LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Jemi braktisur prej 30 vitesh’/ Minatori Elton Debreshi, kandidat i pavarur për deputet në Bulqizë

20 Janar 2021, 12:15 Nga DOSJA
‘Jemi braktisur prej 30 vitesh’/ Minatori Elton Debreshi, kandidat i

BULQIZË– Elton Debreshi, kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar në Bulqizë tashmë do të jetë kandidat i pavarur për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Këtë e ka bërë të ditur Sindikata e Minatorëve të Bulqizës e cila me anë të një postimi të gjatë shkruan se Debreshi meriton përkrahjen e të gjithëve. Ky vendim ka ardhur nga fakti se qeveria nuk ka dhënë asnjë përgjigje për peticionin që është dorëzuar me 11 mijë firma për miratimin e statusit të minatorit. Ata shkruajnë në ‘Facebook’ se Eltoni nuk është tërhequr në asnjë moment, por ka vazhduar me vendosmëri përpjekjen në mbrojtje të të drejtave të minatorëve.

SHKRIMI I PLOTË:

DO TË MBËSHTESIM NJË MINATOR, ELTON DEBRESHIN, SI KANDIDAT TË PAVARUR PËR DEPUTET

Po bëhet një muaj nga dorëzimi i peticionit me rreth 11 000 firma që kërkon miratimin e Statusit të Minatorit. Deri më sot nuk ka pasur asnjë reagim prej institucioneve përgjegjëse e të papërgjegjshme shtetërore. Asnjë përgjigje për vullnetin e mijëra qytetarëve, ndërkohë që i gjithë shteti dridhet përpara emrave të përveçëm që kanë kapur pushtetin ekonomik dhe politik në vend. Përtej peticionit të dorëzuar përpara 30 ditësh, problematika e Statusit të Minatorit vazhdon prej 30 vjetësh. Asnjëra nga partitë dhe qeveritë që kanë drejtuar vendin, si dhe qindra e më shumë deputetët që kanë ngrohur karriget në këto tre dekada, nuk kanë menduar as për minatorët e as për Statusin. Kushtet tona veçse janë përkeqësuar.

Të ndodhur në këtë situatë, pa asnjë shpresë për përmirësim prej atyre që kanë përkeqësuar gjithçka, si Sindikatë kemi marrë një vendim shumë të rëndësishëm: DO TË MBËSHTESIM NJË MINATOR SI KANDIDAT TË PAVARUR PËR DEPUTET NË ZGJEDHJET E 25 PRILLIT 2021 NË QARKUN E DIBRËS.

Minatori, profesioni më i vështirë dhe më i rrezikshëm, nuk është përfaqësuar kurrë në Parlament. Pronarë, pasunarë dhe politikanë të kollarisur, pasi kanë marrë votat, kanë menduar vetëm si të bëjnë pazare dhe të shtojnë milionat në kurrizin tonë. E njëjta “alternativë” na paraqitet edhe në këto zgjedhje prej partive të vjetruara politike.

Në këto kushte, mbështetja e një minatori si kandidat i pavarur për deputet është mënyra më e mirë për ta vendosur çështjen e Statusit në qendër të vëmendjes dhe në zemër të fushatës zgjedhore. Një minator në Parlament do të ishte garancia që të drejtat tona nuk do të nëpërkëmben më tej, që zëri i minatorit nuk do të vijojë të mbytet njëlloj si jetët tona. STATUSI I MINATORIT, përpjekja e madhe e mohuar pafundësisht, do të jetë kryefjala në çdo hap të kësaj rruge.

Jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e kësaj iniciative, në një kohë kur blerja dhe imponimi i votës janë qëllimi kryesor i të gjitha partive politike. Këto të fundit janë armike të përbetuara të demokracisë dhe përfaqësimit nga poshtë, nga vetë punëtorët, qytetarët, nga ata që më së shumti i pësojnë padrejtësitë. Por këtë barrë e kemi marrë përsipër duke shpresuar në mbështetjen e komunitetit të qarkut të Dibrës: minatorëve, ish-minatorëve dhe bashkëqytetarëve tanë.

Të nxitur nga shumë dashamirës në qytete të ndryshme gjatë nënshkrimit të peticionit, pas shumë diskutimeve me anëtarësinë, me shokë minatorë dhe bashkëqytetarë, kemi vendosur të mbështesim Elton Debreshin si kandidat të pavarur për deputet.

Mbështetja e Elton Debreshit ka ardhur prej shembullit dhe vullnetit që ka treguar si kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Pavarësisht pushimit të paligjshëm nga puna, presioneve dhe kërcënimeve, Eltoni nuk është tërhequr në asnjë moment, por ka vazhduar me vendosmëri përpjekjen në mbrojtje të të drejtave të minatorëve. Jemi të bindur që këtë vendosmëri, guxim dhe ndershmëri do ta vazhdojë edhe në këtë rrugë të re e të vështirë.

Elton Debreshi do të jetë emri i përveçëm i përpjekjes sonë të përbashkët për minatorët dhe të gjithë komunitetin.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elton debreshi elton debreshi

Sondazh

Poll
Aktualitet 20 Janar 2021, 11:48

TIRANË– IGJEUM ka paralajmëruar reshje intensive në fundjavën që po vjen. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në pjesët e sipë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet