Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA– Prokurorët amerikanë kanë ngritur akuza ndaj gjashtë anëtarëve të grupit të ekstremit të djathtë “Three Percenters” (Tre përqindëshi) për komplot për të sulmuar Kapitolin e Shteteve të Bashkuara më 6 janar, thuhet në një padi të publikuar të enjten nga gjykata federale në Uashington.
Prokurorët federalë më parë kanë ngritur akuza të ngjashme komploti ndaj anëtarëve të dy grupeve të tjera të krahut të djathtë, “The Oath Keepers” dhe “The Proud Boys”. Këto raste në pritje janë ndër më të mëdhatë dhe më komplekset nga afërsisht 500 padi të tjera të përgatitura nga Departamenti i Drejtësisë që nga sulmi vdekjeprurës i mbështetësve të ish-Presidentit Donald Trump ndaj Kapitolit. Gjashtë burra, të gjithë nga Kalifornia, u përmendën në aktakuzë: Alan Hostetter, Russell Taylor, Eric Scott Warner, Felipe Antonio “Tony” Martinez, Derek Kinnison dhe Ronald Mele. Sipas aktakuzës, Hostetter në vitin 2020 themeloi grupin e quajtur “American Phoenix Project” që protestonte ndaj kufizimeve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Në aktakuzë thuhet se ky grup u bë një platformë që promovonte idenë për dhunë kundër udhëheqësve të qeverisë.
Hostetter dhe Taylor ishin shfaqur me Roger Stone, një mik i vjetër dhe këshilltar i Presidentit Trump, përpara Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara në një protestë mbi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, një ditë para trazirave të Kapitolit. Presidenti Trump e fali zotin Stone në dhjetor, duke i fshirë dënimin që rezultoi nga një hetim federal që dokumentoi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane të vitit 2016.
Një turmë e mbështetësve të zotit Trump sulmoi Kapitolin, ndërpreu çertifikimin zyrtar nga Kongresi të fitores së Presidentit Joe Biden, u përlesh me një forcë të mbingarkuar policie dhe zaptoi Dhomën e Përfaqësuesve dhe sallën e Senatit. Pesë persona vdiqën gjatë këtij incidenti.
Marrë nga VOA
(kle.mu./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se kishin hequr sanksionet ndaj tre ish-zyrtarëve dhe dy kompanive iraniane që më parë tregtonin produkte far...
SHBA– Reputacioni global i Amerikës është përmirësuar ndjeshëm që kur Joe Biden zëvendësoi Donald Trump-in si president, tregon një anketim i ri i Qendrës...
KOSOVË– Një aksident i rëndë ndodhi 4 ditë më parë në aksin rrugor Ferizaj- Shtime, ku u shua një familje e tërë. Si pasojë e plagëve të marra katër ...
EUROPA- Ka vite që përsëritet pretendimi, se shpëtimi i refugjatëve në det është një “faktor tërheqës“ për migrantët dhe refugjatët dhe ai e shton impulsin për ...
UASHINGTON- Gruaja e bosit meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman u deklarua fajtore për të ndihmuar burrin e saj të kontrabandonte narkotikë në SHBA. Med...
KOSOVË- Zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Rozafa Kelmendi është shprehur se deklarata e përbashkët e Samitit të sotëm në Tiranë është tërhequ...
ANGLI- Karta e re e Atlantikut që Presidenti Joe Biden dhe Kryeministri Boris Johnson nënshkruan ditën e sotme gjatë takimit të tyre dypalësh ka për qëllim të p...
SERBI- Mediat serbe kanë shkruar se deklarata e përbashkët në Samitin e sotëm në Tiranë nuk u nënshkrua, pasi Albin Kurti kërkoi që në dokument të shkruhej R...
ANGLI- Presidenti Joe Biden konfirmoi sot lajmin e dalë nga Shtëpia e Bardhë se SHBA do të dhurojë 500 milion doza vaksinash Pfizer, për vendet e varfëra. CNN s...
KOSOVË- Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka sygjeruar pasardhësit të tij Albin Kurti që të raportojë qasjen e tij në procesin e dialogut me Serb...