LIVE UPDATES
Editorial

Deputetët duhej t’i ishin ngritur në këmbë zonjës Merkel!

15 Shtator 2021, 11:44 Nga DOSJA
Deputetët duhej t’i ishin ngritur në këmbë zonjës

Deputetët duhej t’i ishin ngritur në këmbë zonjës Merkel! Është interesante të mendosh se drejtues të mëdhenj shtetesh të mëdhenj na zgjedhin ne për të dhënë lamtumirën politikës! Më kujtohet kur erdhi presidenti Bush që thanë se edhe i vodhën edhe orën, sigurisht për kujtim! Nga njëra anë sepse ne nuk i kursejmë fjalët e mira, dhe nga ana tjetër se kombet e tjerë janë shumë pragmatistë: Sa je, je, kur nuk je, nuk je!

Ne dimë të bëjmë qoka!

Zonja Merkel ka qenë një drejtuese e madhe e një kombi të madh dhe shteti të fuqishëm. Nga gratë, ajo është po aq e madhe në klasin e saj të pashembullt sa edhe zonja Thaçer!
Sigurisht do të mendoja subjektivisht se ndejti kot aq gjatë në pushtet sepse në fund, vitet e fundit, kisha përshtypjen se i kishte duart e lidhura disi dhe aksioni i saj politik u zbeh gradualisht. Vetëm ish presidenti Obama diti ose iku kur ishte në majë të popullaritetit të tij!

Sigurisht në Tiranë mirë do të ishte të kishte takuar veç zotit Rama, edhe nga opozita, kryetaren e Kuvendit apo Presidentin sepse kështu do të dilte më në pah jo thjesht ana e saj kryeministrore, por raporti i saj me kombin shqiptar pa ngjyrime politike. Por, protokollin e dinë ata!

Mua më erdhi shumë keq që zonja Merkel nuk u ftua nga zonja Nikolla të mbante një fjalim në Kuvend, por u mbyll në takime në Pallatin e çliruar nga partizanit Meke!

Nuk ishte dinjitoze nga ana jonë! Të gjithë deputetët duhet t’i ishin ngritur në këmbë! Opozita duhej ta kishte formuluar këtë kërkesë te zonja Lindita Nikolla. Mbase e kishte mendjen gjetiu! Ajo për mua ka meritën se për vendet e Ballkanit, arriti në përfundimin që askush tjetër nga drejtuesit evropianë nuk e pati, se Ballkani duhet pranuar në BE pale se nuk plotëson kërkesat e BE, dhe Shqipëria veçanërisht nuk plotëson asnjë kërkesë për integrim. Ajo si grua e madhe kuptoi që Ballkani para sëgjithash është zonë gjeopolitike që duhet futur në shtëpinë evropiane, pastaj të shohim si mund të qytetërohet politikisht!

Kështu e kam parë strategjinë dhe filozofinë e saj politike!

Ajo ishte e vetmja që ua vinte dy këmbët në një këpucë këtyre liderave ballkanikë, pa gilivili, të cilët “vrasin” “babain”, por “mamin” e kanë frikë e tmerr. Sado që në Berlin bënë dhe akte rrugaçërie para saj. Por ajo nuk u tut!

Sigurisht plani i saj nuk eci. Për këtë nuk ka faj ajo, nuk është dështim. Kur elitat politike shqiptare nuk dëshërojnë të hyjnë në BE, çfarë do të bënte ajo? Për më tepër ajo është sabotuar sot nga Foto Cami që në 1987, kur dogmatizmi i udhëheqjes shqiptare të asaj kohe nuk ishte veçse pjesa e çfaqur e taktikës dhe strategjisë për ta mbajtur larg Gjermaninë nga zona që nuk i përkiste Austro – Hungarisë të dikurshme!

Zonja Merkel ishte deri në fund një zonjë e madhe në politikë, në nivelin e reputacionit të vendit të saj! Rrallë ndodh që individi drejtues të jetë në nivelin e kombit që përfaqëson. Sot po ndodh gjithnjë e më pak në të gjithë botën. Zonja Merkel një zonjë e madhe në politikë!

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial angela merkel ne shqiperi artan fuga turi i merkel angela merkel ne shqiperi artan fuga turi i merkel

Sondazh

Poll
Editorial 15 Shtator 2021, 10:04

DW: Ballkani drejt pasigurisë pa Merkelin?

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung nën titullin “Me vështrimin anash drejt Kinës” shkruan se kancelarja Merkel e theksoi në Ballkan rëndësinë e rajonit për B...

Editorial 13 Shtator 2021, 13:01

Për çfarë po luftojnë Berisha me Bashën?

Argumentet që po hedh PD në publik për përjashtimin e Berishës, vetëm sa e rëndojnë pozitën e Lulzim Bashës. Në linjën e fjalimit që mbajti të enjtën në mbrëmje...

Editorial 10 Shtator 2021, 11:14

Berisha ka aleat gjysmën e Lulzim Bashës

Për Lulzim Bashën paska qenë më e lehtë të dalë kundër vetes se kundër Berishës. Në vendimin më të rëndësishëm të jetës, në aktin publik të vrasjes së babait po...

Editorial 8 Shtator 2021, 08:04

I gjithë pushteti në duart e talebanëve

AFGANISTAN– Afganistani që tani është një emirat represiv islamik. Mjafton për këtë një emër, ministri i Brendshëm i emëruar, Sirajudin Hakani qëndron që nga vi...

Editorial 2 Shtator 2021, 14:27

Pasuritë që ikin dhe figurinat që vijnë

Transmetimi live i Asamblesë së Partisë Socialiste, nga Koha e Fatos Nanos deri sot, vazhdon të mbetet një show i veçantë. Atëherë ishte një hapsirë deba...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet