Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Pritjet inflacioniste në ekonominë shqiptare ngelen të dobëta, pavarësisht se ekonomia duket të ketë hyrë në një cikël të ngadaltë përmirësimi pas krizës së pandemisë. Anketimet e Bankës së Shqipërisë në anketën e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve treguan se pritshmëritë për nivelin e çmimeve në të ardhmen ngelen negative për shumicën e sektorëve, me përjashtim të sektorit të ndërtimit.
Pritshmëria për çmimet është veçanërisht negative në sektorin e industrisë. Për majin, treguesi që tregon balancën e pritjes së çmimeve për të ardhmen ishte negative me 23.2 pikë përqindje, në rënie të mëtejshme nga niveli 17.4% i muajit prill. Megjithatë, ky tregues është në nivele disi më të përmirësuara krahasuar me tremujorin e fundit 2020 dhe atë të parë të këtij viti, kur rënia kishte qenë më shumë se 30 pikë përqindje.
Edhe në sektorin e shërbimeve pritshmëria për rritje të çmimeve është e dobët. Për majin ky tregues ishte lehtësisht pozitiv, me 0.2 pikë përqindje, por në rënie të ndjeshme krahasuar me tre muajt e mëparshëm. Megjithëse ndodhemi në prag të sezonit turistik, ky element nuk është reflektuar në pritshmëritë e bizneseve të shërbimeve për ecurinë e ardhshme të çmimeve.
Ndërtimi vazhdon të ketë diferenca të mëdha me sektorët e tjerë për sa i takon pritshmërisë për çmimet, fakt që ndikohet kryesisht nga ecuria e tyre faktike në vitet e fundit.
As pandemia nuk solli frenim të rritjes së çmimeve në këtë treg, ndërsa pritshmëritë e bizneseve ngelen sërish në territor të rritjes pozitive. Megjithatë, për majin pritshmëria e rritjes zbriti në 6.9%, në nivelin më të ulët që prej muajit janar. Në fund të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë vlerësonte se çmimet e banesave ishin në rritje dyshfrore, me 11.3% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Pritjet e bizneseve janë një faktor që monitorohet nga bankat qendrore për qëllimet e politikave monetare, sepse ato kanë një ndikim në ecurinë e inflacionit në të ardhmen e afërt. Inflacioni ka shfaqur një tendencë të lehtë rritëse në muajt e parë të këtij viti, por ai ngelet ende nën intervalin e poshtëm të objektivit të Bankës së Shqipërisë, prej 2%.
Treguesi i inflacionit bazë, që e zhvesh rritjen e çmimeve nga komponentët afatshkurtër dhe me luhatshmëri të lartë, për tremujorin e parë të vitit ishte në nivelin 1.5%. Banka e Shqipërisë nuk pret që inflacioni të rikthehet në objektiv para fundit të vitit 2022 dhe e ka shprehur qartë që kursi i politikës monetare duhet të vazhdojë të jetë stimulues, pavarësisht optimizmit për kthimin e rritjes ekonomike duke filluar që nga ky vit./ E.Shehu
Marrë nga Monitor.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Pandemia Covid -19 e rriti në rekorde numrin e personave që humbën jetën në vitin 2020, por sipas të dhënave të INSTAT një pjesë e madhe e ty...
TIRANË- Hitparade i absurdit shqiptar.Disa fëmijë në Linzë i bëjnë thirrje qeverisë dhe kryeministrit, që të rregullojë rrugën e tyre, pasi nuk munden të l...
TIRANË– Pushteti vendor nuk është i përgatitur për të përballuar emergjenca! Mesa duket qeveria nuk ka nxjerrë “mësime” nga tërmeti i vit...
TIRANË- Sot maturantët i janë nënshtruar provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Kohëzgjatia për zgjidhjen e provimit është rreth dy orë, por tezat kanë q...
TIRANË– Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) u rrit në maj për të gjashtin muaj radhazi, duke konfirmuar përmirësimin gradual të besimit të bizneseve ...
Në korrik fillon procesi i fiskalizimit për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021. Ndërsa për tr...
TIRANË– Kredia për blerjen e banesave nga individët po shënon vlera rekord në muajt e parë të këtij viti. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë s...
TIRANË– Importi i bananeve në vitin 2020 arriti një tjetër rekord historik. Sipas të dhënave zyrtare nga Doganat janë 27 milionë kilogramë (27 mijë tonë) b...
TIRANË– Shumë sektorë u vunë në vështirësi në vitin 2020, si rrjedhojë e karantinës së fortë në mars-maj, dhe më pas të kufizimeve më të lehta që vij...
Periudha e gjatë e pandemisë, e shoqëruar me masat kufizuese për mospërhapjen e virusit, sipas shoqatave joqeveritare që veprojnë në Shqipëri, ka ndikuar në sht...