LIVE UPDATES
Bota

Tetë vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi: Shtatë pika të zbatuara, dy pjesërisht dhe gjashtë të pazbatuara

19 Prill 2021, 10:40 Nga DOSJA
Tetë vjet nga marrëveshja e parë Kosovë-Serbi: Shtatë

KOSOVË– Tetë vite pas arritjes së Marrëveshjes së Parë të Parimeve për Normalizimin e Marrëdhënieve, e arritur mes Kosovës dhe Serbisë me 19 prill 2013 në Bruksel, shtatë pika të kësaj marrëveshje janë zbatuar, dy pika janë zbatuar pjesërisht, ndërsa gjashtë pika të marrëveshjes ende nuk janë zbatuar.

Kështu thuhet në një raport të Institutit Demokratik të Kosovës në tetë vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel.

Sipas Telegrafi, teksti i Marrëveshjes së 19 prillit është i shkruar në 15 pika, gjashtë prej të cilave lidhen me themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe

KDI thekson se nga Marrëveshja e 19 prillit kanë derivuar edhe një sërë marrëveshjesh tjera të dialogut për çështje si mbledhja e të hyrave doganore, energjia, telekomi, drejtësia, shpërbërja e mbrojtjes civile dhe asociacioni.

“Kjo e fundit është edhe çështja kryesore e Marrëveshjes së 19 prillit, e cila ende mbetet e pazbatuar. Që nga arritja e marrëveshjes specifike për këtë temë në gusht të vitit 2015 dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, qeveritë e njëpasnjëshme në Kosovë kanë ndërmarrë hapa për zbatimin e kësaj marrëveshje”.- thuhet në raport.

Sipas raportit të KDI-së, ish qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa kishte krijuar Ekipin Menaxhues në vitin 2016, i cili kishte për detyrë hartimin e statutit të Asociacionit. Pasi statuti nuk ishte përfunduar gjatë asaj periudhe, qeveria pasardhëse e udhëhequr nga Ramush Haradinaj sërish kishte aktivizuar këtë ekip.

Njoftimet zyrtare të kësaj qeverie kanë qenë se Ekipi nuk ka dorëzuar statutin në Qeveri dhe se nuk dihet nëse i njëjti i është dorëzuar Brukselit.

Çështja e Asociacionit është riaktualizuar si temë edhe gjatë qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Pas takimeve të mbajtura në Bruksel në kuadër të diskutimeve mbi elementet e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi, pala serbe kishte kërkuar që çështja e Asociacionit të diskutohej, ndërsa pala kosovare nuk kishte pranuar një gjë të tillë. Në anën tjetër Bashkimi Evropian si lehtësues i procesit të dialogut, ka kërkuar që Kosova të gjejë modalitete për themelimin e Asociacionit duke mos e qartësuar se çfarë do të thotë saktësisht kjo”.

Sipas Institutit Demokratik të Kosovës me rënien e Qeverisë Hoti në fund të vitit 2020 mbeti e paqartë se si do të procedohej tutje me këtë çështje, ndërsa pas zgjedhjeve të reja qeveria e re tani udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Ky i fundit nuk e ka bërë të qartë se cila do të jetë qasja e Qeverisë ndaj dialogut në përgjithësi, përveç se ka deklaruar se do të jetë një qasje ndryshe ndaj këtij procesi dhe se dialogu nuk është prioritet i qytetarëve.

“Ajo që është e qartë është që tema e dialogut do të jetë sfidë edhe për Qeverinë e re, e cila duhet që sa më parë të artikulojë një qëndrim të qartë ndaj temave të dialogut dhe marrëveshjeve tashmë të arritura, duke përfshirë edhe Marrëveshjen e 19 prillit, e cila është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës”,- thuhet ndër të tjera në këtë raport.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti dialogu kosove-serbi isa mustafa ramush haradinaj avdullah hoti dialogu kosove-serbi isa mustafa ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit