Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA– Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se kishin hequr sanksionet ndaj tre ish-zyrtarëve dhe dy kompanive iraniane që më parë tregtonin produkte farmaceutike iraniane. Masa që u cilësua nga një zyrtar amerikan si hap rutinë, por që mund të tregojë gatishmërinë e Uashingtonit për të lehtësuar sanksionet kur të jetë e justifikueshme.
Duke folur me kusht që të mos identifikohej me emër, zyrtari amerikan tha se ky hap nga Zyra e Departamentit të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja lidhej me përpjekjet për të nxitur kthimin e Iranit dhe të SHBA në parametrat e marrëveshjes bërthamore me Iranin të arritur në 2015.
Heqja e zyrtarëve dhe kompanive iraniane nga lista pasqyron “një ndryshim të verifikueshëm në sjellje apo status” të atyre që ishin nën sanksione dhe “dëshmon angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të hequr sanksionet në rast se ka ndryshime”.
Një zëdhënës i Departamentit të Thesarit tha se tre individët kishin dëshmuar se “nuk janë më në postet e mëparshme në ente që kanë lidhje me qeverinë iraniane” duke shtuar se nuk ka arsye për të mbajtur në fuqi sanksionet kundër tyre.
Çmimet e naftës në tregun botëror ranë përkohësisht të enjten pasi u njoftua nga disa grupe mediatike se ishin hequr sanksionet kundër zyrtarëve iranianë të naftës. Ky fakt tregon se sa peshë ka nafta iraniane në tregun botëror nëse Irani lejohet të shesë naftë lirisht.
Zyrtarët amerikanë dhe iranianë pritet të fillojnë raundin e gjashtë të bisedimeve jo të drejtpërdrejta në Vjenë këtë fundjavë lidhur me mënyrat që mund të shërbejnë për të kthyer dy palët në praktika që përputhen me marrëveshjen bërthamore, të njohur si Plani i Përbashkët i Përgjithshëm për Veprim.
Në bazë të marrëveshjes, Iranit i kufizohet programi bërthamor në mënyrë që të mos i lejohet të sigurojë material për prodhimin e armëve bërthamore. Si shkëmbim, Iranit i ofroheshin lehtësime në sanksionet amerikane, sanksionet e BE-së dhe OKB-së.
Ish-Presidenti Donald Trump e tërhoqi Amerikën nga marrëveshja në 2018, me argumentin se i ofronte Teheranit lëshime të tepërta për kufizime të pamjaftueshme të programit të tij bërthamor. Administrata Trump reagoi duke vënë sanksione që godisnin rëndë eksportet iranine të naftës.
Irani u kundërpërgjigj duke shkelur kushtet e vëna nga marrëveshja për programin bërthamor.
Presidenti Biden shpreson të negociojë kthimin e dy vendeve në marrëveshje gjë që kërkon diskutime të reja mbi kufizimet që mund të pranojë Irani dhe lehtësimet e sanksioneve që mund të ofrojë Uashingtoni.
Marrë nga VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Reputacioni global i Amerikës është përmirësuar ndjeshëm që kur Joe Biden zëvendësoi Donald Trump-in si president, tregon një anketim i ri i Qendrës...
KOSOVË– Një aksident i rëndë ndodhi 4 ditë më parë në aksin rrugor Ferizaj- Shtime, ku u shua një familje e tërë. Si pasojë e plagëve të marra katër ...
EUROPA- Ka vite që përsëritet pretendimi, se shpëtimi i refugjatëve në det është një “faktor tërheqës“ për migrantët dhe refugjatët dhe ai e shton impulsin për ...
UASHINGTON- Gruaja e bosit meksikan të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman u deklarua fajtore për të ndihmuar burrin e saj të kontrabandonte narkotikë në SHBA. Med...
KOSOVË- Zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Rozafa Kelmendi është shprehur se deklarata e përbashkët e Samitit të sotëm në Tiranë është tërhequ...
ANGLI- Karta e re e Atlantikut që Presidenti Joe Biden dhe Kryeministri Boris Johnson nënshkruan ditën e sotme gjatë takimit të tyre dypalësh ka për qëllim të p...
SERBI- Mediat serbe kanë shkruar se deklarata e përbashkët në Samitin e sotëm në Tiranë nuk u nënshkrua, pasi Albin Kurti kërkoi që në dokument të shkruhej R...
ANGLI- Presidenti Joe Biden konfirmoi sot lajmin e dalë nga Shtëpia e Bardhë se SHBA do të dhurojë 500 milion doza vaksinash Pfizer, për vendet e varfëra. CNN s...
KOSOVË- Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka sygjeruar pasardhësit të tij Albin Kurti që të raportojë qasjen e tij në procesin e dialogut me Serb...
KOSOVË- Ministria e Drejtësisë ka njoftuar nga tani e tujte do të shërbejë, si rrugë lidhëse për dërgimin e pakove nga familjarët për ish-krerët e UÇ...