Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Banka e Shqipërisë ka publikuar në Facebook, në rubrikën “Kuriozitetet e së Hënës”, një informacion se kur është sanksionuar pavarësia e këtij institucioni.
Në shkrimin në mediat sociale, Banka e Shqipërisë shkruan se pavarësia është bërë në vitin 1997. “Elementet e reja që solli ky ligj si shprehje e sanksionimit të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë qëndrojnë kryesisht tek: mënyra e vendimmarrjes; zgjedhja e Këshillit Mbikëqyrës, zgjedhja e Guvernatorit”, shkruan BSH.
POSTIMI I PLOTË
Më 23 dhjetor 1997, me ligjin nr.8269, “Për Bankën e Shqipërisë” sanksionohet për herë të parë pavarësia e Bankës së Shqipërisë nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj, si dhe në ushtrimin e detyrave.
Elementet e reja që solli ky ligj si shprehje e sanksionimit të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë qëndrojnë kryesisht tek: mënyra e vendimmarrjes; zgjedhja e Këshillit Mbikëqyrës, zgjedhja e Guvernatorit, afatet e qëndrimit të tij në detyrë; kompetencat e ekzekutivit; kufizimi i të drejtës për të dhënë kredi direkte për qeverinë përtej një kufiri të caktuar nga ligji etj.
Me këtë ligj, Banka e Shqipërisë: përgjigjet para Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë; ka si objektiv kryesor arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve; ka të drejtë të veprojë si agjente fiskale për llogari të Qeverisë së Republikës të Shqipërisë; ka të drejtën ekskluzive dhe është emetuese e vetme e kartëmonedhës dhe monedhës kombëtare me kurs ligjor brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Fondi i themelimit të Bankës së Shqipërisë është 750 milionë lekë. Ai mund të rritet me propozimin e Bankës së Shqipërisë dhe me miratimin e Ministrisë së Financave. I tërë fondi i themelimit akordohet dhe është në pronësi ekskluzive të Shtetit Shqiptar. Ky fond nuk mund të transferohet ose hipotekohet.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Moderatorja Luana Vjollca ka nisur punën për edicionin special të emisionit të saj “Shiko kush Luan”.Ajo ka posuar një foto, të cilën e ka shoqërua...
TIRANË– Pavarësisht polemikave të mëdha, pas fitores së vendit të parë në Festivalin e 58-të të RTSH-së, Arilena Ara ka marrë edhe shumë urime.Një ndër to ...
TIRANË- Festivali i 58-të i RTSH-së mbrëmjen e djeshme kishte finalen, ku fituese doli Arilena Ara hde në vend të dytë doli Elvana Gjata. Por fituesi sihte...
TIRANË– Një lajm i mirë për të gjithë fansat e humorit shqiptar. Agjenti i ‘Thumbon’ ka bërë me dije se grupi i njohur i SHBLSH do të ribashkohen për natën...
TIRANË– Moderatorja Alketa Vejsiu ka reaguar sërish për Festivalin e 58-të të RTSH, ku Arilena Ara u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.Alk...
TIRANË-Prezantuesja Alketa Vejsiu, që është gjithashtu një nga organizatoret e Festivalit të 58-të të Këngës, sapo ka pranuar hapur që ndarja e cmimeve ish...
TIRANË– Këngëtarja Adelina Ismaili e njohur në të gjithë vendet ku ka shqiptarë si Diva e skenës ka reaguar dhe ka mbështetur Arilena Arën, pas fitores së ...
TIRANE- Anabel.al shkruan se Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka janë përfshirë në një debat të ashpër për fitoren e Arilena Arës në festivalin e 58-të të këngës në...
TIRANË– Arrestohet këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka. Mësohet se këngëtari i muzikës ‘rock’ është arrestuar nga patrulla e policisë, pasi akuzohet se dre...
TIRANË– Fitorja e Arilena Arës në Festivalin e 58-të të RTSH-së ishte shumë e kontestuar nga publiku. Shumë prej tyre kanë shpërthyer në akuza duke u shpre...