LIVE UPDATES
Bota

Trafiku i qënieve njerëzore në Itali me varka luksoze, autoritetet në vështirësi

22 Nëntor 2021, 18:22 Nga DOSJA
Trafiku i qënieve njerëzore në Itali me varka luksoze,

ITALI– Autoritetet italiane po shohin një rritje të madhe të numrit të imigrantëve të paligjshëm, që përdorin një korridor më pak të njohur të trafikut të qënieve njerëzore, që nis nga Turqia në drejtim të rajonin jugor italian, Kalabrisë. Trafikantët përdorin varka me vela për të transportuar imigrantë të pasur afganë, irakianë, iranianë dhe kurdë drejt Evropës. Këto lloj mjetesh lundruese luksoze janë më të vështira për t’u pikasur nga autoritetet, që thonë se ato shpesh drejtohen nga kontrabandistë ukrainas, që bashkëpunojnë me gjasë me mafiozë turq e me grupin mafioz italian “Ndrangheta”.

Çdo imigrant i rritur paguan rreth 10 mijë dollarë për të hipur në varkë dhe gjysmën e shumës për çdo fëmijë. Punonjësit e ndihmës i quajnë si udhëtime të “klasit të parë”. Por në kushtet kur rreth 100 imigrantë bëhen të gjithë bashkë, nën kuvertë, për t’iu shmangur patrullave ajrore, apo të rojes bregdetare, situata aty është e kundërta e luksit.

Bashkëshortët afganë Hamid dhe Zakia, vendosën të largohen nga Kabuli pasi talebanët morën pushtetin në gusht. Në atë kohë, Hamidi, 28 vjeç, punonte si revizor ndërsa Zakia, 24 vjeç, studionte në universitet për ekonomik. Ata u larguan nga Afganistani së bashku me motrën e Hamidit, Tooban, me profesion avokate, bashkëshortin e saj doktor, si dhe tre fëmijët e tyre të vegjël.

Pas një odiseje disa mujore ata arritën në Kalabri më 10 nëntor, të dehidratuar, të uritur e të lagur, por të lehtësuar që ndodhedhin në Evropë. Në një qendër të improvizuar, jo larg bregut, Hamidi dhe Tooba përshkruajnë udhëtimin e tyre.

Ishim 105 veta, përfshirë gra, disa shtatzëna, e fëmijë. Pra, ishim 10 herë më shumë sesa kapaciteti i varkës me të cilën lundruam“, thotë Hamidi.

Jeta jonë nuk ishte e sigurt në Kabul me ardhjen e talebanëve. Unë isha avokate. Ishte një udhëtim i vështirë. Shkuam në Iran dhe më pas në Turqi e Itali, tre muaj duke udhëtuar”, thotë Tooba.

Gjatë viteve të fundit ndërsa qindra mijëra imigrantë nga Afrika e Veriut kanë lundruar përgjatë Mesdheut për të arritur në Evropë, pak vëmendje i është kushtuar rrugës kalabreze, që nis nga Turqia.

Imigrantët që marrin këtë rrugë priren të jenë më të arsimuar, të paguajnë më shumë para, të udhëtojnë si familje e të mbërrijnë me varka me vela, që shpesh braktisen pranë bregut. Vendasit i quajnë ato anije fantazmë, sepse shpesh lundrojnë pa u pikasur nga autoritetet. Vittorio Zito është kryebashkiaku i Roccella Jonica, një qytet i vogël në bregdetin kalabrez që ka qenë qendra e të ardhurve.

Përdorimi i varkave me vela, për të përshkuar këtë korridor ujor, bëhet pasi ato janë më të vështira për t’u kapur nga autoritetet edhe nëse ata i vëzhgojnë nga sipër me avionë. Ata shohin varka me vela, gjysmë të reja, ndonjëherë edhe te reja, jo diçka që ngjall dyshime. Sheh dy marinarë, zakonisht me kombësi ukrainase”, thotë ai.

Zoti Zito thotë se kontrabandistët mund të sigurojnë rreth 500,000 euro për çdo udhëtim. Autoritetet thonë se gjatë vitit të kaluar ka patur një rritje të ndjeshme të numrin të imigrantëve që kanë përdorur këtë korridor për të hyrë në Evropë. Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, rreth 10 mijë imigrantë e refugjatë kanë mbërritur në Kalabri që nga mesi i nëntorit, pothuajse katër herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Situata ka nxitur autoritetet të përforcojnë hetimet për të gjetur lidhjet e mundshme mes klaneve mafioze italiane dhe grupeve kriminale në vende të tjera. Policia italiane ka arrestuar disa kontrabandistë ukrainas, të cilët janë dënuar për nxitje të migracionit të paligjshëm, por ata thjesht një pjesë e vogël e zinxhirit të një operacioni të madh kriminal. Sa i takon Hamidit dhe familjes së tij, odiseja e tyre nuk ka përfunduar ende. Pas dy javësh në karantinë, ata do të nisin procedurat për të kërkuar azil në Itali, ose të udhëtojnë drejt veriut, me shpresën për të arritur tek të afërmit e tyre në Suedi.

Marrë nga VOA 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota emigrante ne itali itali emigrante ne itali itali

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet