Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Idrizi u kërkon të gjithëve mos të votojnë kandidatin e Berishës për Himarën, për fushatën e tij me flamurin e 'Vorio Epirit'.
TIRANË- Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpëtim Idrizi ka marrë vendimin të garojë e vetme në zgjedhjet lokale të 14 majit. Kryetari, ka bërë të ditur se asnjë nga palët në PD nuk ka kërkuar bashkëpunimin e tyre. Idrizi u kërkon të gjithëve mos të votojnë kandidatin e Berishës për Himarën, për fushatën e tij me flamurin e 'Vorio Epirit'.
“Në respekt të interesimit te mediave: Bazuar në ndryshimet e fundit Kushtetuese për heqjen e koalicioneve, PDIU ka marrë vendimin që të dalë e vetme në zgjedhje. Më duhet të theksoj që PDIU nuk është kontaktuar asnjë here, nga asnjë nga dy palët e PD, për të kërkuar bashkëpunimin e saj.
PDIU e ka bërë të qartë që nuk përfshihet dhe nuk mban anë në debatin e brendshëm në PD, por në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje që ata që flasin në emër të demokratëve e kanë detyrë që të bashkohen e të sjellin një forcë solide në zgjedhjet që priten të mbahen”.
Idrizi komentoi edhe deklaratën e djeshme të Berishës që u kujtonte çamëve se si i kishte masakruar Zerva, duke vënë dhe Enverin në të njëjtën listë.
“Shqiptarët e Ҫamërisë e njohin mirë historinë e tyre dhe të parëve të tyre dhe e dinë mirë se si i vrau e masakroi Napoleon Zerva me bandat e tij, por po kaq e padrejtë është dhe intimidimi, indiferenca e partive politike kryesore në këto 32 vite. Çështja çame do të zgjidhet kur të gjitha partitë politike me mbështetjen e aleatëve tane SHBA, BE dhe Britani e Madhe, të vendosin të parin interesin kombëtar dhe jo partiak a të liderëve të tyre”.
REAGIMI I PLOTË:
Në respekt të interesimit të mediave; Bazuar në ndryshimet e fundit Kushtetuese për heqjen e koalicioneve, PDIU ka marrë vendimin që të dalë e vetme në zgjedhje. theksojmë që PDIU nuk është kontaktuar asnjë herë, nga asnjë nga dy palët e PD-së, për të kërkuar bashkëpunimin e saj.
PDIU e ka bërë të qartë që nuk përfshihet dhe nuk mban anë në debatin e brendshëm në PD, por në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje, që ata që flasin në emër të demokratëve e kanë detyrë që të bashkohen e të sjellin një forcë solide në zgjedhjet që priten të mbahen.
Shqiptarët e Ҫamërisë e njohin mirë historinë e tyre dhe të të parëve të tyre dhe e dinë mirë se si i vrau e masakroi Napoleon Zerva me bandat e tij dhe se si tentoi ti vriste për së dyti Enver Hoxha dhe komunistët, por po kaq e padrejtë është dhe intimidimi, indiferenca e Partive Politike kryesore në këto 32 vite. Çështja Ҫame do të zgjidhet kur të gjitha partitë politike me mbështetjen e aleatëve tanë SHBA, BE dhe Britani e madhe, të vendosin të parin interesin kombëtar dhe jo partiak a të liderve të tyre.
PDIU nuk i ka bërë kurrë thirrje mbështetësve të një partie tjetër politike se si duhet të votojnë, por sot është koha ti bëjmë thirrrje shqiptarëvë të mos votojnë Fredi Bejlerin, njeriun e akuzuar për masakrën e Peshkëpisë dhe i dënuar me vendimin e Gjykatës Vlorë, me nr 224/24.9 2004 dhe me numër 302/ 26.12.2006, me 3 vite burg për dhunim të simboleve shtetërore shqiptare.
Shqiptarët nuk mund e nuk duhet të votojnë njeriun që bën edhe sot fushatë me flamurin e Vorio Epirit i cili advokon autonominë e Vorio- Epirit, që tenton të prekë tërësinë territoriale të Shqipërisë, atdheut tonë.
Ilir Meta, Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi moshën e kryetarit të PD, Sali Berisha, gjat...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar detaje për dëshminë e tij në SPAK, dy dit...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar gjithashtu deklaratat e thëna një ditë më par&eum...
Gjergji Gjata KORÇË- Mjeku Gjergji Gjata ishte një prej emrave që u prezantua si kandidat i mundshëm në Korçë, ...
Sali Berisha BULQIZË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sërish dosjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. I pranishë...
Sali Berisha BULQIZË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar biznesin e kromit në Martanesh. I ndodhur në Bulqizë, Berisha tha se aty ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama duhet rrëzuar me çdo kusht nga 'karrigia'. I pranish&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali berisha thotë se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla kanë të n...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në Bulqizë për 32-vjetorin e themelimit të Partis&eum...
Sali Berisha BULQIZË- Kryedemokrati Sali Berisha ka shkuar sot në Bulqizë. Në fjalën e mbajtur para demokratëve, ai tha se PD...