

2. Limitet e densitetit të ndërtimit

“Për zonat A, kur aty kryen operacione restaurimi dhe transformime të tjera në funksion të ruajtjes, densiteti i ndërtimeve nuk duhet të tejkalojë atë paraekzistues; kurse për çdo ndërtesë të re të lejuar, densiteti nuk duhet të kalojë 50% të densitetit mesatar të zonës dhe në asnjë rast nuk duhet të jetë mbi 5 m³/m²”.

Për densitetin e zonave B, ky ligj thotë se ai duhet të jetë:

“- 7 m³/m² për qytete me mbi 200 mijë banorë

– 6 m³/m² për qytete midis 200 mijë dhe 50 mijë banorë

– 5 m³/m² për qytete nën 50 mijë banorë”

Zoti drejtor, së pari, të kujtoj se stadiumi ishte zonë A, pjesë e kompleksit monument kulture, në kohën kur u prish. Së dyti, besoj se ti, si i profesionit, je në gjendje ta kalkulosh kuptimin e densitetit 5m³/m²; por po e shpjegoj për fansat e tu në “Facebook”. Kjo do të thotë që për çdo metër katror truall, nuk mund të ngrihesh më shumë sesa 5 metra lartësi. Se sa kate mund të ndërtohen në një sipërfaqe p.sh. 1000 m², sipas këtij ligji, nëse shfrytëzon të gjithë sipërfaqen, llogarite vetë, por mua më del se më pak se 2 kate, ndërsa nëse përdor për ndërtim gjysmën e truallit, del diçka si 3 kate e pak!

Llogarite vetë, zoti drejtor, se çfarë volumi do të duhej të kishte stadiumi, si dhe qindra ndërtesat që po ngrini sot nëpër zgëqet e mbetura të Tiranës, sikur të aplikoheshin standardet e shtetit të hartuesit të strategjisë “Tirana 2030”, Stefano Boeri. E sigurt është se kulla të atilla si ato të projektuara nga Casamonti dhe Boeri (sigurisht edhe ato që u kanë paraprirë këtyre) me standardet e vendit të tyre quhen krim. Dhe jo vetëm pse shkelin dy pikat që përktheva më sipër, por edhe një të tretë, shumë të rëndësishme, që po e përkthej më poshtë:

3. Limitet e lartësisë së ndërtesave

“Sa u përket ndërtesave në zonat A, punimet e restaurimit të tyre nuk mund të çojnë në një ndërtesë më të lartë se ndërtesa ekzistuese, përveç rastit të strukturave që u shtohen strukturave antike. Për çdo transformim ose ndërtim të ri që lejohet, lartësia maksimale nuk mund të tejkalojë atë të ndërtesave historike ose artistike përreth.

Në zonat B, lartësia maksimale e ndërtesave të reja nuk mund të tejkalojë lartësinë e ndërtesave ekzistuese përreth, me përjashtim të ndërtesave që përbëjnë objektin e planeve të detajuara ose nënndarjeve të dakordësuara me parashikimet planovolumetrike, me kusht që ato të respektojnë kufijtë e densitetit të referuar më lart në art. 7.”

Për sa u përket zonave C, lartësia e ndërtesave të reja që i bie të jenë afër apo në raport vizual me zona të tipit A, nuk mund të kalojnë lartësitë që janë kompatibël me ndërtesat e zonës A”

I dashur drejtor, nga sa kam hulumtuar, këto janë standarde urbane, që pak a shumë respektohen në çdo shtet europian dhe që, po të kërkosh nëpër rregulloret e vjetra urbane në bashkinë ku punon, do të gjesh se kanë ekzistuar edhe për Tiranën e kohëve të para, kur u bë kryetar bashkie maestroja i kryetarit që ke sot. Nuk do shumë mend për të kuptuar se këto standarde janë rezultat i një përvoje të gjatë të ndërtimit të qyteteve, ku cilësia e jetës harmonizohet me bukurinë arkitektonike, duke na treguar se një objekt, cilido qoftë ky, nuk mund të jetë i bukur në vetvete, por nëse harmonizohet me pjesën tjetër të qytetit. E në këtë aspekt, gjykoj se arkitektura është arti ku më shumë se çdo tjetër materializohet”kalokagathia”, termi që përdornin grekët e lashtë për të bukurën që do të thotë: e bukura (kalos) është edhe e mirë (agathos). E pra, arkitektë si Stefano Boeri apo Casamonti, që pranojnë të projektojnë në Tiranë objekte që konsiderohen të shëmtuara sipas standardeve italiane, apo edhe ndonjë sivëlla i tyre perëndimor, (që çuditërisht thuajse të gjithë rezultojë të akuzuar për akte korruptive në vendin e tyre), nuk sillen në Shqipëri si arkitektë, por si rrobaqepës të këqij mafiozësh, që, nga etja për fitim, nuk i thonë klientit të tyre se kostumi që kanë porositur është i një shijeje të keqe.

Këtë letër po e mbyll këtu, zoti drejtor, duke shpresuar se fragmentet e ligjit që të përktheva në këtë letër do të të vlejë ty dhe kolegëve të tu si një pasqyrë ku të shihni veten dhe se çfarë pune po bëni realisht. Një herë tjetër do të të shkruaj edhe pse më duket i shëmtuar sheshi “Skënderbej”, ku nuk të siguroj dot se s’do të më shohësh duke shkelur sepse, ndryshe nga stadiumi, për nevojë lëvizjeje jam i detyruar ta përshkoj, siç jam i detyruar të jetoj në këtë qytet që po bëhet dita ditës më i pabanueshëm.

(Marrë nga Panorama)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

editorial editorial drejtori i bashkise fatos lubonja stadiumi air albania stadiumi me kulle drejtori i bashkise fatos lubonja stadiumi air albania stadiumi me kulle

Sondazh

Poll
Editorial 29 Janar 2020, 10:59

Marrëveshja apo shuplaka e shekullit?

SHBA– Trump ka luajtur me anën sensacionale teksa e ka prezantuar draftin si Marrëveshjen e Shekullit. Mirëpo kreu i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abas e quaj...

Editorial 25 Janar 2020, 20:07

Një aeroplan në shkretëtirë

1.Duhet të ketë qenë thatësirë e madhe dhe ende e padëgjuar lajmesh të mira nga Kosova, që një i këtillë i natyrës komerciale e që ende nuk ka mbërritur të quhe...

Editorial 25 Janar 2020, 11:27

Europa ime: Perdja e hekurt e ekologjisë

Në Bullgari thonin dikur me shaka, se komunizmi ka pesë armiq – kapitalizmin dhe katër stinët. Duket se historia përsëritet. Sfida më e madhe qeverisjes d...

Editorial 22 Janar 2020, 19:22

Takim me Conten. Rama nesër në Romë

ROME- Kryeministri, Edi Rama, do të vizitojë nesër Italinë. Ai do të qëndrojë në Romë, ku në 10:30 do të ketë një takim me homologun e tij italian Conte.Turi i ...

Editorial 22 Janar 2020, 12:44

“BILD” na ka borxh një shpjegim

TIRANË– Këto ditë shqiptarët kanë dëgjuar të flitet për gazetën gjermane “Bild”, e cila është një gazetë shumë e rëndësishme, madje është më e rëndës...

Editorial 17 Janar 2020, 13:24

Renegatët e tryezës Rama-Basha

TIRANË- Fushata mbrojtëse e opozitës për tryezën e Reformës Zgjedhore, vetëm sa e shton skepticizmin për një plan të detajuar. Jo vetëm se projekti që para...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni