LIVE UPDATES
Politike

VD-“SMS-të që të çon”,Bardhi përplaset me Nikollën, Balla: Të ngeli në gojë emri im…

14 Tetor 2021, 14:58 Nga DOSJA
VD-“SMS-të që të çon”,Bardhi përplaset me

TIRANË– Futja me procedurë të përshpejtuar për miratim në Kuvend e projektligjit që i hap rrugë daljes në tregjet ndërkombëtare për marrjen e një borxhi nga 500 deri në 700 milionë euro solli një debat të fortë në Kuvend me kryetares së Parlamentit Lindita Nikolla, sekretarit e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Pas votimit të këtij projektligji, Bardhi mori fjalën dhe tha se futja në rend dite në këtë mënyrë është shkelje rregullash. Ai e akuzoi Nikollën dhe merr urdhra nga kreu i grupit parlamentar të PS-së dhe shtoi se kryeparlamentarja duhet të kuptonte pozicionin që mban pasi nuk është zëdhënësja e Ballës. Ky i fundit ndërhyri në debat dhe tha se Bardhi duhet të mos ia përmendte më emrin, pasi nuk kishte lidhje me të.


PJESË NGA DEBATI:

Lindita Nikolla: Ju lutem të nderuar deputetë kush nuk ka votuar ende të vijojë me procesin e votimit, mbyllen diskutimet dhe për këtë pikë të rendit të ditës. Nga Këshilli i Ministrave sapo është depozituar projektligji për eurobondin që do të emetohet nga Ministri për Ekonominë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet dhe taksat për heqjen dorë nga imuniteti për marrëveshjet që do të lidhen nga Ministri për Financat dhe Ekonominë. Projektligji është kërkuar të shqyrtohet me procedurë të përshpejtuar, nuk përfshihet në rastet kur ndalohet përdorimi i kësaj procedure. Pas njoftimit të kryetarit të Kuvendit dëgjohet një folës, nëse kanë dëshirë. Po zoti Balla…ka nga Opozita?

Alfred Rushaj: Nuk e dimë se çfarë ka ardhur dhe nuk mund të themi po ose jo pa e parë me një njoftim që ju thoni

Lindita Nikolla: Atëherë referuar dispozitës që ju citova, kreu i Kuvendit ju paraqet për votim projektvendimin përkatës, po ju lexoj projektvendimin…. projektligji për eurobondin që do të emetohet nga Ministri për Ekonominë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet dhe taksat për heqjen dorë nga imuniteti për marrëveshjet që do të lidhen nga Ministri për Financat dhe Ekonominë. Kuvendi vendos votimin me procedurë të përshpejtuar, shqyrtimi në Komision të bëhet më 25 tetor 2021, shqyrtimi në seancë plelanre më 28 tetor. Hedhim në votim me kartona, kush është pro? Kush është kundra? Abstenim? Miratohet…Faleminderit. Po zoti Bardhi

Gazment Bardhi: E para duhet respektuar rregullorja e Kuvendit, kërkesa për marrjen e fjalës për procedurë jepet menjeherë dhe nuk kishte nisur akoma procesi i votimit. pika dy e rendit të ditës ishte njoftime dhe nëse kishte ardhur një kërkesë nga Këshilli i Ministrave do të duhej që ju zonja kryetare të na e kishin njoftuar në pikën dy. Pasi ka nisur seanca nuk shtohen në rendin e ditës sepse kështu i teket Edi Ramës. Seanca plenare ka një rend dite, ka rregulla se si shtohet rendi i ditës, njoftimet jepen në pikën dy. Pasi ka nisur seanca pasi kemi diskutuar të gjitha pikat e rendit të ditës nuk shtoni dot sepse është shkejlje flagrante. Deputetët nuk janë njohur me këtë projektvendim, ju hidhni votim. Çfarë votuam ne? A na e keni shpërndarë projektvendimin? Juve zonja kryetare? Nuk e kemi as në sistem, as përpara, si i fton të votojnë diçka që s’e kanë përpara? Ku ndodh kjo?

Lindita Nikolla: Edhe njëherë

Gazment Bardhi:Ku jemi këtu në mbledhjen e Partisë Socialiste? Jemi në Kuvend këtu dhe ju nuk mund të na trajtoni sikur n akeni në xhep e na nxirrni e na fusni sa herë të doni. Ku e ke projektvendimin? A është shpënrdarë, cfarë votojmë ne? Ku e kemi ne?

Lindita Nikolla: Faleminderit…po zoti Balla

Gazment Bardhi: Ku e ke projektvendimin, më kthe përgjigje tani, lëre zotin Balla

Lindita Nikolla: Është hedhur në sistem

Gazment Bardhi:Jo nuk është hedhur në sistem

Lindita Nikolla: Kam respektuar procedurën

Gazment Bardhi: Zonjë, edhe njëherë do të duhej ta kishit future në rend dite ose ta kishit bërë tek njoftimet e pikës dy. Kjo kërkesë nuk ka qenë e depozituar. Ju nuk mund të shtoni gjëra pa njoftuar deputetët dhe t’i ftoni të votojnë, është shkelje flagrante e rregullores dhe e Kushtetutës. Anullojeni procedurën. S’kemi asgjë me procedurën e shpejtë apo me tjetrën. Por Kuvendi duhet të vijojë sipas rregullave e jo të urdhrave që merr me SMS-që nga zoti Balla. Nuk je zëdhënëse e Ballës, por  Kryetare e Kuvendit, sillu si e tillë. Unë sinqerisht e kam besuar që ju keni bërë një zotim, por po e shkelni çdo ditë.

Lindita Nikolla: Të jeni të sigurtë që do t’i përmbahem zotimit, po zoti Balla.

Taulant Balla: Të ngeli në gojë emri im….çfarë ke more, çfarë ke….Hiqe nga goja emrin tim se nuk ka lidhje fare, ka të bëjë me disa çështje për deputetët që kanë disa mandate. Të lutem, nuk kemi pasur.

LAJMI KRYESOR: LIVE Kuvendi/ Debat për buxhetin! Basha: Nesër padi në SPAK. Rama: Ti vë gjoba

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gazment bardhi lindita nikolla seance plenare 14 tetor 2021 taulant balla gazment bardhi lindita nikolla seance plenare 14 tetor 2021 taulant balla

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet