LIVE UPDATES
Aktualitet

U raportua si ‘turist’, personi që iu shkrumbua mjeti në Pukë është gjyqtar e biznesmen në Itali, dyshimet për zhdukj

17 Janar 2021, 18:34 Nga DOSJA
U raportua si ‘turist’, personi që iu shkrumbua mjeti në

ITALI- Personi që kishte marrë me qira mjetin ‘Skoda Fabia” që u gjet e djegur në vendin e quajtur ‘Kodra e Bardhë’ në Pukë, është një gjyqtar sportiv italian. Media italiane ‘La Nazione” shkruan se brenda makinës që u gjet e djegur në Shqipëri më datë 8 janar udhëtonte një gjyqtar i njohur italian, Davide Pecorelli, që rezulton i zhdukur prej 10 ditësh tashmë.

“La Nazione” ngre shqetësimin për atë çfarë mund t’i ketë ndodhur gjyqtarit në Shqipëri, i cili është edhe një biznesmen në Itali, pasi zotëron një hotel në Lama, në komunën e San Giustino, sallone bukurie dhe parukerie mes Tiberit të Epërm dhe Valtiberinës.

Edhe në Sansepolcro, Pecorelli kishte themeluar një nga dyqanet “Hairdressers Milan”. 45-vjeçari ka qenë për shumë vite një gjyqtar profesionist dhe ka drejtuar kryesisht në Serinë C në Itali gjatë karrierës së tij. Por ndërkohë, në CV ka edhe shumë ndeshje në Serinë A, por si gjyqtar i katërt.

Sipas gazetës italiane ‘La Nazione’, brenda makinës së djegur janë gjetur disa sende personale të Pecorellit, dhe pas gjetjes së tyre janë sinjalizuar autoritetet italiane për zhdukjen e gjyqtarit. Media italiane shton më tej se ka qenë pikërisht biznesi që e ka sjellë 45-vjeçarin në Shqipëri, pasi prej një viti kishte shtrirë ‘tentakulat’ e salloneve të tij në vendin tonë, dhe e kishte lënë në dorë të një ortaku.

Në ditët e para të vitit 2021, sipas burimeve të konfirmuar nga “La Nazione”, Pecorelli ka ardhur në Shqipëri, ka marrë një makinë me qira, dhe ka udhëtuar drejt Pukës, ku në aksin Gjegjan-Reps u gjet e djegur makina e tij. Ndërsa nga vetë gjyqtari nuk ka asnjë gjurmë.

Pacorelli kishte partneren shqiptare dhe ajo mund të jetë një prej arsyeve që e sillte biznesmenin në vendin tonë, përveç biznesit. Por, vajza me të cilën i zhdukuri ka edhe një fëmijë, nuk është identifikuar ende për tu marrë në pyetje. Pecorelli kishte edhe dy fëmijë të tjerë me gruan e parë, me të cilën është ndarë para shumë vitesh.

“Davide shkon në Shqipëri, merr me qira një automjet Škoda Fabia i cili gjendet disa ditë më vonë i djegur nga flakët në rrugën Gjegjan-Reps, në Pukë. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa mediat shqiptare shkruanin se makinën me qira e kishte marrë një turist i huaj. Një banor i zonës pa makinën në flakë dhe njoftoi policinë.

Kërkimet mbi Pecorelli filluan menjëherë, pasi ai nuk ishte i pranishëm kur policia dhe zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje. Ambasada shqiptare menjëherë lajmëroi anëtarët e familjes dhe policinë nga Altotiberine. Nuk përjashtohet, version që Davide Pecorelli mund të ketë vendosur të humbasë vullnetarisht gjurmët e tij, ndoshta sepse u ndoq nga dikush që donte ta dëmtonte. 

Brenda automjetit, disa objekte të pronës së tij dhe, mbase, mbetje njerëzore nuk janë identifikuar akoma mire, pritet rezultati i AND-së. Ka një rezervim të madh nga ana e forcave të policisë lokale dhe shqiptare për historinë dramatike,”- shkruhet në artikull.

Dhe në të vërtetë, kjo ngjarje në Shqipëri u raportua si një djegie e rëndomtë makine. Nga ana e autoriteteve nuk ka pasur asnjë informacion shtesë për mjetin që u dogj në Pukë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli makina e djegur ne puke zhduket davide pecorelli davide pecorelli makina e djegur ne puke zhduket davide pecorelli


Sondazh

Poll
Aktualitet 17 Janar 2021, 17:03

IGUMENICË– Një shqiptar është vënë në pranga teksa transportonte 35 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis. Mësohet se shqiptari, ende i paidentifikua...

Aktualitet 17 Janar 2021, 15:31

TIRANË– Ajo është një vajzë e imët, me flokët e lyera bjond dhe e qetë. Takimi me të është gati “rastësor”, megjithatë ajo vendos të flasë, por me ku...

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara