LIVE UPDATES
Politike

“Kam firmosur me Berishën, jo me Dulen!" Idrizi: Luftën e kemi me shtetin shqiptar dhe me shtetin grek, jo me minoritetin grek

Sipas tij Berisha duhet të mbajë përgjegjësi pse ka bërë koalicion me Dulen. Idrizi thekson se nuk është problemi te minoriteti grek në vendin tonë për të cilin tha se do ta mbështesë nëse i kërkohet, por sipas tij lufta e tij është me shtetin shqiptar dhe shtetin grek.

14 Mars 2025, 21:55 Nga M.B
“Kam firmosur me Berishën, jo me Dulen!" Idrizi: Luftën e
Shpëtim Idrizi

TIRANA- Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi, tha sot se ka bërë marrëveshje me PD-në e cila është programore, për shtetin e vogël, taksat e ulëta dhe çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. 

“Unë kam bërë marrëveshje me PD-në, e cila është programore; për shtetin e vogël, taksat e ulëta dhe çështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Se kë ka pas kësaj, një ditë shoh në TV që Berisha kishte bërë koalicion me 25 parti që 90% të tyre nuk i njoh”, tha Idrizi për A2CNN kur u pyet se është në të njëjtin koalicion me Vangjel Dulen e PBDNJ-së.

Sipas tij Berisha duhet të mbajë përgjegjësi pse ka bërë koalicion me Dulen. Idrizi thekson se nuk është problemi te minoriteti grek në vendin tonë për të cilin tha se do ta mbështesë nëse i kërkohet, por sipas tij lufta e tij është me shtetin shqiptar dhe shtetin grek.

“Më tha njëri që ke bërë koalicion me Sali Berishën mirë, po me Dulen nuk e ke bërë mirë. As e njoh e as e di dhe as e kam llogarit Vangjel Dulen. Sali Berisha duhet të mbajë përgjegjësi pse ka bërë koalicion me Dulen. Ata që duhet të kërkojnë llogari është që pse Sali Berisha ka bërë koalicion me Dulen?

Çështja e Çamërisë nuk është me Vangjel Dulen. Një ndër vështirësitë që kam patur me PD është që unë kam mbajtur për Belerin. Nëse Dule është i papranueshëm duhet të jetë për të gjitha forcat politike. Ne e kemi Vangjel Dulen, si përfaqësues i minoritetit grek, por duhet të jetë i papranueshëm për të gjitha forcat politike jo për PDIU, por edhe për PD e PS. Lufta jonë është me shtetin shqiptar dhe me shtetin grek, jo minoritetin grek.

Çfarë lidhje kam unë me minoritetin grek? Nëse do më kërkojnë ndihmë në parlament unë jam gati t’i mbështes. Problemi ynë është i shtetit shqiptar e grek, por nëse njerëzit e perceptojnë Dulen si negativist ka një gjë që nuk shkon. Ne kemi koalicion me PD unë kam firmos me Sali Berishën nuk e kushtëzoj Berishën e PD-se me kë do të bëjë koalicion”, tha Idrizi.

shpëtim idrizi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale