"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Ekonomi
Sondazhi me bizneset gjermane, 63% e vlerësojnë negativisht situatën ekonomike, por rriten shpresat për përmirësim
9 Qershor 2021, 05:21Nga DOSJA
SHQIPËRI– Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka publikuar rezultatet e anketimit vjetor për klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri. Në anketimin mbi klimën e biznesit, i cili u plotësua nga kompanitë anëtare të DIHA-s në periudhën mars-prill 2021, situata aktuale ekonomike duket të jetë më pak pozitive, ku 63% e të anketuarve e vlerësojnë negativisht (2020: 54%). Vetëm 8% e të anketuarve e vlerësojnë më “mirë” situatën ekonomike, ndërkohë që nuk ka pothuajse asnjë ndryshim me vitin e kaluar që ishte 9%.
29% e kompanive e vlerësojnë situatën ekonomike si “të kënaqshme” (2020: 38%). 23% e të anketuarve vlerësojnë pritshmëritë për situatën ekonomike më mirë, ndërkohë që vitin e kaluar këtë vlerësim e kishin vetëm 5% e bizneseve.
Vitin e kaluar anketimi është zhvilluar në shkurt 2020, pra sapo kishin filluar efektet e pandemisë. Duket se pas një viti të vështirë, kompanitë shpresojnë në përmirësimin e situatës. 38% e kompanive vlerësojnë si të „pandryshuar“ pritshmëritë për situatën ekonomike (2020: 52%), ndërsa 40% e tyre e vlerësojnë negativisht (2020: 43%).
Ndër faktorët, të cilët ndikojnë në zgjedhjen e një destinacioni investimesh, janë vlerësuar me notë maksimale kualifikimi i punonjësve, produktiviteti dhe motivimi i tyre dhe arsimimi akademik. Për më tepër, një ndryshim pozitiv dallohet edhe tek faktorët që më parë shiheshin në mënyrë shumë kritike, si “Stabiliteti politik dhe social” dhe “Parashikueshmëria e politikave ekonomike”.
Në këtë anketim, bizneset kanë qenë përgjithësisht më skeptikë ndaj zhvillimit të vendit dhe më optimistë për sa i përket bizneseve të tyre. Krahas faktit që kemi lënë pas një vit shumë të vështirë dhe me pasiguri maksimale për shumicën e sektorëve, kjo shpjegon edhe një rënie të dëshirës për të ri-investuar, apo për të rritur numrin e punonjësve.
Në përgjigje të pyetjes “Kur mendoni se mund të arrini xhiron që biznesi juaj ka patur përpara fillimit te pandemisë?” 36% e të anketuarve parashikojnë në vitin 2023 ose më vonë, 31% në vitin 2022, 15% në gjysmën e dytë të vitit 2021, 2% në gjysmën e parë të vitit 2021. Ndërkohë 6% e bizneseve mendojnë se nuk do të mund të rikthehen ne nivelet e të ardhurave përpara pandemisë dhe 10% e të anketuarve e kanë arritur tashmë xhiron e mëparshme.
Zëvendëspresidentja e DIHA-s, znj. Ulrike Bega u shpreh në fjalën e saj përshëndetëse se shumë biznese pësuan një goditje të rëndë nga pandemia dhe ekonomia vazhdon të vuajë pasojat, të cilat do të vijojnë të ndjehen edhe pas përmirësimit të situatës shëndetësore, që fatmirësisht duket se po afron, duke qenë se numri i rasteve me Covid-19 po zvogëlohet ditë pas dite. Megjithatë ajo theksoi se rezultatet e pyetësorit mbi klimën e biznesit tregojnë se pavarësisht situatës së vështirë, dallohet dritë në fund të tunelit. Për të ndihmuar në kalimin e kësaj situate të vështirë, si dhe për të bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të jetuar dhe për të bërë biznes, ajo ftoi të gjithë bashkëpunëtorët dhe anëtarët e DIHA-s, të vazhdojnë punën e përbashkët intensive. Ajo shprehu besimin se pavarësisht vështirësive të dukshme që po kalon aktualisht, Shqipëria ka një perspektivë shumë pozitive për të ardhmen dhe do të jetë një ndër vendet më të mirë për të jetuar pas dy apo tre dekadash.
Ambasadori Gjerman, z. Peter Zingraf theksoi në fjalën e tij se “Sundimi i ligjit dhe transparenca kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë vendimtare për klimën e investimeve, zhvillimin ekonomik të vendit dhe gjithashtu nëse mund të shtoj, për procesin e integrimit në BE. Tashmë është e rëndësishme që hapat e ndërmarrë deri më tani në
këto fusha të ndiqen në vazhdimësi – një proces në të cilin Shqipëria do të vazhdojë të ketë mbështetjen e plotë të Gjermanisë. Gjermania po ndihmon në zbutjen e pasojave ekonomike të pandemisë Covid-19, për shembull duke mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes një strukture këshilluese dhe programeve të garantimit.”
Ministri i Sipërmarrjes, z. Eduard Shalsi vlerësoi se anketime të tilla janë të rëndësishme, sepse ndihmojnë Qeverinë për të kuptuar më qartë se ku duhet të përqendrohet puna. Ai theksoi se bizneset jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën, po kalojnë një periudhë të vështirë dhe Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes punon në mënyrë të vazhdueshme për të lehtësuar dhe përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet bizneseve dhe Qeverisë. Ai përmendi planin për themelimin e një strukture koordinative për të rritur dialogun mes qeverisë dhe biznesit, si një mënyrë për të mbledhur drejtpërdrejt feedback, jo vetëm mbi problemet e bizneseve, por edhe propozime konkrete për zgjidhje, veçanërisht kur bëhet fjalë për bizneset e huaja që mund të ndajnë përvojat e vendeve nga vijnë.
Mbi anketimin Nga data 17 mars deri më 16 prill 2021, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, së bashku me 16 Dhoma Gjermane të Tregtisë me Jashtë (AHK) në Rajonin e Europës Qendrore dhe Juglindore (EQJL), realizoi me kompanitë anëtare anketimin vjetor mbi klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri. Nga të gjitha zyrat (AHK) të rajonit EQJL morën pjesë në këtë anketim 1485 kompani, nga të cilat 48 ishin nga Shqipëria. Kjo korrespondon me një pjesëmarrje prej 60 % të kompanive anëtare të DIHA-s. Pjesëmarrësit marrin pjesë në këtë anketim online dhe përgjigjet analizohen në mënyrë anonime. Tematika dhe gama e pyetjeve është për të gjitha vendet njësoj.
Marrë nga Monitor,al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Kompania austriake që menaxhon Lotarinë Kombëtare pritet të largohet nga Shqipëria pas përfundimit të vlefshmërisë së licencës së fituar në vitin 2012.Burime pr...
VLORË– Vlora ne kaos/ Rruge te prishura e plehra, pensionisti italian ngre alarmin.Në prag të sezonit turistik dhe kur vendi ynë pret një bum turistësh edh...
TIRANË- Fiks Fare trajtoi problemin e zonjës Resmija Hasa, nga fshati Grekan Belsh, e cila ankohej për avokatin Nazmi Dervishi, që sipas saj po e zvarriste...
TIRANË– Sektori i ndërtimit është përfshirë në zhvillime të vrullshme prej rindërtimit të pasojave të tërmetit dhe banesave në Tiranë, por kostot po ...
TIRANË– Numri i personave që kërkojnë të punësohen nga Zyrat e Punës shënoi rritje të shpejtë gjatë pandemisë Covid-19, nga marsi 2020 në marsin 2020...
TIRANË– Zhvillimi i ndërmarrjeve të mikro, të vogla dhe të mesme është në qendër të një projektligji të hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomi...
Përdorimi i internetit nga celularët ka shënuar rritje edhe në tremujorin e parë të këtij viti dhe në raport me janar-mars 2020 ishte të paktën 33 për qind më s...
Pritjet inflacioniste në ekonominë shqiptare ngelen të dobëta, pavarësisht se ekonomia duket të ketë hyrë në një cikël të ngadaltë përmirësimi pas krizës së pan...
TIRANË– Pandemia Covid -19 e rriti në rekorde numrin e personave që humbën jetën në vitin 2020, por sipas të dhënave të INSTAT një pjesë e madhe e ty...
TIRANË- Hitparade i absurdit shqiptar.Disa fëmijë në Linzë i bëjnë thirrje qeverisë dhe kryeministrit, që të rregullojë rrugën e tyre, pasi nuk munden të l...