LIVE UPDATES
Bota

Thyerja e heshtjes zgjedhore në Kosovë, gjobiten 6 subjekte politike, PDK-ja e para me 42 mijë euro

17 Shkurt 2021, 17:32 Nga DOSJA
Thyerja e heshtjes zgjedhore në Kosovë, gjobiten 6 subjekte politike,

KOSOVË- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa( PZAP) ka shqyrtuar ankesat që lidhen me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e votimit së zgjedhjeve të parakohshme të Kosovës më datë 14 shkurt 2021.

Nga shqyrtimi, janë gjobitur gjashtë subjekte politike dhe gjobat variojnë nga 1 mijë euro deri në 42.500 euro. PZAP ndaj subjekteve politike ka vendosur gjoba në shumën totale prej 121,250.00 euro për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes.

Sipas Telegrafit, Partia Demokratike e Kosovës është gjobitur me 42,500 euro, Lëvizja Vetëvendosje me 37,500 euro, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 22,000 euro, NISMA, 2,000 euro dhe Lista Serbe 1,000 euro.

Njoftimi i plotë:

Njoftim lidhur me ankesat e vendosura nga PZAP-i që kanë të bëjnë me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e votimit të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Kosovës të datës 14 shkurt 2021

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancat e mbajtura me datat 14, 15 dhe 16 shkurt 2021, ka shqyrtuar dhe vendosur 134 ankesa lidhur me thyerjen e heshtjes zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.

Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për deputet, organizata, anëtarë të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve, anëtarë të Këshillave të vendvotimeve, qytetarë, vëzhgues, etj.

Prej 138 ankesave të shqyrtuara, Paneli ka vendosur që t’i pranoj si të bazuara 117 ankesa, 7 ankesa i ka refuzuar si të pabazuara, 11 ankesa i ka hedhur si të palejuara, 2 ankesa i ka hedhur si të pasafatshme, si dhe 1 ankesë është tërhequr.

Përkitazi me ankesat e lartcekura, PZAP ndaj subjekteve politike ka shqiptuar gjoba në shumën totale prej: 121,250.00 €, për shkak të mosrespektimit të Kodit të Mirësjelljes. Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Heshtja zgjedhore, thyerja e heshtjes zgjedhore gjatë ditës së votimit-për të votuar subjektin e caktuar politik, thirrja për të votuar disa kandidatë nëpërmjet portaleve të gazetave, shpërndarja apo postimi i disa fotografive me aktivitet elektoral në rrjete sociale si Facebook, thirrje për të votuar nëpërmjet rrjetit social Facebook, bërja e fushatës me veturë 100m afër qendrës së votimit, shpërndarja e SMS për votim tek qytetarët, vendosja e banerëve me foto të kandidatëve në afërsi të shkollës, vendosja e posterëve të kandidatëve në oborrin e Qendrës së Votimit, mbajtja e fushatës gjatë ditës së votimit, etj.

Subjekteve politike iu janë shqiptuar gjoba si në vijim:

Ndaj subjektit politik PDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 42,500.00 €;

Ndaj subjektit politik LVV janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 37,500.00 €

Ndaj subjektit politik LDK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,000.00 €;

Ndaj subjektit politik AAK janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 16,250.00 €;

Ndaj subjektit politik NISMA janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,000.00 €;

Ndaj subjektit politik Lista Srpska janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,000.00 €.

Në fund ju informojmë se janë edhe 10 ankesa të cilat ende nuk janë vendosur për arsye procedurale dhe për të njëjtat do të merret vendim ditën e enjte 18 shkurt 2021

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit