Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
U kapën pa maskë, ndëshkohen qindra qytetarë, 3 subjekte gjobiten me nga 10 mln lekë
20 Janar 2021, 15:15Nga DOSJA
TIRANË – 500 qytetarë janë gjobitur pasi u kapën pa maskë mbrojtëse gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Po ashtu gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Njoftimi i plotw nga Policia e Shtetit
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave anticovid.
Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 500 qytetarë që nuk kanë zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 489 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 6 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e Policisë kanë evidentuar 3 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 8 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndaluar të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.
Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Eglantina Bucit, duke dërguar në Gjykatë dosjen për Faik e Shkëlzen Bucin si autor të n...
TIRANË– Kreu i Drejtorisë Rrugore, Blendi Gonxhe deklaroi se kolaudimi i makinave do të nisë në shkurt.Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Lig...
TIRANË– Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu dhe Drejtori i Drejtorisë së Pë...
VLORË– Një denoncim është bërë në polici nga një qytetare e cila pohon se iu janë marrë paratë që kishte depozituar në bankë. Sipas saj paratë janë marrë n...
TIRANË-Detaje të reja kanë dalë në dritë nga rrjedhja e gazit në shkollën në kryeqytet. Burime nga grupi hetimor sqarojnë se depozita e gazit në shkollën p...
SHQIPËRI- Procesi i vaksinimit në Ballkan, sapo ka filluar, ndërsa në Evropë është duke ecur me ritme të shpejta. Në Shqipëri për shembull, injeksionet e p...
LEZHË– Vazhdon misteri i dy shpërthimeve që u dëgjuar mbrëmjen e djeshme në Shëngjin të Lezhës. Mësohet se sot në terren ka zbarkuar edhe Ushtria dhe Forca...
Zbardhet plani i qeverisë për vaksinimin kundër COVID19, ku përcaktohen kategoritë që do të vaksinohen, fazat në të cilat do të kalojë ky proces, pikat e vaksin...
BULQIZË– Elton Debreshi, kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar në Bulqizë tashmë do të jetë kandidat i pavarur për deputet në zgjedhjet e 25 pril...