LIVE UPDATES
Art&Argëtim

U mbajtën peng nga Enveri/ ‘Aventura’ e 3 vajzave gjermane që çoi në pushkatimin e 104 të burgosurve të Prishtinës, s

24 Dhjetor 2019, 07:13 Nga DOSJA
U mbajtën peng nga Enveri/ ‘Aventura’ e 3 vajzave gjermane

TIRANË– Memorie.al publikon historinë e panjohur të tre vajzave gjermane, Elsa Koch, Irmgrand Tennius dhe Erna Schubert, sekretare dhe daktilografiste të Komandantit të Përgjithshëm gjerman në Shqipëri, gjeneralit Fiztum, të cilat më 5 shtator të vitit 1944, teksa ishin duke u larguar nga Shqipëria me një autokolonë gjermane, u kapën rob në rrugën Kukës-Prizren nga një kompani partizane që kishte zënë pritë aty dhe më pas me urdhër të Enver Hoxhës u mbajtën peng në Tiranë, në tentativë për t’i shkëmbyer me dhjetra të burgosur që mbaheshin të izoluar në Kampin e Prishtinës. Si u kryen negociatat për një marrëveshje për shkëmbimin e tyre nga ana e të dërguarit të Enver Hoxhës dhe përkthyesit të Gestapos në Tiranë, Petraq Pekmezi, i cili tre ditë para çlirimit të Tiranës, u ekzekutua nga një skuadër partizane në shtëpinë e tij buzë Lanës, dhe fati tragjik i tre vajzave që vuajtën kampeve dhe burgjeve të Shqipërisë komuniste, deri në vitin 1955 kur u lidh marrëveshja Hrushov-Adenaur për shkëmbimin e robërve…

Përbindëshi kuq e zi i Europës”, ky ishte titulli i librit që shokoi publikun gjerman dhe më gjerë, në mesin e viteve ’60-të, i autores Elsa Koch. Në këtë libër autobiografik autorja përshkruan deri në detaje burgjet dhe kampet e përqendrimit të Shqipërisë komuniste të sunduar nga klika e Enver Hoxhës, ku ajo dhe dy shoqet e saj: Irmgrand Tennius dhe Erna Schubert, do të kalonin rreth 12 vite të jetës së tyre. Po çfarë e lidhte autoren e librit Elsa Koch me vendin e vogël komunist të Ballkanit dhe cili ishte shkaku që ajo kaloi dymbëdhjet vite të jetës së saj në ferrin e burgjeve shqiptare? Si mundi ajo të largohet nga vendi më i izoluar i Evropës Lindore dhe përse ajo vazhdoi të mbante më pas kontakte me këtë vënd që në librin e saj do ta përshkruante si një ferr të vërtetë?! Të gjitha këto, etj., përbëjnë atë që mund të quhet një aventurë e rrallë të tre vajzave gjermane, që fati i lidhi me Shqipërinë dhe shumë kohë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore! Të zëna rob gjatë një prite, ato do të mbaheshin peng dhe do të ofroheshin në këmbim të 104 shqipëtarëve të burgosur në kampin e Prishtinës, por kryekomandanti i partizanëve shqiptarë, Enver Hoxha, theu marrëveshjen dhe si rrjedhim shqiptarët u ekzekutuan. Duke bërë kështu që jetët humbura të tyre të hynin në histori bashkë me emrat e tre vajzave gjermane, ku njëra prej tyre, dhe më kryesorja, ishte pikërisht Elsa Koch.

Partizanët zënë rob vajzat e çuditëshme

Ishte 5 shtator i vitit 1944, kur në rrugën automobilistike Kukës-Prizëren, një autokolonë gjermane që tërhiqej drejt Jugosllavisë, bie në pritën e një çete partizanëe shqiptare të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të komanduar nga Enver Hoxha. Pas një shkëmbimi zjarri, partizanët arritën të shtien në dorë njërën nga autoveturat e autokolonës, pikërisht atë që kishte brenda tre vajza me uniformë ushtarake. Pasi i dorëzohen komandës së forcave partizane të Kosovë – Metohisë që asokohe komandohej nga Fadil Hoxha, si dhe pas disa hetimesh paraprake, mësohet qartë identiteti i vajzave dhe ata panë se kishin të bënin me një “gjah të mirë”?! Njëra nga vajzat quhej Elsa Koch dhe ishte sekretare personale të Komandantit të Përgjithshëm të forcave gjermane në Shqipëri, gjeneral Jozef Fiztum. Kurse dy të tjerat ishin Irmgrand Tennius dhe Erna Schubert, përkatësisht stenografiste pranë asaj komande gjermane, që asokohe ishte vendosur te ndërtesa ku sot është korpusi kryesor i Universitetit të Tiranës. Në librin e saj Elsa Koch dëshmon:”Isha mobilizuar në rradhët e forcave gjermane në Graz në vitin 1943 dhe më pas u caktova në varësi  të gjeneralit Fiztum. Kur u kapa nga partizanët dhe pasi ata morën vesh se kush isha unë dhe shoqet e mia, pas pak ditësh na kthyen në Tiranë. Siç morëm vesh më vonë ky kishte qenë një urdhër i ardhur prerazi nga Enver Hoxha: “Të sillen urgjentisht në kryeqytet nën masa të rrepta sigurie”.

Berlini tentoi kompromisin

Nga shtatori deri në nëntor të vitit 1944, tre vajzat pengje u mbajtën të izoluara nëpër male me roje të shumta partizane. Në fillim të nëntorit sillen në Priskë të Tiranës pranë Korpusit të Parë të komanduar nga Mehmet Shehu, që ndërkohë përgatitej të sulmonte Tiranën. Por vetëm pak ditë pas arrestimit të tyre, për fatin e tre vajzave interesohet vetë Komanda e Lartë Gjermane në Berlin. “Gjeneral Fiztum, kujton Elsa Koch, kishte marrë urdhër nga eprorët e tij, që të gjithë femrat naziste të niseshin për në atdhe, por nisja jonë u vonua, deri ditën që u zumë rob nga partizanët”. Enver Hoxha vihet në dijeni nga kapiteni i Gestapos dhe njëkohësisht përkthyesi i gjermanëve Petraq Pekmezi, lidhur me interesimin e gjermanëve për lirimin e tre vajzave që mbaheshin të izoluara me roje të shumta diku në një shtëpi të fshatit Priskë, rrëzë malit të Dajtit. Thuhet se në një takim kokë më kokë që është bërë ndërmjet kapitenit të Gestapos, Pekmezit dhe një të dërguari të Enver Hoxhës (që mbante gradën e kolonelit), sipas urdhërave që kishin marrë nga eprorët e tyre, të dy bien dakort që pengjet të lirohen. Por duke i shkëmbyer me dhjetra komunistë dhe partizanë shqiptarë e jugosllavë të zënë rob nga gjermanët që ndodheshin të burgosur në kampin e Prishtinës, ku listën e të cilëve i kishte Fadil Hoxha. Në shenjë besimi dhe korrektese, pas kësaj marrëveshje, komanda gjermane e kampit, liron dhjetë nga partizanët e listës, gjë të cilën na e ka dëshmuar edhe Luigj Filipi, një nga të burgosurit e kampit të Prishtinës, i cili shpëtoi gjallë nga ai kamp dhe në vitet e para të pas luftës do të mbante funksionin e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës. Lidhur me atë ngjarje, Luigj Filipi tregonte: “Atë ditë në kamp erdhën disa të dërguar të komunistëve, për të marrë të liruarit. Mes tyre edhe një djali i ri nga fisi i njohur Qoku”.

Enver Hoxha prishi marrëveshjen, egzekuton 104 të dënuarit

Pas lirimit të dhjetëshes së parë, Komanda Gjermane priste lirimin e tre vajzave sipas marrëveshjes së bërë dhe fjalës së dhënë nga Enver Hoxha. Ndërkohë sipas disa dëshmitarëve të asaj kohe, thuhet se disa bajraktarëve të njohur dhe me influencë të zonës së Kukësit, u ishin paguar shuma të mëdha parash, për lirimin e këtyre tre vajzave, që duket ishin aq të rëndësishme sa dhe Qendra në Berlin, kishte autorizuar shkëmbimin e tyre me 104 robër nga kampi i Prishtinës. Ndërkaq, thuhet se gjenerali gjerman Fiztum, kishte kërkuar një provë nga komunistët se vajzat ishin gjallë, një letër me firmën e Elsa Koch, shkrimin e së cilës e njihte mirë. Një provë që në fakt nuk i’u dorzua kurrë! Ndërkaq pala partizane vonoi përgjigjen dhe gjithashtu shkëmbimin e robërve. Pas disa kohësh, Komanda Gjermane njofton kapiten Pekmezin që të flasë edhe një herë me emisarët e Enver Hoxhës, duke i lënë edhe një afat tjetër për lirimin e tre vajzave gjermane. Takimi realizohet, por pas tij Pekmezi njofton qendrën, se për tre vajzat gjermane, Enver Hoxha kërkon lirimin e të gjithë komunistëve të burgosur në kampin e Prishtinës! Pas kësaj, gjeneral Fiztum, i irrituar, i thotë Pekmezit t’i transmetojë Hoxhës ultimatumin, se: nëse tre vajzat nuk lirohen në afatin e caktuar sipas marrëveshjes, nga ai kamp do të pushkatohen 104 të burgosurit shqiptarë dhe kjo gjë është e panegociueshme. Kapiteni Pekmezi e përcolli ku duhet mesazhin e plotë të gjeneralit gjerman, por gjeneral Hoxha nuk kthen përgjigje brenda afatit të kërkuar dhe as më pas…?! Si rezultat, pak ditë më pas, më 23 tetor 1944, brenda një nate në kampin e Prishtinës, masakrohen duke u pushkatuar 104 të dënuar shqiptarë, ku shumica ishin komunistë dhe oficeri gjerman i thërriste me idenditetet e tyre të sakta, duke i veçuar nga të tjerët, pasi emrat e tyre ishin në një listë që komanda gjermane e kishte kapur në zyrat e Komandës së lartë të Ushtrisë italiane në Shqipëri që në shtatorin e vitit 1943 kur ajo sapo hyri në qytetet shqiptare. Sipas Elsa Koch, koha e ekzekutimit të 104 të dënuarave shqiptarë të Kampit të Prishtinës, përputhet edhe me disa fonograme të lëshuara nga Berlini, ku thuhet se ndodhet edhe “premtimi” i gjeneralit Fiztum, gjë e cila tregon qartë se ajo gjë, pra ekzekutimi i 104 të dënuarave, është kryer pikërisht si pasojë e prishjes së “pazarit” nga ana e Enver Hoxhës, e “rakorduar” me Berlinin. Lidhur me këtë masakër, që gjermanët kryen në Kampin e Prishtinës, Elsa Koch një nga pengjet e Hoxhës, jep një fakt konfirmues më tepër, ndërsa në librin e saj, justifikon kështu veprimin e gjeneralit Fiztum: ”Komanda ekzekutoi 104 robërit shqiptarë, pasi nuk kishte asnjë informacion se ne të treja ishim gjallë. Po të kishin qoftë edhe një dyshim, ata do të bënin të gjitha përpjekjet që të na shkëmbenin me ta”. Lidhur me marrëveshjen e Enver Hoxhës me gjermanët dhe lirimin e disa robërve shqiptarë që mbaheshin në kampin e Prishtinës, na ka dëshmuar publikisht në shtyp, edhe Kristo Budo, një nga të dënuarit e atij kampi, që pas mbarimit të Luftës mbajti detyra të larta shetërore deri në kryeministri. Lidhur me këtë, në mes të tjerash, Budo shprehej: “Ka ardhur Kapiten Petraq Pekmezi disa herë në kampin e Prishtinës, ku edhe ka liruar disa nga të burgosurit që ishin në atë kamp. Petraqi është vëllai i dëshmorit Trajan Pekmezi, ka ditur shumë gjëra, sepse ai ka ndërmjetësuar në mes Shtabit të Përgjithshëm dhe komandës gjermane, ku thuhej se në atë kohë është bërë një marrveshje në mes tyre, ku partizanët nuk do t’i godisnin forcat gjermane gjatë tërheqjes së tyre nga Tirana”.

Përgjegjësia për 104 shqipëtarët e masakruar, shtyu Enver Hoxhën të zhdukë gjurmët e krimit.

I vetmi njeri që kishte dijeni për marrëveshjnë e shkelur, ishte pikërisht Petraq Pekmezi, kapiteni shqiptar i Gestapos, që kishte biseduar kokë më kokë me të dërguarin e Enver Hoxhës. Kështu më 14 nëntor 1944, tre ditë para çlirimit të Tiranës, diku pranë bregut të Lanës, sot lagja “Ali Demi”, në shtëpinë e Pekmezëve bie dera. Gruaja e Petraqit hap portën dhe fut brenda tre partizanë. ”Kemi ardhur të marrim Petraqin, kemi një punë në Komandë”, i fletë qetë qetë zonjës së shtëpisë, njëri nga tre partizanët që nga veshja dhe armatimi, dukej se ishte komandanti i tyre. Ndërsa Petraqi bëhet gati, zonja e tij i bën nga një kafe tre të ardhurve, pa e ditur se ata kishin ardhur për t’ja marrë përgjithmonë njeriun me të cilën ajo kishte lidhur jetën. Por, sikur të parandjentë diçka të kobshme, apo thjesht instikti vetëmbrojtës, ajo i kërkoi Petraqit që të shkonte dhe ajo me ta…, por ai nuk pranoi. ”Kthehem shpejt. Mos u bëj merak”, ishin fjalët e tij të thëna me qetësinë më të madhe, por që fatkeqëisht do të rezultonin dhe fjalët e fundit që ajo dëgjonte nga goja e bashkëshorti të saj. Në fakt kthimi nuk vonoi, por jo ashtu siç e kishte menduar Petraqi…?! Pasi, pas pak çastesh, fare pranë Lanës, dëgjohen disa breshëri armësh, të cilët i morën jetën Petraq Pekmezit, i cili u gjet nga bashkëshortja e tij ashtu i dergjur përdhe ku gjaku vazhdonte t’i shkonte rrëke. Lidhur me ekezekutimin e Pekmezit, Kristo Budo midis të tjerash na ka dëshmuar publikisht në shtyp: “Të vërtetën e marrëveshjes së Enverit me gjermanët e ka ditur vetëm Petraq Pekmezi, të cilin partizanët e pushkatuan në oborrin e shtëpsë, dy tre ditë para çlirimit të Tiranës. Petraqi u kishte bërë shumë punë komunistëve dhe duke e ndjerë veten të pastër, nuk pranoi të largohej nga Tirana me gjermanët. Por fatkeqësisht atë e vranë”.  Kështu, me ekezekutimin e Pekmezit, humbnin deri diku gjurmët e “marrëveshjes” që Enver Hoxha kishte bërë me gjermanët për lirimin e tre vajzave, pasi për atë gjë kishte dijeni edhe një person tjetër. Emisari i Enver Hoxhës me gradën e kolonelit, i cili do të arrestohej dhe do të dënohej me vdekje vetëm dy vite më pas, i akuzuar se ishte i implikuar me “Grupin e Deputetëve”?!

 Dënimi me burg dhe kompromisi Hrushov Adenauer

Në janar të vitit 1945, tre vajzat gjermane Elsa, Irmgrand dhe Erna, dërgohen në Burgun e vjetër të Tiranës. Ato merreshin çdo natë në pyetje, sidomos Elsa, pasi akuzoheshin si “shkaktare të vrasjes së 104 të burgosurve shqiptarë në Prishtinë”. Mbas nënshkrimit të deklaratave në hetuesi, për Elsën dhe dy shoqet e saj, formulohet dhe akt-akuza ku ndër të tjera thuhej: “Qënia e saj si sekretare e gjeneralit Fiztum dhe këmbëngulia e komandës gjermane për t’i tërhequr, pas refuzimit të palës shqiptare për shkëmbim robërish, u bë shkak për vrasjen e 104 komunistëve dhe partizanëve tanë që mbaheshin të izoluar aty . Kjo, sepse Elsa Koch, ishte vegël e ndërgjegjëshme e okupatorit”. Pas formulimit të akuzës së bërë nga prokuroria e një Gjykate Ushtarake në Tiranë, Elsa dënohet me 20 vite burg, ndërsa Erna dhe Irmgrand me nga dy vite. Kështu deri në vitin 1955, tre vajzat, Elsa, Erna dhe Irmgrand, provojnë tmerret e burgjeve dhe kampeve të internimit në Tiranë, Tepelenë, Porto Palermo, Savër, Kampi i Fabrikës së Tullave në Tiranë, etj., dhe kudo që ato shkonin, nga të dënuarit dhe efektivat e kampe-burgjeve, ato do të identifikoheshin si “shkaku i pushkatimit të 104 të burgosurvë shqiptarë të Prishtinës”. Aventura shqiptare e tre vajzave gjermane në ferrin e regjimit komunist të Enver Hoxhës do të zgjaste deri aty nga shtatori i vitit 1955, kur Kancelari i Gjermanisë Perendimore, Konrad Adenauer, mbërriti për një vizitë në Moskë, ku ndër të tjera nënshkroi edhe një marrëveshje me kreun e Kremlinit, Nikita Hrushov, (i sapoardhur në fuqi pas vdekjes së Stalinit), e cila lejonte shkëmbimin e robërve rus me ata gjermanë që mbaheshin ende të izoluar në Kampet e Siberisë. Gjë e cila bëhej në kuadrin e liberalizimit të politikës së jashtëme të Bashkimit Sovjetik dhe gjithashtu dënimin e krimeve të Stalinit dhe kultit të tij të individit. Ishte kjo marrëveshje që ndriti edhe njëherë “yllin” e tre vajzave gjermane që endeshin në kampet e internimit kënetave të Shqipërisë komuniste, duke punuar në buqësisë, si hapje kanalesh, tharje kënëtash, apo Fabrikën e Tullave në Tiranë. Pas kësaj, një ditë diku aty nga fundi i vitit 1955, në Shqipëri mbërriti ambasadori gjerman në Beograd, së bashku me dokumentat e riatdhesimit të tre vajzave gjermane, që fati desh t’i linte rob në një vend të vogël e të humbur, të Ballkanit, edhe 12 vite pas mbarimit të Luftës së Dytë Botëror.

Marrë nga Memorie.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur elsa koch enver hoxha erna schubert irmgrand tennius elsa koch enver hoxha erna schubert irmgrand tennius

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës