LIVE UPDATES
Bota

Të “gjunjëzuar” nga kriza e Covid-19, italianët do të joshen nga paratë e mafias

5 Maj 2020, 15:20 Nga DOSJA
Të “gjunjëzuar” nga kriza e Covid-19, italianët do

ITALI– Në ishullin e Siçilisë, vëllai i një mafiozi, anëtar i një grupi mafioz  po shpërndan ushqim për të varfërit në një lagje të Palermos.

Njerëzit më telefonojnë dhe ata bërtasin përmes telefonit. Ata thonë se fëmijët e tyre nuk mund të hanë. Një grua e re po më thërret çdo ditë. Ajo ka pesë fëmijë dhe nuk di si t’i ushqejë ata.”- thotë ai.

Ai nuk konfirmoi nëse ishte edhe vetë pjesë e mafies, por thotë se nëse të jesh mafioz do të thotë të ndihmosh njerëz, atëherë: “krenar të jem një mafioz”.

Koronavirusi është diçka e re, por shpërndarja e pakove ushqimore për nevojtarët është një taktikë e vjetër mafioze.

Qëllimi i tyre është të fitojnë besueshmëri dhe të futen si një alternative për shtetin.”-  thotë Nicola Gratteri, një hetues i antimafias dhe kreu i prokurorisë në Catanzaro, në Kalabria.

“Qëllimi është të konsolidojmë një bazë mbështetjeje.”- shtoi ai.

Ekonomia e Italisë ka qenë një mënyrë e keqe për vite me radhë, me papunësi të lartë dhe rritje të ngadaltë ekonomike. Izolimi i ka çuar disa njerëz në dëshpërim. Por të pranosh edhe ndihmën më të vogël nga një mafioz është jashtëzakonisht e rrezikshme.

Mafia nuk ka bërë kurrë asgjë nga bujaria. Ky koncept nuk ekziston për ta. Filozofia e tyre është, unë do të kruaj kurrizin nëse ti ma kruan i pari.”-  thotë Enzo Rando, i cili punon për antimafian

Në fillim nuk kërkohet asgjë në këmbim nga mafia. Por të gjithë do të duhet të paguajnë sërish favorin në një formë. Marcello zotëron një restorant në qendër të Palermos, të cilin duhej ta mbyllte në mars.

Ai po pret që të marrë një ofertë që nuk mund ta refuzojë. Gjithçka është shumë e drejtpërdrejtë, deklaron ai. Një mafioz troket në derë dhe ofron për të blerë biznesin, aty për aty. Kështu bëhet pazari. Më vonë, dikush të transferon një pjesë të parave në llogarinë tuaj, dhe pjesën tjetër ju e merrni kesh.

Tani për tani, biznesi im po fundoset. Dhe kur dikush hedh një jelek shpëtimi drejt jush, mund të zgjidhni ose të mbyteni me idealet tuaja, ose të notoni.”- thotë ai.

Megjithatë mafia gjithmonë do të kthehet sërish për të mbledhur të vetat, thotë Gaspare Mutolo, një ish-mafioz sicilian që u kthye në një dëshmitar kryesor në dhjetra raste.

Kështu është saktësisht mënyra se si kam punuar. Unë paraqitesha, tek ta, gjithmonë joshës. Kurrë nuk tregoja ngjyrat e mia të vërteta. Por mos harroni, kam qënë një kriminel që largoi nga kjo botë më shumë se 20 njerëz.”- tha ai.

Mutolo teksa ka folur për BBC nga një vend i fshehtë ku ai është nën mbrojtjen e policisë dhe i kalon ditët e tij duke pikturuar.

Punimet e tij shpesh përshkruajnë tentakulat e mafies që penetrojnë në komunitet. Ai thotë se sa herë që ‘ndihmonte’ një familje në nevojë, pasi atyre nuk i interesonte se kush ishte dhe me çfarë merrej ai.

“Kur fëmijët tuaj po qajnë sepse nuk ka ushqim në tryezë ose nëse biznesi juaj do të falimentojë, nuk mendoni për pasojat e ndihmës nga njerëzit e gabuar. Ju thjesht mendoni për të mbijetuar.”- tha  Mutolo.

Në kohën kur po afroheshin zgjedhjet lokale, ai shkoi tek njerëzit që i kishte ndihmuar dhe u tha: Ciao bella, më kujtoni mua? Unë të ndihmova atëherë kur ti kishe nevojë. Tani, unë kam nevojë për ty. Dhe gjithçka që kërkoj është që ju të hidhni votën tuaj për këtë kandidat.

Sipas tij mafia ka para të gatshme për të shpenzuar në rast të një krize. Ata janë shumë më të efektshëm se shteti kur bëhet fjalë për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Antonio dhe gruaja e tij Françeska zotërojnë një dyqan mishi në një qytet të vogël në Pulia, në jug të Italisë, që ka qenë duke luftuar me izolimin. Disa ditë më parë, një nga klientët e tyre të rregullt hyri në dyqanin e tyre dhe ofroi një kredi për t’i ndihmuar.

Ne e shikuam njëri-tjetrin në sy. Zemrat tona aritmuan dhe menjëherë kuptuam se çfarë po ndodhte.”-  tha Antonio.

Ai dhe gruaja e tij nuk pranuan ofertën, por kreditë janë një biznes thelbësor mafioz. Ata japin kredi, dhe më pas fillon një agoni e ngadaltë. Qëllimi përfundimtar i mafias nuk është kurrë të fitosh para, por të marrësh përsipër biznesin dhe ta përdorësh atë për të pastruar para.”-shprehet Z. Gratteri.

Prej fillimit të bllokimit të vendit si shkak i Covid-19, një linjë telefonike që mbështet viktimat e zhvatjes ka marrë një rritje me 100% të raportimeve, veçanërisht nga bizneset e vogla.

Nëse qeveria italiane nuk është në gjendje t’i ndihmojë këta njerëz, ata do të hidhen në krahët e mafies.”-  tha  Attilio Simeone, i cili punon për linjën telefonike.

Në një kohë kur bota po përballet me recesionin e saj më të thellë që nga Depresioni i Madh, shumë italianë do të jenë të gjunjëzuar.

“Ky është momenti më i favorshëm për mafian. Tani për tani, ndërhyrja në kohë është e rëndësishme.”-  paralajmëroi Enzo Rando.

Enzo, si shumë ekspertë anti-mafias, i ka bërë  kërkesë Qeverisë italiane të sigurojë para në dispozicion të njerëzve dhe bizneseve, përpara se këtë ta bëjë mafia me para të lehta. Qeveria Italiane ka thënë se do të japë hua deri në 25,000 euro për bizneset në nevojë. Por Marcello nuk ka ndërmend të kërkojë një kredi qeveritare.

“Do të ishte e pamundur ta ktheje atë. Të gjitha dyqanet që do të rihapen, do të duhet të ndjekin rregulla të distancës sociale. Kjo do të thotë më pak klientë dhe shumë më pak para. Ndihem si një dështak i plotë. Unë kam dënuar gjithmonë mafian dhe jam gati të tradhtoj gjithçka që kam besuar më parë.”- thotë Marcello.

*Disa emra janë ndryshuar për të mbrojtur identitetin e të intervistuarëve.

Përshtatur nga BBC 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota enzo rando koronavirusi ne itali enzo rando koronavirusi ne itali


Sondazh

Poll
Bota 5 Maj 2020, 12:38

BRITANI E MADHE- Me përhapjen e koronavirusit në mbarë botën  qeveritë e vendeve të prekura nga ky virus vdekejprurës kanë punuar edhe për krijimin e aplikacion...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit