LIVE UPDATES

shpëtim idrizi

Insights 24 Prill 2019, 11:23

M’u dhimbse “Patriot”!

Sot m’u dhimbse “Patriot”!Në këto ditë të paqarta të politikës shqiptare, duke ndjekur aksionin politik të opozitës, m’u shfaq edhe Shpëtim Idrizi, duke bërë nj...

Çfarë do të thotë saktësisht një virus që bëhet endemik?

Çfarë do të thotë saktësisht një virus që bëhet endemik?

Presidenti Biden rikonfirmon angazhimin amerikan

Rama në SHBA, merr pjesë në samitin e OKB-së/ Nesër takim

Covidi në SHBA, CDC paralajmëron/ Ja vendet drejt të cilave

Altin Goxhaj përballë Ylli Rakipit dhe Arjan Currit – Të Paekspozuarit në MCN TV

Altin Goxhaj përballë Ylli Rakipit dhe Arjan Currit – Të Paekspozuarit në MCN TV

75-vjetori i Genocidit grek, Shpëtim Idrizi: Jetojmë në Shqipëri, por gjithmonë do të themi “Pritna nëna jonë Çamëri - Aktualitet
LIVE UPDATES
Aktualitet

75-vjetori i Genocidit grek, Shpëtim Idrizi: Jetojmë në Shqipëri, por gjithmonë do të themi “Pritna nëna jonë Çamëri

23 Qershor 2019, 13:08 Nga DOSJA
75-vjetori i Genocidit grek, Shpëtim Idrizi: Jetojmë në

Shoqata Çamëria dhe PDIU kanë zhvilluar pelegrinazh në Varrezat e Kllogjerit, në Konispol, në kuadër të 75-vjetorit të Genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë. Mijëra shqiptarë të Çamërisë, por edhe qytetarë të tjerë, kanë bërë homazhe në Varrezat e Kllogjerit, në vendin ku humbën jetën më shumë se 2900 çamë, të cilët u larguan me dhunë nga trojet e tyre. Në këtë pelegrinazh ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, kryetari i Shoqatës Çamëria Dritan Sejko, Aqif Rakipi, Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së Mesila Doda, deputeti i Vetëvendosjes Liburn Aliu dhe kryetari i Shoqatës Çamëria në Kosovë, Nexhmi Muqiqi.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, u shpreh se shqiptarët e Çamërisë nuk kanë harruar Genocidin që ndodhi ndaj tyre, prandaj edhe sot janë akoma më të fortë. Z.Idrizi theksoi se shqiptarët e Çamërisë jetojnë në Shqipëri, por mendjen dhe zemrën e kanë në Çamëri

“Fatkeqësia më e madhe për ne do të ishte harresa, sepse nuk ka komunitet të madh apo të vogël. Nuk ka popull të vogël apo të madh. Ka komunitet, i cili ose dorëzohet para padrejtësisë, nuk lufton dhe është i destinuar të zhduket, ose ka si ne shqiptarët e Çamërisë që ky 75-vjetor tregon se jo vetëm nuk jemi asimiluar, por kemi 75 vjet që luftojmë dhe do të luftojmë, deri sa të ngelet çami i fundit i gjallë. Kjo është forca e komunitetit tonë, që duket sikur padrejtësia ka ndodhur dje. Harresa është me e keqe se sa morti, prandaj tani që ka kaluar 75 vjet, duket sikur krimi shtetëror grek ndaj një popullsie të pambrojtur, ka ndodhur dje. Prindërit tanë, gjyshërit tanë, nuk lejuan kurrësesi që ne të na pllakoste harresa. Duhet të plotësojmë amanetin e të parëve, drejtësi për Çamërinë. Ne punojmë dhe jetojmë në Shqipëri, por ne e dimë shumë mirë që kokën e kemi në Çamëri, aty ku janë shtëpitë, trojet dhe tokat tona, që presin të zotët e tyre. Edhe prindërit dhe gjyshërit tanë kur ikën nga Çamëria, kokën e mbajtën pas. Nuk thanë dhe nuk themi kurrrë “Lamtumirë Çamëri”. Jo! Ne gjithmonë do të themi “Pritna nëna jonë Çamëri”, se i ke të zotët në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që rreh zemër shqiptari. Kur të parët tanë, prindërit dhe gjyshërit u nisën dhe morën rrugën për në Shqipëri, të detyruar nga Genocidi, ata gjatë gjithë kohës e mbanin kokën pas. Kush ka shkuar në Çamëri ka parë që ajo tokë është e etur për të parët e saj. Kush ka shkuar në Çamëri ka parë shtëpi të rrënuara, toka të lëna pa punuar, ullinj  shekullor që presin të zotët e tyre. Çdonjëri prej nesh që ka shkuar në Çamëri, ka kërkuar shtëpinë etij, ashtu siç ja ka treguar nana apo gjyshi dhe i kemi gjetur, sepse ato janë shtëpitë tona”, – tha z.Idrizi.

Kreu i PDIU-së i kërkoi Kryeministrit që të kalonte nga Varrezat e Kllogjerit për të vendosur një lule. Gjithashtu z.Idrizi kujtoi edhe një fabul me shqiponjën dhe kërmillin.

“Ndërsa ne jemi mbledhur këtu në Kllogjer të Konispolit, prijësi i Rilindasve është duke bërë tubim në Bashkinë e Konispolit. Natyrshëm çdonjëri nga ne do thoshte: Pse nuk kaloi këtu që të hidhte edhe ai një tufë me lule? Për shumë arsye nuk kaloi. E para, sepse Shoqata Çamëria dhe PDIU i kanë kërkuar që këto varreza historike dhe monumentale, të merrnin zyrtarisht statusin e Varrezave Historike. Minimalisht me të njëjtin status që u bënë varrezat e turpit të ushtarëve grek. Sigurisht duke harruar edhe kërkesën që ne shqiptarët e Çamërisë të kishim varreza për ata që u vranë në trojet e tyre, nëÇamëri.

Kam për t’ju drejtuar vëllezërve të mi çamë të Konispolit. Sepse teksa ne jemi këtu, ata janë duke parë se si kryetari i Rilindjes garon me vetveten. Vazhdoni bëni tubimet, priteni, por mos harroni që projekti i Rilindjes ishte që të mos ekzistonte Bashkia e Konispolit. Këtë bashki donin ta bashkonin me Finiqin, bashkinë e minoritetit. Sot e keni kollaj të prisni prijësin e Rilindjes  në Konispol, sepse keni djemtë e Çamërisë që e mundësuan që Bashkia e Konispolit të ekzistonte dhe kjo ndodhi fal nesh.

Megjithëse ju po prisni prijësin e Rilindjes, ne 100 herë do ta bënim në Parlament presionin që të ekzistonte Bashkia e Konispolit. Ne do ikim, Rilindja do ikë, por Bashkia e Çamërisë, Bashkia e Konispolit, do të ekzistojë në jetë të jetëve dhe për këtë ne jemi krenar.

Gjithë këto ditë më është kujtuar një fabul. Shqiponja është një shpend krenar, ne e kemi simbol në flamurin tonë. Shqiponja pa një ndër majat më të larta të maleve dhe u nis për të fluturuar aty. Shkoi në majë të malit dhe kur sheh aty një kërmill. Po ti o kërmill këtu, i tha.

Ja ashtu, i tha kermilli, duke u zvarritur dhe duke u lëpirë arrita dhe unë me ty në këtë majë. Sigurisht që ka plot që mund të kenë menduar se mund të arrijnë majat duke u lëpirë, por dinjitetin çdo çam e ka këtu në Kllogjer, në këto varreza, në Shoqatën Çamëria dhe në shtëpinë e vet, PDIU-në. Mund të kenë çdo gjë, por vetëm dinjitet nuk kanë”, – u shpreh Shpëtim Idrizi.

Aqif Rakipi tha se PDIU është e vetmja parti që nuk ka bërë pazare, ndërkohë që ironizoi kryeministrin Rama se nuk do fitojë 61 bashki, por 63.

“Ne jemi këtu sot për të kujtuar shqiptarët e Çamërisë që kanë humbur jetën nga Genocidi grek. Çështja jonë është e gjithë Shqipërisë dhe këtë e tregojnë edhe shqiptarët që janë të pranishëm ngado, edhe nga Kosova. Ne si çam duhet të jemi si Shqiponja dhe jo si kërmilli, sepse shqiponjë jemi edhe vet. E kemi treguar veten që kemi qënë shqiponja edhe në Parlamentin e Shqipërisë, ku me forcë morëm Rezolutën për Çamërinë.  Keni dëgjuar për një“çerr” në Tiranë. Një“çerr” që e gjeti Rama duke shitur fiq dhe e bëri kryetar bashkie. Ky “çerr” e di si është, si ai kërmilli që lëpihet dhe zvarritet, prandaj edhe arriti aty. Ky na akuzon ne që kemi bërë pazare. PDIU ka bërë vetëm një pazar me të, që një shesh në Tiranë të merrte emrin “Çamëria”. Dua t’ju them dhe diçka se shoh kryeministrin duke bërë fushatë në gjithë Shqipërinë. Edi Rama nuk ka për të fituar 61 bashki miqtë e mi, ai do të fitojë 63 bashki”,  u shpreh Aqif Rakipi.

Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së,Mesila Doda theksoi se askush nuk do të mund të bëjë pazare me trojet e shqiptarëve.

“Atdheu është një, nga Preveza deri në Mollën e Kuqe. Iduam njëlloj të gjitha pjesët e një atdheu. Por fatkeqësisht atdheu ynë është copëtuar.Kemi parë këto kohë pazare për kufinjtë e Kosovës. U them vetëm diçka. Larg duart nga trojet tona. Këtyre “atdhetarëve” u them të heqin taksën e rrugës së kombit.Ata nuk punojnë as për shtet as për Komb, vetëm për pushtet. E kanë përdorur çështjen çame, a thua se e duan më shumë Çamërinë’, – tha znj. Doda.

Ndërsa kryetari i Shoqatës Çamëria Dritan Sejko, u shpreh se shqiptarët e Çamërisë kanë vetëm një ëndërr, të rikthehen në Çamëri.

“Ky 75-vjetor na tregon se Çamërinë nuk e kemi harruar, përkundrazi, është shumë afër dita jonë kur ne do të shkojmë në trojet tona. Genocidi vrau një pjesë të popullsisë tonë, por ne jemi akoma dhe më të fortë dhe vetëm me një ëndërr: “Të rikthehemi në Çamëri dhe kjo do të ndodhë”, – theksoi z.Sejko.

I pranishëm në këtë pelegrinazh ishte edhe kryetari i Shoqatës Çamëria në Kosovë, Nexhmi Muqiqi, i cili tha se shqiptarët kudo ku jetojnë, nuk e harrojnë Çamërinë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 75 vjetori i genocidit grek shpetim idrizi varrezat e kllogjerit 75 vjetori i genocidit grek shpetim idrizi varrezat e kllogjerit

Sondazh

Poll

Pamjet nga operacioni 'Kutia e Pandorës', kokaina e ndarë në 1100 doza gati për shitje

Pamjet nga operacioni 'Kutia e Pandorës', kokaina e ndarë në 1100 doza gati për shitje

Merr flakë banesa në Tiranë

Operacioni 'Fijet' në Durrës, shkon në 7 numri i kamerave të çmontuara

'Fijet'/ Hiqen 23 kamera të tjera në Korçë, Vlorë dhe Durrës, 13 nën hetim

Deputeti i PS kapet duke shtypur butonin “pro” edhe për kolegen e tij

VIDEO- Deputetët e PD-së i bien bilbilave në seancë

Nallbati: Na përjashtoni të gjithëve dhe vazhdoni! Jeni turpi i këtij vendi

"Jemi tek pazari i gjësë"/ Vasili ngre tonet në Kuvend, Nikolla i mbyll mikrofonin, deputeti:Turp

"Mos e fshini Ramën, po vrisni demokracinë"/ Bardhi kërkon llogari në Kuvend për dosjen McGonigal

Boçi kërkon Ramën: Autori i krimit të vijë këtu, ka korruptuar Parlamentin!

Operacioni 'Fijet'/ Zbulohen kamerat e sigurisë në lagjet e Dibrës, Shkodrës dhe Lezhës

Me armë zjarri e kokainë në makinë, arrestohen dy personat që lëviznin në ish-Bllok

Celibashi: U kap në veprintari politike. Përfaqësuesi: Sako e publikoi në profilin personal

Berisha rrezikon të mos regjistrohet në zgjedhje, Celibashi: KQZ njeh vetëm një PD

Harta e Re Gjyqësore, Llagami: Ky proces na mori 3 vite, ishim në një rrugë pa kthim

'Fijet' në Tiranë, çmontohen 155 kamera të tjera sigurie, 44 persona nën hetim

Sekuetrohen 9 mln lekë në Lushnje, arrestohet shitësi i kokainës, 10 konsumuesit nën hetim

Operacioni 'Fijet', hiqen 37 kamera sigurie në Elbasan

Kontrabandë celularësh, arrestohen 4 persona në Tiranë, sekuestrohen 763 telefona

Operacioni "Fijet", çmontohen 155 kamera sigurie në Tiranë, 37 persona nën hetim

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak dyshohet shkëndija elektrike

"Big Brother" vazhdon në Korçë/ Kapen nëntë kamera të vendosura nga grupet kriminale

Hiqej si punonjës i Forcave Speciale, arrestohet 40-vjeçari me armë në Tiranë

19 të arrestuar nga 'Rrugorja', drejtonin makinën në gjendje të dehur

"Saga Big Brother vazhdon"/ Çmontohen 20 kamera të vendosura në Fier dhe Lushnje

Skafi me turistë pëson avari, bllokohet në det, policia e nxjerr në breg, momenti i shpëtimit

Drift si i 'çmendur' në rrugët e Vlorës, gjobitet me 750 mijë lekë i riu në Vlorë, i hiqet patenta

35-vjeçari përplas të miturën me makinë dhe arratiset, momenti kur kalimtarët rrethojnë të voglën

'Big Brother' në Shqipëri, zbulohen 3 kamera sigurie në lagjet e Memaliajt dhe 1 në Burrel

Hiqen 39 kamera në Korçë dhe Pogradec

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parking, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Dalin të tjera pamje nga zjarri në parkingun e kullës, zona e rrethuar me polici, banorët në panik

Zjarri nisi nga parkingu, dalin pamjet nga djegia e kullës 41-katëshe, zona e mbuluar nga tymi

Momenti i arrestimit të Xhevit Sinanit, vrau gruan e vëllain e tij në Gramsh

Vodhën 8 dyqane dhe banesa, në pranga 16-vjeçari, në kërkim shoku i tij

ME VIDEO- Zbulohen 47 kamera sigurie në Durrës, Shijak dhe Krujë

Nxirrnin inerte pa asnjë dokument, arrestohet administratori i një guroreje në Krujë

Aksioni në Vlorë, policia çmonton 16 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale

"Meta e ka djalë halle", Kryemadhi flet për Dorian Duçkën: Sa ishte te ne qe në rregull

Me dosje në duar, Shkëlzen Berisha mbërrin në SPAK

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht

Rama: Drejtësia amerikane foli, unë jam ulur në Strasburg me njerëz non-grata

"Mik është fjalë e madhe"/ Rama tërheq fjalët: Fola anglisht për marrëdhënien

Rama: Nezajn e njoha përmes agjentit të FBI-së. Duçka ka punuar pa pagesë për mua

Rama pranon takimet me ish-agjentin e FBI: Ndodhën! Po keqlexohen hetimet për të sfumuar 21 janarin

Dosja e FBI/ Rama: Drejtësia amerikane nuk flet për vrasje nga pakujdesia kur urdhrat i jep shteti!

VIDEO-ja që përgënjeshtron Ramën, në shtator e konsideronte mik ish-agjentin e FBI, sot e tërhoqi

Gjenden 38 kamera të tjera në qytetin e Shkodrës

“Manipulimi”/ Iu prezantua si avokat dhe i mori 1.2 mln lekë një gruaje, arrestohet 54-vjeçari

Aksident tragjik në Fushë Kuqe, përplasen dy makina me njëra-tjetrën, ndërron jetë në vend 2-vjeçari