LIVE UPDATES
Politike

“Arsyeja ka ndalur”/ Kreu i PDIU-së sulmon Ramën: Mos shkakto kosto dramatike në vend, ktheju zgjidhjes

20 Qershor 2019, 16:00 Nga DOSJA
“Arsyeja ka ndalur”/ Kreu i PDIU-së sulmon Ramën: Mos

TIRANË- Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi iu ka bërë thirrje çamëve dhe shqiptarëve që më datë 22 qershor të marshojnë drejt Qafë Botës, për të kujtuar gjenocidin grek mbi çamët, pasi ky vit shënon 75-vjetorin e masakrës ndaj çamëve.

Ai ka folur edhe për situatën politike në vend dhe  i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të kthehet drejt zgjidhjes politike dhe të mos shkaktojë më kosto dramatike për vendin.

Gjatë një konferencë për mediet, Idrizi ka thënë se arsyeja është arratisur nga PS tek Rilindja dhe ndaj, ai i ka bërë thirrje simpatizantëve të kësaj force politiike që t’i bashkohen në protestën e ditës së premte për të mbrojtur demokracinë dhe pluralizmin në vend.

Deklarata e plotë për media e kryetarit të PDIU-së Shpëtim Idrizi:

Jam sot para jush për dy arsye kryesore.

Vendi po kalon sot një situatë dramatike.

Palët po shkojnë drejt një përplasje qytetare, që në këto kushte është kthyer në një betejë, për të mbrojtur fitoren tonë më të madhe të këtyre 30 viteve, pluralizimin dhe demokracinë.

Në asnjë moment nuk mund të harrojmë përpjekjen tonë 70-vjeçare, në mbrojtje të demokracisë.

Sot dua t’ju drejtohem edhe me një apel të veçantë. Ky 27 Qershor shënon gjithashtu, 75-vjetorin e Genocidit  dhe spastrimit etnik, mbi shqiptarët e Çamërisë.

Janë 75-vjet Genocid, 75 vite pa drejtësi.

Nuk ka komunitet të vogël apo të madh, ka komunitet që mundet nga padrejtësia, harresa, koha, vitet, e ky komunitet është i destinuar të pushojë së egzistuari, të asimilohet.

Ky nuk është rasti i shqiptarëve të Çamërisë që kanë, 75 vjet që mbajnë të gjallë kujtesën, kulturën, historinë, dhe që luftojnë çdo ditë e do të luftojnë, deri sa të egzistojë bota, e shqiptari i fundit i Çamërisë, për drejtësi e dinjitet. Ne nuk harrojmë!

Gjej rastin ti bëj thirrje çdo shqiptari, e veçanërisht çdo shqiptari të Çamërisë, të na bashkohet në aktivitetet e Javës Çame, e cila do të nisë ditën e shtunë, më 22 Qershor, në Varrezat e Kllogjerit në Qafë Botë, në ora 18:00, për të përkujtuar e bërë homazh për të rënët, e për të mos i harruar kurrë, as NE, e as brezat që do vijnë.

Por sot PDIU është thellësisht e preokupuar për situatën politike, e cila është tejet e rrezikshme për Shqipërinë.

Sot Rilindja po ecën qorrazi e pa arsye, duke  e çuar vendin drejt kolapsit institucional dhe rrezikimit  të  pluralizmit politik.

Pika më e ulët arriti sot, kur u propozua nisma absurde ligjore,  për të ndaluar lëvizjen jashtë shtetit, të atyre që “rilindasit” do i konsiderojnë kundërshtarë politikë.

Me sa duket arsyeja ka ndalur së funksionuari!!!

Duhet ta kuptojë mirë cilido shqiptar, e veçanërisht iniciatorët e kësaj nisme, se lëvizjen e lirë të shqiptarëve, një nga fitoret më të mëdha të shqiptarëve pas pluralizmit e demokracisë, po e rrezikon sot, pikërisht keq-qeverisja aktuale, e cila po stërmbushet çdo ditë me skandale financiare, të ilegjitimitetit të pushtetit, krimit, korrupsionit, kanabizimit e varfërisë, që po mbillet përditë në shtëpitë e shqiptarëve.

Një pushtet i ardhur nga votat e vjedhura dhe bandat, siç po e tregojnë përgjimet e zbardhura të Rilindjes, sigurisht që sot do të shfaqet arrogant dhe dhunues ndaj qytetarëve të lirë të këtij vendi.

Por të jeni të sigurtë, që drejtësia do e gjejë rrugën e saj dhe pushteti në këtë vend, do të vijë vetëm nga vota e lirë e qytetarëve.

Në një vend ku të gjitha pushtetet kapen nga një njeri i vetëm, ekzekutivi, legjislativi, gjyqësori, media, prokuroria, kur pushojnë së funksionuari Gjykatat, pushon së funksionuari Demokracia.

Janë të gjitha këto arsye bashkë, se pse Edi Rama dhe Rilindja duhet ti thërrasin arsyes, e të kthehen drejt zgjidhjes politike, e të mos shkaktojnë më kosto dramatike për vendin.

Por meqënëse siç duket arsyeja është arratisur nga PS tek Rilindja, sot i bëj thirrje simpatizantëve e anëtarëve të PDIU-së dhe gjithë qytetarëve shqiptarë, të bashkohemi në protestën për mbrojtjen e demokracisë dhe pluralizmit, nesër  në ora 20:00, të gjithë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 75 vjetori i masakres se cameve edi rama kriza politike shpetim idrizi 75 vjetori i masakres se cameve edi rama kriza politike shpetim idrizi

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta