LIVE UPDATES
Editorial

‘S’mund të gjykohem pse vjehrri dhe vjehrra duan t’i kalojnë pasuri vajzës së tyre’/ KPK ngre dyshim

21 Shtator 2021, 18:50 Nga DOSJA
‘S’mund të gjykohem pse vjehrri dhe vjehrra duan t’i

Prokurori Lorenc Mërkuri i Prokurorisë së Sarandës u përball të martën më 21 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për barrën e provës dhe gjetjet e hetimit administrativ në të tri kriteret e rivlerësimit.  Trupa gjyqësore që po kryen procesin e vetingut për prokurorin Mërkuri kryesohet nga Lulzim Hamitaj, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tonci Petkovic.

Lorenc Mërkuri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Sarandës. Ai është emëruar prokuror në vitin 2012 dhe prej dhjetorit 2013 e në vazhdim ka ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Sarandës.

Problemet për pasurinë

Bashkëshortja e prokurorit Mërkuri ka pasqyruar në deklaratën veting 1/3 pjesë takuese të një apartamenti 69.3 m2 në vendin e quajtur “Kanali i Çukës” në Sarandë, të blerë në vitin 2011 nga prindërit për çmimin 3.1 milionë lekë. Si burim krijimi ajo ka deklaruar shitjen e një apartamenti nga prindërit dhe të ardhurat e tyre nga puna në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA. Nga hetimi ka rezultuar se duke përfshirë edhe sipërfaqen e ballkonit dhe atë të përbashkët, sipërfaqja totale e apartamentit është 108 m2. Duke iu referuar sipërfaqes së përgjithshme, Pine tha se çmimi i blerjes është shumë i vogël krahasuar me atë të referncës.

Në vijim ajo konstatoi se sipas të dhënave të sistemit TIMS, në datën kur është nënshkruar kontrata e shitblerjes, bashkëshortja e subjektit dhe prindërit e saj kanë rezultuar të kenë qenë jashtë Shqipërisë, në SHBA. Pine shtoi se kalimi i pronësisë në emër të prindërve është kryer nga bashkëshortja e subjektit. Sipas KPK-së, duket se subjekti është përpjekur të fshehë këtë pasuri në deklaratat periodike dhe se ka kryer deklarim të rremë për burimet e krijimit, duke cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Ndërkohë, është konstatuar pamundësi financiare e prindërve të bashkëshortes për blerjen e kësaj pasurie, pasi të ardhurat e siguruara nga shitja e apartamentit të mëparshëm në vitin 2007 janë konsideruar si burim i paqartë për blerjen në 2011-ën, si dhe nuk janë vërtetuar me dokumentacion ligjor të ardhurat e tyre në SHBA.

Prokurori Mërkuri u ndal gjatë në shpjegimet e tij duke lexuar thuajse të gjithë parashtrimet me shkrim. Ai i kundërshtoi konstatimet e KPK-së për apartamentin në pronësi të bashkëshortes së tij dhe prindërve të saj. Subjekti këmbënguli se nuk ishin ata iniciuesit e blerjes së kësaj pasurie, por prindërit e bashkëshortes dhe pretendoi se e kishte deklaruar rregullisht.

Sipas Mërkurit, çmimi i blerjes së apartamentit ishte sipas atij të referencës dhe se në hipotekë regjistrohej vetëm sipërfaqja e shfrytëzueshme. Ai kundërshtoi konstatimin e Komisionit se bashkëshortja dhe prindërit e saj nuk janë ndodhur në Shqipëri në momentin e nënshkrimit të kontratës. Mërkuri solli si agument faktin se bashkëshortja kishte qenë në punë në bankë dhe se nuk mundej të largohej nga puna për 10 muaj dhe njëkohësisht të paguhej. Ai pretendoi se kishte dorëzuar dokumentacion për të vërtetuar këtë fakt.

“Edhe prindërit e bashkëshortes apo noteri nuk mund të bënin gabime të tilla”, pohoi Mërkuri dhe shtoi se sistemi TIMS ka probleme dhe nuk mund të merret si provë.

Ai pretendoi se kishte siguruar dokumentacion ligjor se prindërit e bashkëshortes kanë pasur burime të mjaftueshme dhe se shlyerja e vlerës ishte kryer me disa këste.

“Unë e kam banesën në Sarandë me sipërfaqe normale për të jetuar. Nëse do ishte e bashkëshortes nuk kishte pse të mos e deklaroja, pasi prindërit e saj kanë pasur burime të ligjshme”, pohoi Mërkuri. “Nuk kisha pse ta fshihja dhe për më tepër të vendosja emrin e bashkëshortes. Pretendimi për të atribuar pasurinë e prindërve të bashkëshortes si tonën është i pabazuar,” theksoi ai the vijoi se në atë kohë nuk e dinte që do të emërohej si prokuror dhe as që do të kryhej veting në sistemin e drejtësisë.

“Nuk mund të gjykohem pse vjehrri dhe vjehrra duan të kalojnë një pasuri të ligjshme tek vajza e tyre,” tha ai dhe mohoi të kishte cënim të besimit të publikut në këtë transaksion.

Për blerjen e një autoveture tip “Audi” në vitin 2015 kundrejt vlerës rreth 1 milion lekë, subjekti ka deklaruar shumën 400 mijë lekë të dhuruar nga vjehrri; kursime në shumën 150 mijë lekë dhe çmimin e shitjes së një Benzi në vlerën 500 mijë lekë. Nga hetimi i kryer për mundësinë e blerjes së automjetit të llojit Benz, KPK ka konstatuar se Mërkuri ka deklaruar si burim krijimi në vitin 2010 një hua banakre në shumën 10 mijë euro. Sipas KPK rezulton se subjekti ka hyrë në Shqipëri me këtë makinë në maj të vitit 2009 dhe më pas në shkurt të 2010-ës.

Nisur nga ky konstatim, Mërkuri ka shpjeguar gjatë hetimit administrativ se e ka blerë mjetin në Gjermani në vitin 2009 për shumën 6000 euro dhe se ka marrë një hua nga shtetasi T.N. në vlerën 8000 euro. Ai ka shtuar se e ka marrë kredinë për shlyerjen e huasë dhe pagesën e zhdoganimit të mjetit.

Sipas Komisonit, kredia është disbursuar pas blerjes së mjetit në 2009-ën dhe nuk mund të ketë shërbyer si burim. Ndërkohë, huaja nga T.N. nuk është deklaruar asnjëherë më parë. Komisioni i ka kaluar subjektit barrën e provës për deklarim të rremë në deklaratën veting pasi ka ndryshuar burimin për Benz-in; se nuk ka pasur burime të ligjshme të mjaftueshme për krijimin e kësaj pasuriep; si dhe me veprimet dhe mosveprimet e tij duket se ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Mërkuri shpjegoi se rezultonte që të kishte dy hyrje drejt Shqipërisë me automjetin tip Benz, pasi në 2010-ën kishte shlyer detyrimet doganore. I pyetur për më shumë detaje për këtë transkasion nga relatorja Pine, kryesuesi Hamitaj dhe vëzhguesi Petkoviç, subjekti pohoi se herën e dytë nuk kishte pasur hyrje të tij apo të mjetit, por se dokumentacioni ishte formal dhe se ishte kryer nga institucioni i doganës. Ai tha se nuk mund të mbante përgjegjësi për veprimet e një institucioni.

Lidhur me mosdeklarimin e huasë nga T.N., subjekti pretendoi se e kishte shlyer brenda vitit dhe nuk kishte pasur detyrim për ta deklaruar.

Komisioni konstaton pasaktësi në deklarimin e gjendjes së një depozite të çelur për fëmijët në vitin 2010, që në 2016-ën ka qenë në vlerën 1.5 milionë lekë. Gjithashtu, ka rezultuar balancë negative në shumën 385 mijë lekë për krijimin e asaj shume. Mërkuri pretendoi se kishte qenë korrekt në deklarimin e kësaj depozite dhe se kishte pasur burime të ligjshme për krijimin e tyre.

Mërkuri ka deklaruar se marrë hua një shumë 10 mijë USD nga daja i bashkëshortes, vlerë që sipas tij e ka depozituar cash si garanci për marjen e vizës në SHBA. Sipas KPK, nuk është provuar mundësia financiare e huadhënësit me burime të ligjshme për krijimin e shumës 10 mijë euro.

Subjekti deklaroi se huaja ishte marrë për pakë kohë për garanci dhe ishte kthyer duke mos pasur asnjë efekt në pasuritë e tij. Ai pretendoi se daja i bashkëshortes kishte pasur burime të ligjshme pasi kishte shitur në atë kohë edhe një objekt me tre kate në buzë të detit.

Pine relatoi në seancë mosdeklarimin nga babai i Mërkurit, i cili ka qenë gjyqtar, të një apartamenti me sipërfaqe 93 m2 + shtesë 40 m2 dhe një apartament tjetër me sipërfaqe 112 m2 + zyrë 20 m2 + truall 150 m2, në bashkëpronësi me katër avokatë të tjerë. Ndërkohë, këto pasuri rezulton të jenë deklaruar nga babai i subjektit në vitet 2004 dhe 2005.

Në seancë u tha se në deklaratën e subjektit të viti 2012 nuk është pasyqruar edhe një garazh me sipërfaqe 23.8 m2 i ndërtuar pa leje në vitet ’95 -‘96. Gjithashtu, ka rezultuar se nuk është deklaruar në vite edhe një truall me sipërfaqe 4200 m2, ku babai ka qenë trashëgimtar me 1/5 pjesë takuese. Ka rezultuar se kjo pasuri është përfituar nga gjyshi i subjektit si ish-pronar me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave të vitit 1994.

Mërtiti sqaroi se babai nuk i ka deklaruar pasi kishte qenë vetë subjekt dhe i kishte deklaruar më parë. “Ka menduar se ka qenë e deklaruar,” tha ai.

Figura dhe profesionalizmi

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK e ka ndryshuar qëndrimin e saj nga pozitiv në negativ. Në rapotin e dytë të DSIK-së për prokurorin Mërkuri ngrihen dyshime për përfshirje në veprime korruptive në disa çështje penale si dhe dyshime për kontakte të papërshtatshme në takime të qëllimta.

Relatorja Pine shpjegoi se Komisioni ka vlerësuar disa dosje dhe se subjektit i është kaluar barrë prove për konstatimet e DSIK për papërshtatshmërinë, si dhe për konstatimet e KPK që nuk u bënë me dije në seancë.

Mërkuri e cilësoi raportin e dytë të DSIK-së të pavërtetë, përgjithësues dhe pa asnjë provë. Ai u shpreh se në dosjet e analizuara nga KPK rezultonte se kishte kryer detyrën. “Fakti se subjektet e hetuara nuk janë dakord me mua, nuk do të thotë se kanë të drejtë,” tha ai lidhur me konstatimet në dosjet e analizuara prej KPK-së.

Për profesionalizmin u relatuan një duzinë denoncimesh nga publiku, ku ankuesit kanë pretenduar më së shumti se subjekti ka pushuar hetime për trafikantë droge; ndaj të akuzuarve për korrupsion; se ka tjetërsuar pronën duke ia dhënë një trafikanti droge që është nipi i bashkëshortes; për mangësi profesionale dhe shkelje ligjore. Mërkuri i konsideroi edhe të pabazuara edhe pretendimet e denoncuesve. Ai i cilësoi denoncimet si hakmarrje të të pandehurve ndaj dënimeve që ai kishte kërkuar ndaj tyre.

“E konsideroj hakmarrëse se kam kryer detyrën sipas ligjit dhe i pandikuar,” deklaroi Mërkuri si përgjigje ndaj 7 denoncimeve të kryera nga i njëjti person me inicialet A.R, për të cilin tha se kishte kërkuar dënimin e tij për vrasje.

Ai ngriti gjithashtu dyshime se dhe denoncues të tjerë që gjendeshin në burg me shtetasin A.R. kishin të njëjtin “steriotip” të akuzave ndaj tij. “Po të shihet janë në sinkron me ankesat e tyre”, tha ai dhe i cilësoi denoncimet subjektive dhe të pabazuara. Mërkuri theksoi se bashkëshortja nuk kishte asnjë nip në Shqipëri dhe aq më tepër të ishte trafikant.

Në përfundim, prokurori Lorenc Mërkuri kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më 22 shtator, ora 14:00.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

Editorial Editorial Lorenc Mërkuri vettingu Lorenc Mërkuri vettingu

Sondazh

Poll

Editorial 17 Shtator 2021, 12:16

Reagimi i Berishës justifikon vendimin e Bashës

Habia që shkaktoi vendimi i Bashës për ta përjashtuar Berishën nga Grupi Parlamentar ka eklipsuar një çudi edhe më të madhe: reagimin e ekzagjeruar të Be...

Editorial 15 Shtator 2021, 10:04

DW: Ballkani drejt pasigurisë pa Merkelin?

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung nën titullin “Me vështrimin anash drejt Kinës” shkruan se kancelarja Merkel e theksoi në Ballkan rëndësinë e rajonit për B...

Editorial 13 Shtator 2021, 13:01

Për çfarë po luftojnë Berisha me Bashën?

Argumentet që po hedh PD në publik për përjashtimin e Berishës, vetëm sa e rëndojnë pozitën e Lulzim Bashës. Në linjën e fjalimit që mbajti të enjtën në mbrëmje...

Editorial 10 Shtator 2021, 11:14

Berisha ka aleat gjysmën e Lulzim Bashës

Për Lulzim Bashën paska qenë më e lehtë të dalë kundër vetes se kundër Berishës. Në vendimin më të rëndësishëm të jetës, në aktin publik të vrasjes së babait po...

Balla: Javën e ardhshme mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, ka dakortësi

Balla: Javën e ardhshme mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, ka dakortësi

Spaho: Kontrolloni veten, na keni quajtur bagëti e tufë, ju respektojmë si motrat tona

"Mungon insulina", Manastirliu: Kemi 17 lloje, dysheku i duhet spitalit, jo Ficos

Berisha për Ramën: Nuk e shplani dot! Spiropali: Atje çove djalin e preferuar me flokë të lyera

"Stolisni kolltukun", Spiropali-Dules: Ju protestën e katranit, kapeni pas flokëve të Saliut

Berisha e krahasoi me Gaddafin, Ekonomi: Rama është brand ndërkombëtar, s'kemi ç'të bëjmë

Berisha lexon mesazhin: Prej 30 ditësh nuk gjejmë insulin, ju quani ‘brend’ Ramën

Berisha denoncon vëllain e komandantit të Gardës: Artan Sako mori tender me 99.9% të fonfit limit

Berisha paralajmëron Ballën:6i kam gati për ty,shumë shpejt do shpallesh në kërkim si Gentian Sharra

Zhupa: Më 7 korrik proteston fermeri, i riu dhe pensionisti, i keni ndarë të nënës e të njerkës

"Bëtë festë për grurin", Balla-Zhupës: kemi 5-fishuar eksporter, për 1 hektar japim 80 litra naftë

Akti normativ për kompensimin e çmimeve për materialet e ndërtimit, Salianji: Politikë zhvatje

Salianji: Rama dhe Braçe kanë shqetësim të madh, iu kanë humbur lopët

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, ish-zv.drejtori i Policisë Nushi i drejtohet mediave: Ikni na lini rehat

'Nëse votojmë kundër i bëjmë nder qytetarëve'/ Tabaku: Akti normativ ka hyrë në fuqi

'Ministria ka dhënë 22 mln mbështetje' Krifca: 5 muajt e parë të vitit ishin të mirë për fermerët

'Akti serviret gabim'/ Sula: Pse të kompensohen kompanitë që marrin fonde publike

Pyetet për protestën e 7 korrikut, Alizoti: Po më duket vetja superstar, s'më ka njoftuar njeri

Protesta e 7 korrikut, ankohet Arbi Agalliu: Ma vunë emrin në listë pa më pyetur fare

Deklaratat e Alibeajt/ Këlliçi: Kushdo që tenton të vrasë protestat është në shërbim të qeverisë

Braçe kundër Ramës: Se thoni i ka numëruar gabim lopët Erioni. Bujku po del me humbje, duhet bursa

Rezoluta për Srebenicën, Balla:Shumë shpejt dorëzojmë në Kuvend dokument me rëndësi edhe për Kosovën

PS nuk e "lëshon" Olta Xhaçkën, Balla: Akuzat, flluska sapuni

Kriza e çmimeve, ministrja Ekonomi: Ekonomia jonë ka rezistuar, njerëzit kanë vënë lekë në bankë

Rama "kap" tek Samiti i NATO presidentin bullgari, i flet gjithë këmbë e duar: Mbase lajm i mirë

Duma: Ju shqetësoheni që aksionerët e peshqve të mëdhenj, votojeni për ato të 10-të. Tallje!

'Kursimet janë rekord'/ Ahmetaj: Do prezantojmë paketë tjetër ndihme, çmimi i naftës është i lartë

'Ekonomia po rritet'/ Ibrahimaj: Po të mos kishim bordet, do ishte shtrenjtuar çmimi i naftës

'Ankohet' për ministren, Spaho: Ka fjalimin e njëjtë si për Butrintin e Ukrainën

Kompensimi i çmimeve/ Dhurata Çupi: Minatorët e Bulqizës s'u jepet asnjë investim

Refuzon thirrjen e Berishës! Protesta e 7 korrikut, Xhaferraj: S'do marr pjesë

Protesta e 7 korrikut, Flamur Hoxha: E kemi për detyrë të bashkohemi

Java çame/ Idrizi i përgjigjet Dendias: Kush nuk ekziston? Duam falje publike nga Greqia

7 korriku, Salianji konfirmon pjesëmarrjen: Kemi 1001 arsye për të protestuar

Protesta e 7 korrikut, Ina Zhupa konfirmon pjesëmarrjen: Detyra minimale e çdo deputeti

Protesta e 7 korrikut, Gazment Bardhi: Gjithmonë krah qytetarëve, jo autokratëve

Protesta e 7 korrikut/ Agron Duka i bashkohet Berishës: Do jemi prezent për të dhënë një mesazh

7 Korriku/ Grida Duma: Jam pro, Berisha ka bërë shumë mirë që i ka përfshirë deputetët

Protesta e 7 korrikut/ Alibeaj: Para se Berisha të shkojë te sheshi, të vijë të flasë për oligarkët

S'merr pjesë në protestën e Berishës, Açka: S'do jem fizikisht, i bëj me fjalë

Protesta e 7 korrikut, PD përgatit terrenin, ngre dy grupe pune, kush merret me Tiranën e qarqet

Aksidetohet turistët çekë në Tamarë, makina del nga rruga

Aksion në Elbasan/ Mbajti peng një person, arrestohet në mes të ditës Thanas Beko

Komisioni për Hartën gjyqësore/ 'Më vjen të qesh', Maks Haxhia: Më morën në telefon, ishte anulluar

Policia Rrugore kontrolle në Tiranë, vendosen 268 masa administrative dhe pezullohen 21leje drejtimi

Rama takohet me Biden, e prek në kurriz e i thotë diçka, presidenti i SHBA-së ngel me gojë hapur

Reforma Territoriale, Xhelal Mziu: Të bejmë një tur, marrim eksperienca, është çështje komplekse

Komisioni për Reformën Territoriale, caktohen ekspertët teknikë! Mziu: Të bëjmë tur në rajon

Rama dhe bashkëshortja e tij priten nga Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe mbretëresha

Policia “aktivizon” dronët, shoferët që nuk respektojnë këmbësorët në vizat e bardha do ndëshkohen