Merrte rryshfet bashkë me kolegun, ky është mjeku i QSUT-së, mesazhet në kohën e Covid-it: Unë rri në sh...
Politike
VD-Rama: Vitin tjetër satelitët shqiptarë në orbitë, ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’
14 Tetor 2021, 09:29Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama paralajmëroi në seancën e Kuvendit se Shqipëria përveç dronave do të cojë dhe satelitë në orbitë. Rama paralajmëroi se Shqipëria do të dërgojë në orbitë, duke nisur nga viti i ardhshëm, dy satelitë, të emërtuar “Albania 1 dhe Albania 2”, të cilat do të monitorojnë territorin dhe do të evidentojnë veprimtaritë e kundraligjshme.
“The do blejmë drona. Jo, do blejmë drona, do çojmë edhe satelitë në orbitë. Do çojmë dhe satelitë në orbitë, qeshni po kur të shikoni satelitët ‘Shqipëria në Orbitë’ dhe jo mandatin tjetër, por vitin tjetër, satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’, qeshni por do i shikoni atje në orbitë. Sepse për ne ky vend nuk është ‘tokë e xanum’, që siç tha ai i foltores, bëtë të mundur ndërtimin e një qyteti të tërë pa leje, që ka qenë pretendim për t‘u futur si mrekulli e tetë e botës. Ne shohim shumë larg. Po ju them prapë, jo drona. Drona po e po, por edhe satelitë, që kontrolli mbi territorin, kufijtë, të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy. Në atë pikë nuk dallojmë shumë nga njëri-tjetri. Sytë për të kontrolluar do t’i çojmë në qiell, do kontrollojmë nga qielli. Ju qeshni, është në të drejtën tuaj se të qeshurën e keni program partie. Edhe pse sot jeni në kushtet kur qeshni se nuk qani dot prapë ju kuptoj”, tha Rama.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama mbrojti ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, biznesmenin Shefqet Kastratin, pas akuzave që i bëri kryedemorkati Lulz...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama e sfidoi publikisht Bashën duke i thënë se nëse është distancuar vërtetë nga Berisha dhe ka ndryshuar, atëherë le të pr...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë se është një aktor i mjerueshëm. Gjatë seancës së Kuvendit, Basha i...
TIRANË– Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj përmendi gjatë seancës së Kuvendit, patronazhistët. Ai i quajti patronazhistët zemrat e zjarrta që votuan...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u shpreh ditën e sotme nga seanca e Kuvendit se ekonomia e vendit po ringrihet fuqishëm. Ai lexoi para deputetëve rapor...