Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Pandemia Covid -19 e rriti në rekorde numrin e personave që humbën jetën në vitin 2020, por sipas të dhënave të INSTAT një pjesë e madhe e tyre ndodhen në ambientet e shtëpive dhe jo në spital. Në krahasim me mesataren 2016-2019 vdekjet në shtëpi u rritën me 28% më 2020, ndërsa vdekjet në spitale u rriten me 60 për qind, ndërkohe që shihet të kenë rënë në mënyrë të dukshme vdekjet në vende të tjera si rrugë etj.
Në vitin 2020 në ambientet e shtëpive humbën jetën 20784 persona raportoi INSTAT me një rritje 31.7% në raport me vitin 2019, ose 5,011 persona më shumë. Pjesa më e madhe e fataliteteve në shtëpi kanë për shkak pandeminë Covid-19, pasi shumë persona vendosën të trajtohen në shtëpi, për shkak të mbingarkesës në spitale, por kjo mënyrë ka rezultuar dramatike për ta. Të dhënat mbi vdekjet shtesë në spitale tregojnë se, ato ishin më të larta se, raportimet zyrtare. Nga marsi deri në fund të dhjetorit 2020 nga të dhënat zyrtare u raportuan 1,181 vdekje nga covid-19, por gjatë kësaj periudhe vdekjet shtese në spitale ishin i 2,083 ose 76 për qind më të larta se vdekjet zyrtare të raportuara nga Covid-19.
Nga ana tjetër jetët e humbura jashtë shtëpisë dhe spitaleve pësuan rënie për shkak të pandemisë, për shkak të masave kufizuese. Në vitin 2020 në vendndodhjen “tjetër” përveç shtëpisë dhe spitaleve humbën jetën 547 persona më një rënie 67% në raport me mesataren 2016-2020. Kjo kategori përfaqëson aksidentet rrugore dhe të tjera, të cilat ishin më të ulëta në numër për shkak se pandemia i kufizoi se tepërmi lëvizjet vitin e kaluar.
Në total, në 2020-n, humbën jetën 27,605 persona, me një rritje prej rreth 26% në raport me vitin e mëparshëm, ose rreth 5,700 persona më shumë. Pjesa dërmuese e vdekjeve shtesë në vitin 2020 u justifikuan me diagnozat e sëmundjeve të zemrës dhe shkaqe të panjohura, sipas publikimit të INSTAT mbi shkaqet e vdekjeve më 2020.
Sipas të dhënave 47 për qind e vdekjeve shtesë ishin si rrjedhojë e Grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut (+2,706), ndërsa 20 për qind vdekjeve shtesë ishte për shkaqe të panjohura ose 1,141 persona më shumë se, mesatarja e viteve 2016-2019.
Ndërsa 32 për qind e vdekjeve shtesë ishin sëmundjet e “Aparati i frymëmarrjes” që përfshin Covid-19 ose 1878 persona më shumë se mesatarja 2016-2019. Gjithsej shtesa e vdekjeve nga kjo grup sëmundje ishte 1,879.
Zyrtarisht, Ministria e Shëndetësisë deklaroi në vitin 2020 rreth 1,180 humbje jete nga Covid-19, duke shpjeguar më pak se një të tretën e shtesës së vdekjeve në 2020-n, në raport me mesataren e 2016-2019.
Sipas INSTAT, 9% e totalit të fataliteteve në vitin 2020 erdhën nga sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes, duke e bërë Covid-19 zyrtarisht sëmundjen e tretë më vdekjeprurëse në vend pas qarkullimit të gjakut dhe tumoreve.
Të dhënat e tjera të INSTAT treguan se vdekshmëria u shtua më shumë tek meshkujt sesa tek femrat, ndërsa si përqindje rritjeje, më e goditur ishte grupmosha e të rinjve (meshkuj) e grupmoshës 35-39 vjeç.
Vdekjet në shtëpi u rritën më shumë në Lezhë, Shkodër e Tiranë
Në të gjitha qarqet është konstatuar një rritje e lartë e rritjes së fataliteteve në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm, e lidhur me pasojat që dha direkt pandemia në shëndetin e popullatës, por edhe me ndërlikimet e mëpasshme, si goditjet cerebrale pas kalimit të sëmundjes.
Lezha (+45%), Tirana (44.7%), Shkodra (38.2%) dhe Elbasani (38.1%) janë katër qarqet që kanë shënuar një rritje më të lartë të jetëve të humbura në shtëpi. Lezha dhe Shkodra janë dy qarqet me humbjen më të madhe të jetëve në raport me popullsinë, duke rezultuar më të goditurat në vend nga pandemia e Covid-19.
Rritja e fataliteteve në shtëpi ishte më e ulëta në Vlorë (16.8%) dhe Korçë (18.7%).
Në institucionet spitalore, rekordi i rritjes së jetëve të humbura u konstatua në Elbasan (+50.4%), Fier (+42.7%) dhe Tiranë (+40.1%).
Burimi: INSTAT
Marrë nga Monitor.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- Hitparade i absurdit shqiptar.Disa fëmijë në Linzë i bëjnë thirrje qeverisë dhe kryeministrit, që të rregullojë rrugën e tyre, pasi nuk munden të l...
TIRANË– Pushteti vendor nuk është i përgatitur për të përballuar emergjenca! Mesa duket qeveria nuk ka nxjerrë “mësime” nga tërmeti i vit...
TIRANË- Sot maturantët i janë nënshtruar provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Kohëzgjatia për zgjidhjen e provimit është rreth dy orë, por tezat kanë q...
TIRANË– Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) u rrit në maj për të gjashtin muaj radhazi, duke konfirmuar përmirësimin gradual të besimit të bizneseve ...
Në korrik fillon procesi i fiskalizimit për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 korrik 2021. Ndërsa për tr...
TIRANË– Kredia për blerjen e banesave nga individët po shënon vlera rekord në muajt e parë të këtij viti. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë s...
TIRANË– Importi i bananeve në vitin 2020 arriti një tjetër rekord historik. Sipas të dhënave zyrtare nga Doganat janë 27 milionë kilogramë (27 mijë tonë) b...
TIRANË– Shumë sektorë u vunë në vështirësi në vitin 2020, si rrjedhojë e karantinës së fortë në mars-maj, dhe më pas të kufizimeve më të lehta që vij...
Periudha e gjatë e pandemisë, e shoqëruar me masat kufizuese për mospërhapjen e virusit, sipas shoqatave joqeveritare që veprojnë në Shqipëri, ka ndikuar në sht...
Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë një çift bashkëshortësh të cilët prej kohësh kanë pasur probleme. Ata kanë jetuar 5 vite...