LIVE UPDATES
Bota

Politika e rregullimit të migracionit të BE-së/ DW: Shpëtimit i refugjatëve në det “faktor tërheqës“

10 Qershor 2021, 20:44 Nga DOSJA
Politika e rregullimit të migracionit të BE-së/ DW:

EUROPA- Ka vite që përsëritet pretendimi, se shpëtimi i refugjatëve në det është një “faktor tërheqës“ për migrantët dhe refugjatët dhe ai e shton impulsin për të ardhur në Europë. Po çfarë thonë faktet për këtë?

Përse bëhet fjalë në debat?

Argumenti është, se gjithnjë e më shumë njerëz guxojnë t’i hyjnë rrugës së rrezikshme detare nga Libia apo Maroku në Europë, nëse e dinë, se mund të shpëtohen nga gomonet e tyre shpesh të papërshtatshme për një udhëtim të tillë. Sidomos politikanet e politikanët konservatorë shohin tek shpëtimi në det një impuls që e shton migracionin dhe kritikojnë organizata si Sea-Ëatch apo Sea-Eye, që kanë shpëtuar disa dhjetëra mijëra jetë në Mesdhe. Anije të BE nuk patrullojnë më në këtë itinerar të migracionit, më së voni që kur mori fundi misioni „Sophia” në pranverën e vitit 2020. Edhe shpëtimi në det nga ana e vetë shteteve është kufizuar shumë, sepse vende si Italia apo Austria kanë frikë, se kjo strategji çon në rritjen e numrit të migrantëve dhe refugjatëve.

Faktorët “push” dhe “pull” luajnë rol në politikën e rregullimit të migracionit të BE. Me faktorët „push” nënkuptohen rrethanat që i detyrojnë njerëzit të lenë vendet e tyre, si lufta apo katastrofa ekologjike, kurse faktorët “pull” përfshijnë gjithçka që i tërheq njerëzit drejt Europës, apo krijon impulse që të vijnë në Europë. Këtu renditen edhe stabiliteti politik dhe mirëqenia, por edhe ligjet liberale të migracionit.

Cila është gjendja e studimore?

Nuk ka shumë studime të plota mbi këtë debat. Sipas Julian Wucherpfennig, profesor në Hertie School of Governance në Berlin, kjo nga njëra anë lidhet me mungesën e fakteve nga ana tjetër me kompleksitetin e çështjes. “Shkak dhe pasojë këtu janë të vështira të ndahen”, thekson studiuesi. “Kjo është sikur unë do të hulumtoja nëse numri i kujdestarëve në pishina do të kishte një ndikim në numrin e notuesve.”

Megjithatë ka disa studime të rëndësishme mbi këtë temë. “Blaming the Rescuers” (2017) nga Charles Heller dhe Lorenzo Pezzani nga Universiteti i Londrës ka marrë në konsideratë se kur dhe sa njerëz deri në vitin 2016 erdhën përmes Mesdheut. Këto të dhëna studiuesit i përballën me ato kohë, kur kanë qenë aktive në Mesdhe misionet e shpëtimit dhe ato kufitare. Studiuesit nuk vunë re një lidhje mes të dy faktorëve.

Kurse Elias Steinhilper nga „Scuola Normale Superiore di Pisa” dhe Rob J. Gruijters nga Universiteti i Oksfordit në studimin e tyre të vitit 2018 për politikat dhe realitetin e shpëtimit në Mesdhe arrijnë në konkluzionin, se „mungesa e misioneve të shpëtimit në det nuk i tremb njerëzit nga marrja e rrugës për kalimin e detit.”

2015: Shifra të ulta megjithë OJQ-të?

Dosieri “Sea Rescue NGOs: A Pull Factor of Irregular Immigration?” – Shpëtimi në det nga OJQ-të – faktor tërheqës për imigracionin e parregullt? trajton temën e shpëtimit civil në det dhe mundësinë e të qenit impuls për shtimin e migracionit. Eugenio Cusumano nga Instituti Universitar Europian dhe Matteo Villa nga Instituti italian për Studimet Ndërkombëtare Politike kanë analizuar lëvizjet e migracionit nga Libia për në Itali në vitet 2014 dhe 2019, studiuesit „nuk gjetën asnjë lidhje mes prezencës së OJQ-ve në det numrit të migrantëve.”

Nga viti 2015 është ulur numri i ardhjeve nga Libia, megjithëse numri i OJQ-ve për shpëtimin e migrantëve u rrit. Rezultatet tonë e vënë në dyshim pretendimin, se misionet jo shtetërore të shpëtimit në det janë faktor tërheqës për migracionin  e parregullt në Mesdhe, thuhet në studimin e vitit 2019.

“Pasojë e paqëllimshme” e shpëtimit në det

Claudio Deiana i Universitetit Cagliari, Vikram Maheshri i Universitetit Houston dhe Giovanni Mastrobuoni nga Universiteti i Torinos në studimin e tyre „Migrantët në det: Pasoja të paqëllimshme të operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit” arrijnë në një konkluzion tjetër. Në një model ekonomik të tyre numri i refugjatëve që vijnë përmes detit vendoset në relacion me intensitetin e dëshirës për të ardhur në Europë dhe koston apo suksesin e një rruge detare. Studiuesit thonë, se forcimi i aktiviteteve të shpëtimit në Mesdhe, ka bërë që kontrabandistët të kalojnë nga varka të përshtatshme për udhëtim në gomone të papërshtatshme për udhëtime të tilla. Në tërësi thonë ata, mund të vihet re një „pasojë e paqëllimshme” e shpëtimit në det, që do të thotë, se rrugës drejt Europës i kanë hyrë më shumë njerëz në kushte më të këqija. Por ky studim është ndër të vetmit që arrin në përfundime të tilla, se gati të gjitha studimet e tjera provojnë të kundërtën.

Për shumë studiues megjithatë është logjike, që aktivitetet e shpëtimit në det të kenë një ndikim tek sjellja e kontrabandistëve dhe jo ajo e refugjatëve. Ata sipas konkluzionit të tre studiuesve, Deiana, Maheshri dhe Mastrobuoni përdorin gomone të papërshtatshme dhe i furnizojnë ato me pak naftë. Safa Msehli, zëdhënëse e Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, (IOM), nuk e quan të kuptueshme këtë. „Realiteti është, se ka shumë faktorë të tjerë, që luajnë rol për kontrabandistët, si për shembull kushtet e motit, dhe kontrollet bregdetare nga autoritetet libiane. Kemi parë në vitet e fundit, edhe në kohët, kur nuk ka pasur misione në det, një numër udhëtimesh nga Libia, dhe sipas kësaj edhe shumë të vdekur.”

Faktorët tërheqës luajnë rol më shumë për migrantët dhe refugjatët

Studiuesit Eleanor Gordan dhe Henrik Larsen shprehen, se gati nuk merret parasysh, se janë faktorët tërheqës, ata që janë shumë më të rëndësishëm për migrantët dhe refugjatët, si lufta, përndjekja politike dhe varfëria ekstreme. Sipas zëdhënëses së IOM, Msehli këto faktorë janë më të rëndësishëm se të gjithë tjerët. „Njerëzit kanë probleme ekzistenciale në vendet e tyre, dhe në rrugën e tyre përjetojnë shfrytëzim, arrestime dhe tortura.”

Në formë të përmbledhur mund të thuhet, se nuk provohet një lidhje e drejtpërdrejtë mes misioneve të shpëtimit në det dhe fluksit të refugjatëve e migrantëve në Europë. Shumica e studimeve thonë, se misionet e shpëtimit në det nuk e rrisin numrin e udhëtimeve të refugjatëve. Krahasuar me faktorë të tjerë shpëtimi në det luan një rol të vogël. Por po ashtu studimet nuk e hedhin poshtë plotësisht, se shpëtimi në det ka efektin e një faktori tërheqës të migracionit. Gati të gjithë studiuesit thonë, se kanë nevojë për më shumë të dhëna dhe studime të tjera.

Për politikën e BE, kjo do të thotë, se reduktimi i misioneve të shpëtimit në det dhe pengimi i misioneve civile bazohen në pretendime të paprovuara plotësisht. Matteo Villa, një nga studiuesit e lartpërmendur, shkruan në një artikull për “die Zeit”, se shpëtimi në det duket kaq logjik si faktor tërheqës për emigrimin, saqë ky argument as nuk vihet në pikëpyetje e nuk priten prova për këtë. Në një kohë studimet e deritanishme të lenë të kuptosh, se mund të shpëtoheshin më shumë jetë njerëzish, “pa rrezikuar, që gjithnjë e më shumë vetë të marrin rrugën drejt europës. Për fat të keq BE ka zgjedhur një rrugë tjetër.”

Të gjithë studiuesit që kanë folur për Deutsche Wellen, përmendin edhe dimensionin etik dhe ligjor të shpëtimit në det. Sipas së drejtës ndërkombëtare duhet që njerëzit në det të hapur të shpëtohen dhe të sillen në një vend të sigurt.

Marrë nga DW

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota claudio deiana eleanor gordan giovanni mastrobuoni henrik larsen iom matteo villa vikram maheshri claudio deiana eleanor gordan giovanni mastrobuoni henrik larsen iom matteo villa vikram maheshri

Sondazh

Poll
Bota 10 Qershor 2021, 17:47

MAQEDONI E VERIUT- Partia Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ka komentuar dekretin e Presidentit Joe Biden, në lidhje me korrupsionin në Ballkanin Pe...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet