LIVE UPDATES
Aktualitet

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Dogan

20 Janar 2021, 14:14 Nga DOSJA
Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Drejtorisë

TIRANË– Ditën e sotme, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu dhe Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Genti Gazheli, në praninë e Oficerit të Zyrës Ndërlidhëse të Europolit në Tiranë z. Alen Perusic, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve për “Dhënien e së drejtës së aksesit në sistemin elektronik SIENA”.


Veliu është shprehur “Pas bisedimeve të zhvilluara gjatë muajt dhjetor 2020 u bë e mundur që sot të nënshkruajmë këtë memorandum bashkëpunimi, i cili do të mundësojë që edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, duke filluar nga sot e në vazhdim do të marrë akses në platformën SIENA të Europol-it. Platformë e cila do të mundësojë jo vetëm shkëmbimin e informacionit dhe aksesin në bazën e të dhënave, por do të synojnë edhe krijimin e mundësive dhe lehtësirave të nevojshme për një informacion në kohe reale për të marrë dhe shpërndarë nga agjencitë e tjera te zbatimit te ligjit dhe me Europol-in. Do të mundësojë krijimin e takimeve operacionale, por edhe mbështetjen për operacione të përbashkëta që mund të zhvillohen në të ardhmen. Tashmë, ne si vend kandidat për në BE dhe pjesëtar për në Europol, do të kemi mundësinë që si dy agjenci të zbatimit të ligjit, të kontribuojmë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Policia e Shtetit prej kohësh është aktive në këtë platformë, ka kontribuar dhe ka marrë mbështetje në disa operacione jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë Shqipërisë në drejtim të luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, por tashmë së bashku ne do të bëjmë të mundur të ndjekim në kohë reale, të shkëmbejmë informacion dhe t’i japim një goditje më të fortë luftës kundër krimit ekonomik dhe gjithë krimit të organizuar në përgjithësi. Mendoj se është një ditë e shënuar e cila tregon jo vetëm forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, por edhe me partnerët e tjerë.

Gazheli ka theksuar: “Në radhë të parë më lejoni t’ju shpreh falënderimet e mia më të sinqerta për gatishmërinë e bashkëpunimit mes institucioneve tona. Gjatë gjithë kësaj kohe që unë jam në krye të DPD, strukturat tona kanë patur një bashkëpunim të frytshëm që është finalizuar me rezultate konkrete. Por më lejoni të bëj një vlerësim për këtë marrëveshje që nënshkruam sot, pasi shkëmbimi i informacionit është shumë i rëndësishëm për evidentimin dhe parandalimin e shkeljeve doganore, si dhe krijimit të lehtësirave për operatorët ekonomikë. Në një kohë kur e gjithë bota po kalon një periudhë të vështirë, është shumë i rëndësishëm përcaktimi i rregullave dhe procedurave të ushtrimit të së drejtës së aksesit në sistemin elektronik “SIENA” dhe bashkëpunimi në mënyrë të ndërsjellë për mbarëvajtjen e proceseve të administrimit dhe zbatimit të rregullave që garantojnë sigurinë e të dhënave dhe të aksesit nga DPD. Ky bashkëpunim mbron interesin publik dhe interesat e tjerë të ligjshëm të personave, të dhënat e të cilëve janë objekt i kësaj marrëveshjeje. 

Kjo marrëveshje përkon dhe me impenjimin e administratës doganore për një automatizim të mëtejshëm të të gjithë sistemeve të kontrollit, duke përmbushur nevojat kryesore për shkëmbim informacioni duke kontribuar në rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave tona.DPD, me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje bëhet partnere e rëndësishme edhe me Zyrën e Policisë Europiane (Europol) për bashkëpunimin strategjik dhe operacional, duke shkëmbyer informacione në kohë reale, me qëllim parandalimin dhe luftën kundër veprave penale,kontrabandës dhe trafiqeve të paligjshme.Zbatimi i kësaj marrëveshjeje nga strukturat e hetimit, antitrafikut, mbrojtjes së pronësisë intelektuale dhe informacionit, do t’i bëjë ata partnerë të rëndësishëm me strukturat e tjera ligjzbatuese edhe në mbrojtje të sigurisë kombëtare”.

Zbatimi i kësaj marrëveshjeje do të monitorohet nga Njësia Kombëtare e Europolit në Policinë e Shtetit.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria e doganave drejtoria e policise drejtoria e doganave drejtoria e policise

Sondazh

Poll
Aktualitet 20 Janar 2021, 11:48

TIRANË– IGJEUM ka paralajmëruar reshje intensive në fundjavën që po vjen. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në pjesët e sipë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet