2 Dhjetor 2024, 23:38
Nga DOSJA
ITALI - Xhovani Gini, presidenti i Vëllazërisë Ushtarake të Firences e cila kontrollon ambulancën që transportoi Edoardo Bove drejt spitalit, ka treguar se si është ndjekur hap pas hapi protokolli, duke shpjeguar etapat e lëvizjeve që i shpëtuan jetën futbollistit që pësoi kolaps gjatë Fiorentina-Inter.
“Kanë kaluar 4 minuta nga momenti kur Bove ra në fushë, deri te vendosja e tij në ambulancë. Transporti nga stadiumi në spitalin “Careggi” zgjati edhe 4 minuta të tjera. Ai hyri në dhomën e kuqe në “Careggi” 13 minuta pas episodit. Po flasim për një problem që ne e përkufizojmë si ‘në varësi të kohës’. Nga ana jonë ka pasur organizim dhe jo improvizim.
Gjithçka që është bërë, është rezultat i një protokolli midis Vëllazërisë Ushtarake, spitalit “Misericordia” e Firences dhe Fiorentinës. Ambulanca nuk hyri në fushë sepse ekzistonte rreziku që të mos dilte për shkak të terrenit të lojës, mund të ngecte. Ekipet që janë brenda fushës kanë të njëjtat pajisje që janë brenda ambulancës, kanë gjithçka në çantat e shpinës. Ne jemi shumë të trajnuar, edhe nga pikëpamja emocionale”, tha ai për “ANSA” duke treguar se udhëtimi drejt spitalit kishte qenë në situatë kritike për jetën.
“Ai nuk ishte i vetëdijshëm. Në atë udhëtim ata defibriluan dhe kryen manovra ringjalljeje: Problemi ishte i gjerë”. Ndërhyrja e njerëzve që janë afër futbollistit në momente të tilla, shpesh cilësohet vendimtare, por Gini bëri të qartë se më mirë duhej që t’i hapej rruga ekspertëve, nëse të pranishmit nuk ishin të trajnuar. “Duhet sqaruar kjo gjë. Padyshim që e vlerësojmë gjestin, por improvizimi nuk është zgjidhje. Manovra që u krye duke futur gishtat në gojën e Bove nuk këshillohet, për dy arsye. Si fillim duke qenë se pacienti mund të mbyllë papritur gojën, ai rrezikon të krijojë lëndime shumë të rënda në gishta.
E dyta është se në atë moment mund të bëhen plagë brenda gojës, gjakderdhja e të cilave mund të jetë e vështirë për një pacient të asaj natyre. E përsëris, ne e vlerësojmë gjestin, por dua të nënvizoj rëndësinë e marrjes së kurseve të shpëtimit. Bëhet fjalë të ndjekësh disa orë kurse, por ato orë mund të shpëtojnë jetë”, tha ai.
B.T (Dosja.al)
Sport
2 Dhjetor 2024, 23:34
TURQI - Fenerbahçe ka mundur Gaziantepin me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së 14-të të Superligës së Turqis&eum...
Sport
2 Dhjetor 2024, 23:31
ITALI - Atalanta ka arritur të mposhtë Romën në “Olimpico” me rezultatin 2-0 në kuadër të xhiros së 14-t&eum...
Sport
2 Dhjetor 2024, 21:01
SPANJE - Më 6 nëntor, Lamine Yamal ishte titullar për herë të fundit me Barcelonën, në fitoren në sht&eum...
Sport
2 Dhjetor 2024, 20:26
FRANCE - Grupi Red Bull ka qenë zyrtarisht një aksionar minoritar në Paris FC, emblema e Ligue 2 në Francë, që nga 29 nënto...
Sport
2 Dhjetor 2024, 20:09
GJERMANI - Kushdo që ndjek çështjet aktuale në Bayern Munich e di se një nga prioritetet e drejtuesve të klubit bavarez ë...
Sport
2 Dhjetor 2024, 19:56
SPANJE - Në shtator të vitit 2018, legjenda braziliane Ronaldo Fenomeni bleu 51% të aksioneve të skuadrës spanjole të Valladolidit...
Sport
2 Dhjetor 2024, 19:46
FRANCE - Historia mes Kylian Mbappe dhe Paris Saint-Germain nuk ka përfunduar ende! Që kur kapiteni i skuadrës franceze u lar...
Sport
2 Dhjetor 2024, 19:15
ITALI - Pas vizitës te Edoardo Bove në spitalin Careggi, drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, Alessandro Ferrari, ...
Sport
2 Dhjetor 2024, 17:59
SPANJE - Pas humbjes kundër Liverpoolit në Champions League, Real Madridi u rikthye në kampionat dhe mposhti Getafen, 2-0 , ndeshje n&e...
Sport
2 Dhjetor 2024, 17:32
FRANCE - Jesé Rodriguez nuk ka kujtime të mira nga koha e tij në PSG. Sulmuesi spanjol, i stërvitur në Real Madrid, i cili vazhdoi ...