7 Dhjetor 2023, 11:11
Nga DOSJA

BRAZIL - Uruguajani Luis Suarez luajti ndeshjen e tij të fundit në ligën braziliane dhe shënoi dy gola në fitoren 2-3 të Grêmio ndaj Fluminense, e cila i dha skuadrës së Porto Alegre titullin e nënkampione së Brazilit.
Ish-lojtari i Barcelonës dhe Atlético Madridit barazoi rezultatin në minutën e 41-të, pas një pasimi të paraguajanit Mathías Villasanti, pasi kolumbiani Jhon Arias kishte kaluar skuadrën e Rio de Zhaneiros në avantazh.
Goli i dytë i Suárez dhe i treti për Grêmio, u shënua në minutën e 63-të, nga një penallti e fituar nga vetë uruguajani dhe e ekzekutuar me ‘Panenka’. Suarez përfundoi gjithashtu si golashënuesi i dytë i turneut me 17 gola, po aq nga Tiquinho Soares (Botafogo) dhe tre më pak nga Paulinho (Atlético Mineiro), i cili doli si golashënuesi më i mirë.
Pa dhënë asnjë tregues se cili do të jetë klubi i tij i ardhshëm në vitin 2024, që duket të jetë Inter Miami, Suarez shprehu nostalgjinë e tij për largimin nga skuadra braziliane.
"Është perfekte ta mbyllim vitin me Grêmio për shkak të gjithçkaje që ka ndodhur. Mbyllja e një viti në “Maracaná”, tempulli i futbollit botëror, mendoj se ka qenë fantastike,"- festoi Suarez në fund të ndeshjes në një prononcim për “TV Globo”. Uruguajani kujton se Grêmio, pa lojtarë të njohur dhe të rikthyer nga liga e dytë, "bëri më të mirën për tifozët", të cilët gjithmonë i mbështesnin.
“Gruaja ime më tha dje: “Shko dhe argëtohu shumë, sepse e meriton për vitin që ke kaluar në Brazil.” Kështu bëra sot, erdha të kënaqem, të argëtohem, të shënoj gola dhe të ndihmoj Grêmio të kthehem në Libertadores”, tha ai. Gjithsej me 29 gola dhe 17 asistime në të gjitha turnetë e luajtura këtë vit me Grêmio, një rekord që e bëri Luis Suarez edhe një herë të thirret në kombëtaren e vendit të tij.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 Dhjetor 2023, 10:50
ITALI - Kupa e Afrikës dhe ajo e Azisë do të jenë turnetë e parë për vitin 2024. Kupa e Afrikës është parashik...
Sport
7 Dhjetor 2023, 10:46
BRAZIL - Për herë të parë në historinë e saj 111-vjeçare, klubi brazilian i Santos do të luajë sezonin e ardhsh&e...
Sport
7 Dhjetor 2023, 10:27
ANGLI - Pep Guardiola, trajneri i Mançester Sitit, foli për lamtumirën e tij të supozuar në paraqitjen paraprake të ndesh...
Sport
7 Dhjetor 2023, 10:03
GJERMANI - Sezoni i Dortmundit po bëhet një slitë. Në Champions League ai i ka befasuar të gjithë, duke udh&eu...
Sport
7 Dhjetor 2023, 09:43
BRAZIL - Këtë natë, Brazili e kaloi në ritmin e një dite të fundit të kampionatit me shumë çështje në...
Sport
7 Dhjetor 2023, 09:08
ITALI - Rinovoni, rinovoni dhe rinovoni përsëri. Është fjala me të cilën Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv i Ju...
Sport
7 Dhjetor 2023, 08:53
ANGLI - I mbërritur në Real Madrid vetëm pak muaj më parë nga Borussia Dortmund për rreth 100 milionë euro, Jude Bellingham &...
Sport
7 Dhjetor 2023, 08:00
SPANJE - Viktimë e një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë, të shkaktuar gjatë muajit gus...
Sport
7 Dhjetor 2023, 07:30
ANGLI - I munguar për shkak të lëndimit që nga gushti, Kevin De Bruyne u përfshi në listën e lojtarëve të p&...
Sport
7 Dhjetor 2023, 06:01
GJERMANI - Një javë përpara se të presë PSG për Champions League, Borussia Dortmund nuk është e qetësuar.
...