LIVE UPDATES
Editorial

Reagimi i Berishës justifikon vendimin e Bashës

17 Shtator 2021, 12:16 Nga DOSJA
Reagimi i Berishës justifikon vendimin e Bashës

Habia që shkaktoi vendimi i Bashës për ta përjashtuar Berishën nga Grupi Parlamentar ka eklipsuar një çudi edhe më të madhe: reagimin e ekzagjeruar të Berishës. Ajo që duhet të na habisë nuk është fakti që Basha vendosi ta lërë Berishën jashtë Grupit Parlamentar të PD-së, por reagimi krejtësisht disproporcional i Berishës ndaj këtij vendimi. Së pari, duhet të kuptojmë se Basha nuk e ka përjashtuar Berishën nga PD, as nga Këshilli Kombëtar i saj. As nuk i ka kërkuar të heqë dorë nga mandati në Kuvend, Berisha vazhdon të gëzojë të gjitha privilegjet e deputetit.

Aq më pak, Basha e sulmoi apo e denoncoi Berishën politikisht. Përkundrazi, e ngriti atë në qiell si një vlerë madhore e PD-së. E vetmja gjë që bëri Basha është se për të shmangur përplasjen me SHBA-të dhe për t’u mos u delegjitimuar si opozitë në opinionin publik vendosi mos ta fusë Berishën në Grupin Parlamentar të PDsë. Kjo do të thotë që në formularin që PD-ja do të dorëzojë te Kryesia e Kuvendit do të mungojë emri i Berishës. Kaq. Tani kjo mund t’i duket Berishës dhe mbështetësve të tij si dënimi politik i shekullit. Madje, disa e kanë krahasuar me dënimet politike të diktaturës sonë komuniste. A thua se Berishën do ta pushkatojnë dhe familjen e tij do ta internojnë? Ama, vendimi i Bashës ishte minimum që ai mund dhe duhej të bënte, që PD-ja mos të delegjitimohej në opinionin publik.

Standardi politik, sipas të cilit politikanët që janë në listën e zezë të SHBA-ve nuk duhet të jenë në Parlament është vendosur mbi të gjitha nga opozita dhe vetë Berisha, me denoncimin e regjimit Rama-Doshi. Pa folur për efektin politik që ka në elektoratin shqiptar futja e një politikani në listën e personave non-grata të SHBA-ve, apo përplasja e një partie politike me këta të fundit. Në fakt, vendimi i Bashës bie nën standardin që vetë PD-ja i ka kërkuar Tom Doshit, largimin nga Parlamenti. Në rastin konkret, Basha thjesht nuk e përfshiu Berishën në Grupin Parlamentar, por pa i kërkuar dorëzimin e mandatit. Dhe pa e përjashtuar as nga partia dhe as nga forumet drejtuese të saj ku bën pjesë. Jo vetëm kaq, por Basha i dha Berishës të gjithë kohën e mjaftueshme që ai vetë të largohej nga grupi pa krijuar shumë zhurmë dhe përçarje. Ishte refuzimi i tij për t’u larguar që imponoi vendimin e Bashës.

Pra, politikisht vendimi nuk ishte as surprizë dhe as thikë pas shpine. Ishte pasojë e insistimit të Berishës për ta mbajtur PD-në në një qorrsokak politik si me SHBA-të, edhe me elektoratin. Atëherë, si shpjegohet reagimi i shfrenuar i Berishës, që në stilin më të vjetër enverist e shpalli Bashën poliagjent të Ramës, oligarkëve dhe SHBAve, ashtu si dikur Enveri denonconte Mehmetin? Si ka mundësi që atij dhe mbështetësve të tij një vendim kaq minimal i Bashës për të nxjerrë PD-në nga një ngërç maksimal t’i duket tradhti apo shitje e PD-së te Rama? Përse dilka “i fituar” Rama nëse PD-ja është në koherencë me veten, me elektoratin dhe me SHBA-të? I gjithë ky reagim i shfrenuar buron nga fakti i thjeshtë se ky është vendimi i parë që Basha ka marrë në kundërshtim të plotë me vullnetin e Berishës.

Është e vërtetë që në tetë vite ai ka marrë shumë vendime në PD, por asnjë nga to nuk ka qenë në kundërshtim të plotë me vullnetin e Berishës apo interesat e tij. E thënë ndryshe, është hera e parë që Berisha detyrohet t’i nënshtrohet vullnetit të dikujt tjetër brenda PD-së. Kjo është “gjëma” e vërtetë dhe e papranueshme për Berishën dhe berishistët. Berisha ka humbur sovranitetin brenda PD-së. Vullneti i tij tashmë nuk është suprem brenda partisë. Ndaj lufta e tij nuk është për të vendosur demokracinë në PD, për ta sjellë PD-në në pushtet apo për ta pastruar PD-në nga korrupsioni, por për sovranitetin e saj, të cilin ankohet se ia vodhi Basha.

Ky reagim tregon se si Berisha ashtu edhe berishistët nuk mund të pranojnë që doktori të jetë një anëtar normal i PDsë që duhet t’i bindet vullnetit të kryetarit apo standardeve që ai vetë i vendos politikanëve të tjerë. Sipas kësaj logjike, Berisha brenda PD-së mund të ekzistojë vetëm si një vullnet sovran, i pakundërshtueshëm dhe mbi normat që vlejnë për anëtarët e tjerë. Por këto janë atribute që në një parti demokratike nuk i ka as kryetari. Ato janë karakteristikat e politikanit që partinë e ka kthyer në pronë private. Ndaj reagimi i Berishës dhe mbështetësve të tij na tregon se ata ende e konceptojnë PD-në si pjellë dhe pronë private të Berishës. Prandaj, Basha i duket si një hajdut që nxori në rrugë pronarin e vërtetë të PD-së.

Pikërisht për këtë arsye, reagimi i Berishës justifikon jo vetëm largimin e tij nga Grupi Parlamentar, por edhe nga Partia Demokratike. Ai është një vendim që për herë të parë na tregon se Partia Demokratike nuk ka pronar, qoftë ky edhe Sali Berisha. Dhe ky është një standard politik tejet i rëndësishëm që shërben jo vetëm për t’u distancuar sot me Berishën, por edhe për të kufizuar nesër Bashën, nëse ai fillon ta shikojë dhe trajtojë PD-në si pronë private.

Marrë nga Panorama

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial analiza e blendi kajsiut blendi kajsiu lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd analiza e blendi kajsiut blendi kajsiu lulzim basha sali berisha sali berisha jashte grupit te pd

Sondazh

Poll
Editorial 15 Shtator 2021, 10:04

DW: Ballkani drejt pasigurisë pa Merkelin?

Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung nën titullin “Me vështrimin anash drejt Kinës” shkruan se kancelarja Merkel e theksoi në Ballkan rëndësinë e rajonit për B...

Editorial 13 Shtator 2021, 13:01

Për çfarë po luftojnë Berisha me Bashën?

Argumentet që po hedh PD në publik për përjashtimin e Berishës, vetëm sa e rëndojnë pozitën e Lulzim Bashës. Në linjën e fjalimit që mbajti të enjtën në mbrëmje...

Editorial 10 Shtator 2021, 11:14

Berisha ka aleat gjysmën e Lulzim Bashës

Për Lulzim Bashën paska qenë më e lehtë të dalë kundër vetes se kundër Berishës. Në vendimin më të rëndësishëm të jetës, në aktin publik të vrasjes së babait po...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet