LIVE UPDATES
Bota

Zbulohet shifra, Kosova humbet rreth 6 mln € në ditë për shkak të pandemisë

5 Maj 2020, 14:59 Nga DOSJA
Zbulohet shifra, Kosova humbet rreth 6 mln € në ditë për

KOSOVË- Ekonomia e Kosovës do të humbë deri në 500 milionë euro si pasojë e pandemisë me koronavirus, ka thënë ministri në detyrë i Financave në Kosovë, Besnik Bislimi. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai ka thënë se pakoja për rimëkëmbjen e ekonomisë, pasi të kalojë pandemia, do të jetë rreth 1 miliard euro. Bislimi ka thënë se problemi më i madh për qeverinë do të jetë marrja e mbështetjes nga parlamenti, pas krizës politike që është krijuar nga mocioni i mosbesimit. Sipas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, buxheti i Kosovës do të ketë 200 milionë euro më pak këtë vit si pasojë e pandemisë me këtë virus.

Zoti Bislimi, sa janë dëmet ekonomike të shkaktuara nga pandemia COVID-19?

Dëmet ekonomike në tërësi ende nuk dihen pasi pandemia nuk ka përfunduar. Por, ajo që dihet deri më tani është se, përafërsisht në baza ditore pandemia shtetit të Kosovës i ka kushtuar rreth 6 milionë euro.

Nëse këto shumëzohen me 50 ditë deri tash që kemi pasur pandemi, i bie që në total kemi humbur në prodhim rreth 300 milionë euro. Të shtojmë këtu edhe ato që mund të humbin edhe gjatë muajit maj, derisa ekonomia plotësisht të kthehet në kapacitete të plota, i bie që në tërësi mund të humb 450 – 500 milionë euro. Në rast se pastaj ecim më ritën normal pjesën tjetër të vitit.

Sa është e lartë kjo shifër për buxhetin e Kosovës, kur kemi parasysh se buxheti kap vlerën mbi 2.3 miliardë eurove?

Buxheti i Kosovës nuk ndikohet proporcinalisht me dëmet në ekonomi për arsye se 2/3 e buxhetit i grumbullojmë përmes tregtisë ndërkombëtare. Tregtia ndërkombëtare nuk ka ngecur me të njëjtin ritëm sikurse edhe ekonomia vendore. Ne deri më tani, për 50 ditë, i kemi 32 milionë euro ulje në raport me vitin e kaluar nga të hyrat doganore, që nënkupton se është përmasa më e vogël.

Ndërkaq, në tatimet e brendshme apo të hyrat nga qarkullimi i brendshëm nuk dihen për arsye se kemi bërë shtyrjen e pagesës së disa obligimeve deri në fund të muajit qershor. Kështu që, është herët të dihet sesa do të jetë ndikimi te të hyrat e brendshme tatimore.

Bizneset thonë se kanë pësuar humbje të mëdha nga masat e marra për parandalimin e pandemisë. Sa është e mjaftueshme pakoja emergjente fiskale dhe a keni mjete për zbatim?

Pakoja është emergjente, rrjedhimisht nuk mund të përmbyllë dhe nuk ka për synim përmbushjen e dëmeve që i shkaktohen ekonomisë. Pakoja emergjente vetëm garanton kalimin sa më të lehtë të kësaj faze. Mirëpo, as nuk kemi pretenduar se mbulojmë të gjitha humbjet dhe as nuk mundemi. Humbjet duhet të ndahen brenda të gjithë akterëve në ekonomi.

Ndërsa, pjesa më e madhe e ndihmës që i shkon komunitetit të biznesit arrihet përmes pakos së rimëkëmbjes ekonomike me dizajnimin e së cilës do të fillojë gjatë kësaj jave. Mirëpo kjo pako nuk mund të implementohet para se të kalojnë masat kufizuese të qeverisë, për arsye se bizneset në këtë fazë as nuk tentojnë të marrin kredi.

Tash a kemi mjete të mjaftueshme, sigurisht që do të jetë më e lehtë, sikurse Kuvendi i Kosovës të na kishte dalë në ndihmë dhe mos të ishte bërë opozitar i vendit. Por, megjithatë ne jemi duke akomoduar gjithë pakon brenda buxhetit ekzistues e pastaj buxhetin e rishikojmë në muajin qershor apo korrik. Pakoja ka filluar të zbatohet, disa pika, për shembull pagesa e ndihmave sociale, pagesa e pensioneve, shtesat e punëtorëve që kanë qenë të rrezikuar janë realizuar.

Ndërkaq, po ashtu javën e kaluar ka filluar edhe ekzekutimi i pakos që i mbulon punëtorët, janë ekzekutuar rreth 15 mijë pagesa, pjesa tjetër është ekzekutuar të hënën dhe një numër tjetër ditën e martë.

Ka pasur disa probleme, sepse është zbuluar se disa biznese kanë aplikuar por nuk është dashur të jenë pjesë e pakos, qoftë se janë ndërmarrje publike, qoftë se janë ndërmarrje që kanë operuar me sukses gjatë kësaj faze.

Për shembull, ka kompani që merret me tregti me pakicë, i ka gjithsej 1,100 punëtorë dhe i ka futur në listë të gjithë punëtorët edhe pse ne e dimë se pjesa më e madhe e këtij biznesi ka operuar pa problem.

Zoti Bislimi, përmendet se gjatë kësaj jave do fillojë dizajnimi i pakos për rimëkëmbjen ekonomike, sa mund të jetë vlera, dhe në çfarë formash do ndihmohen bizneset?

Takimi i parë është paraparë të mbahet ditën e mërkurë. Është krijuar një ekip ku ka përfaqësues të Ministrisë së Financave, Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë se Bujqësisë, Bankës Qendrore të Kosovës, Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive, asociacioneve të bizneseve dhe ekspertëve të pavarur.

Ky grup pastaj do të dizajnojë elementet e pakos. Ajo që dimë deri më tani është se pakoja do ta ketë vëllimin e tërësishëm të mundësive mbi një miliard euro. Mirëpo, faktikisht injeksioni është shumë i vogël, por pjesa tjetër vjen nga sistemi bankar.

Por, ne garantojmë kreditë, marrim përsipër normën e interesit. E di që do të ketë lehtësira më të mëdha për ato biznese ku pronar i biznesit është grua, pra duam që në këtë fazë ta shfrytëzojmë edhe si mundësi për fuqizimin e gruas.

Do të ketë masa ndihmë për bizneset e reja, bujqësi, eksportues. Ndihmë do të ketë edhe për amvisëri, sepse na duhet edhe fuqia blerëse, se nuk ka logjikë që të mbështesim vetëm prodhimin në qoftë se në të njëjtën kohë nuk mbështesim edhe fuqinë blerëse.

Prandaj, një pjesë e madhe e amvisërive që kanë nevojë për para të gatshme, mund të marrin kredi për dy vjet, me një normë të interesit zero ose shumë të ulët.

Do të thotë, pako për rimëkëmbjen ekonomike do ketë vlerën rreth një miliard euro, gati sa dyfishi i asaj që ka kërkuar komuniteti i biznesit për sanimin e dëmeve?

Komuniteti i biznesit ka thënë se me gjithë intervenimin mund të jetë 600 milionë euro duke përfshirë edhe pakon fillestare, ndërkaq vëllimi i përgjithshëm i injeksionit në ekonomi e kalon mbi një miliard euro, ndërsa nëse futen edhe eksportet atëherë do të jetë më e lartë.

Injeksioni është një miliard euro, mirëpo nevoja për një programim nga shteti është më pak se 300 milionë euro, për arsye se pjesa tjetër mbulohet nga sistemi bankar. Ne kemi aplikuar për kredi në disa institucione ne Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar, kemi marrë 50 milionë euro letra me vlerë, i kemi shitur Trustit Pensional të Kosovës, kemi marrë nga Bashkimi Evropian mbi 100 milionë euro, nga Banka Zhvillimore dhe këto mjete do të shkojnë kryekëput për mbulimin e nevojave të Pakos së rimëkëmbjes dhe në të njëjtën kohë në parashohim një mbulesë të shpenzimeve për mallra dhe shërbime në masën e 50 milionë eurove.

Dhe njëkohësisht rreth 100 milionë euro nga projektet kapitale dhe të gjitha këto pastaj mjaftojnë për ndërtimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike. Krejt çka na duhet është një parlament funksional që nuk bllokon qeverinë, por ndihmon qeverinë për të ndihmuar bizneset.

Sa vlerësoni se do jetë e vështirë rimëkëmbja në rrafshin ekonomik?

Asnjë rimëkëmbje nuk është e lehtë, por Kosova në këto pika përfiton pak a shumë nga statusi i integruar në ekonominë evropiane dhe i izoluar. Dhe nga fakti që sektori i shërbimeve, siç janë turizmi nuk janë një e hyrë e konsiderueshme e ekonomisë.

Po ashtu duhet pasur parasysh se një sektor i madh që është bllokuar në këtë fazë, është i madh nga numri i të punësuarve, mirëpo nuk është i madh për nga kontributi në ekonominë e vendit. Ky është sektori për restorantet dhe turizmi.

Këta sektorë nuk janë formalizuar në masën e mjaftueshme, rrjedhimisht edhe pse kanë 6 për qind të te punësuarve, ata kontribuojnë me vetëm 1.5 deri në 1.8 për qind në të ardhurat e përgjithshme të ekonomisë kombëtare. Kështu përmasat e dëmtimit në ekonominë e Kosovës janë dukshëm më të vogla se në vendet tjera, rrjedhimisht potenciali për t’u ripërtërirë më shpejt është më prezent në Kosovë sesa në vendet e rajonit dhe të tjera.

Marrë parasysh situatën aktuale, sa mendoni se do jenë humbjet e buxhetit për këtë vit?

Parashikimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar që do të ketë ulje në të hyra në mbi 200 milionë euro. Por, unë jam shumë optimist se nuk do të kalojë mbi 120- 130 milionë​ euro në të hyrat e buxhetit. Pastaj diferenca tjetër krijohet përmes rritjes ë shpenzimeve që janë pjesë e pakos emergjente dhe pakos së rimëkëmbjes ekonomike.

Dhe në fund zoti Bislimi, keni ndonjë numër për rritjen e papunësisë në Kosovë, a dini sa është përqindja?

Statistikat nuk janë ende të përditësuara. Mirëpo, nisur nga mënyra sesi është dizajnuar pako për momentin nuk kemi rritje të shkallës së papunësisë, por kemi rritje të punësimit. Për arsye se bizneseve, kur i kemi thënë që mos t’i largojnë punëtorët nga puna dhe kemi motivuar të bëjnë këtë, për arsye se kur e mban një punëtor ai merr 170 euro, kurse nëse e largon punëtorin, punëtori merr 130 euro.

Do të thotë, ka arsyetime se punëtorët të mbesin në marrëdhënie pune. Ndërkohë,që janë paraqitur edhe 8,000 të tjerë që janë pajisur me kontrata pune. Që do të thotë, zyrtarisht kemi rritje të punësimit dhe nuk kemi rritje të papunësisë.

(Marrë nga REL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni besnik bislimi humbjet nga koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove besnik bislimi humbjet nga koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 5 Maj 2020, 12:38

BRITANI E MADHE- Me përhapjen e koronavirusit në mbarë botën  qeveritë e vendeve të prekura nga ky virus vdekejprurës kanë punuar edhe për krijimin e aplikacion...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës