LIVE UPDATES
Aktualitet

SKEDA/ VIP-at që përplasën qytetarët dhe ia hodhën pa lagur… Nga Mira Kazhani tek Fatos Nano

17 Prill 2019, 15:33 Nga DOSJA
SKEDA/ VIP-at që përplasën qytetarët dhe ia hodhën pa

TIRANË– Ditët e fundit portalet po ‘ziejnë’ nga lajmet në lidhje me adoleshentin e aksidentuar nga gazetarja Mira Kazhani dhe mënyrën se si u përpoq të fshihej kjo ngjarje.

Ndërkohë që 17-vjeçari po lufton me jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi është shpërfytyruar dhe ndodhet në gjendje kome, ky rast na solli ndërmend aksidentet ku persona publikë shqiptarë përplasën qytetarë dhe ia ‘hodhën pa lagur’.

Në rastin më të mirë kanë qëndruar pak muaj pas hekurave, ndërsa në rastin më të keq, kanë hedhur të aksidentuarin në kanal dhe janë larguar.

Dosja.al iu sjell më poshtë disa nga aksidentet që shkaktuan ‘bujë’ në media dhe u përpoqën të kamufloheshin në mënyra të ndryshme për të mos dëmtuar imazhin e ‘VIP’-ave të përfshirë.

1-Rasti i gazetares Mira Kazhani me adoleshentin Nertil Pëllumbi

Rasti më i fundit është ai ku u përfshi gazetarja Mira Kazhani. Kjo ngjarje u raportua si një aksident rutinë, ku thuhej se gazetarja Mira Kazhani është përfshirë në një aksident ku një i moshuar 76 vjeç kishte mbetur i plagosur. Më tej u bë me dije se i plagosuri fatmirësisht kishte shpëtuar.

Por faqet më aktive si ajo e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe JOQ, nisën të publikonin mesazhe dhe denoncime nga të afërm dhe miq të të aksidentuarit, ku thuhej se ai ishte në gjendje të rëndë për jetën.

I moshuari 76-vjeçar, rezultoi të ishte një 17-vjeçar me emrin Nertil Pëllumbi, i cili është në gjendje kome dhe po lufton për jetën në Spitalin Ushatarak. Dosja.al gjithashtu ka mësuar se i mituri është shpërfytyruar tërësisht nga përplasja.

Në një status në rrjetet sociale gazetarja Kazhani deklaroi se familjarët e saj i kanë qëndruar natë e ditë mbi kokë të miturit.

Ndërkohë pas kërkimeve të Dosja.al rezultoi se e vërteta është krejt ndryshe. Ne shkuam një ditë pas reagimit të gazetares Mira Kazhani në spitalin e Traumës në Tiranë dhe aty takuam familjarë dhe kushërinj të Nertil Pëllumbit, të cilët u shprehën se kanë bërë një pakt me babain e gazetares Mira Kazhani.

Nuk flasim dot për mediat. Ne do të flasim kur Nertili të ngrihet në këmbë. I kemi premtuar babait të Mira Kazhanit që nuk do të flasim për mediat. Ata na premtuan se do të paguajnë të gjitha shpenzimet e trajtimit mjekësor të të riut,”- thanë ata.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullaj në një prononcim për Dosja.al, u shpreh se pas verifikimeve, gazetarja Mira Kazhani po ndiqet në gjendje të lirë. 

2-Taulant Balla që përplasi kalimtarin

Më datë 4 maj 2018 në media u publikuan disa foto ku shihej Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla teksa i jepte ndihmën e parë një kalimtari të aksidentuar. Sipas statusit të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, ‘qytetari digjital’ shprehet se Taulant Balla ka aksidentuar një kalimtar dhe se gjithçka po modifikohet në mënyrë që deputeti i PS-së të dalë i pafajshëm.

” Taulant Balla aksidenton qytetarin!
Çunat e krimit po bejne gjithçka te fshijne krimin! Sb
“Pershendetje doktorr …
Para pak minutash deputeti taulant balla eshte perfshire ne nje aksident rrugor ne unazen e elbasanit.te gjith zagaret e ketij pushteti nuk u interesuan per te plagosurin por po turren me vrap per te rregulluar cdo dokument qe zotnia balla te dali i pafajshem,mediat mashtrojne publikun sikur Balla ndihmon viktimen e tjetrit turp,turp.”- shkruante Berisha në statusin e tij.

Ndërkohë nga ana tjetër Policia e Shtetit njoftoi se: “Sot rreth orës 16:15, në unazën e qytetit të Elbasanit, shtetësja Ll. Biqiku e datëlindjes 13.08.1981, duke drejtuar mjetin tip Renault me targa AA 373 JY ka aksidentuar shtetasin I. Kondi i datëlindjes 23.10. 1949,…”.

Në një status në rrjetet sociale, Taulant Balla e quajti ish-kryeministrin Berisha një plak të çmendur, që shpiki aksidentin.

3- Ish-deputeti Aqif Rakipi përplas për vdekje këmbësorin

Ish-deputeti i PDIU Aqif Rakipi aksidentoi për vdekje një 53-vjeçar më datë 17 gusht 2017. Aksidenti ndodhi në në orët e para të mëngjesir, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, teksa këmbësori po kalonte rrugën.

Sipas dëshmisë së ish-deputetit, Rakipi u shpreh se ka qënë kalimtari ai që i ka dalë përpara makinës, ndërkohë nga testi i alkolit rezultoi që Aqifi nuk kishte konsumuar aspak pije alkolike.

Ish-deputeti Rakipi u la i lirë me urdhër të prokurorisë, ndërsa sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, hetimet vazhduan deri në zbardhjen e plotë të ngjarjen. 

4- Këngëtarja Emmy u përplas për vdekje nga i dashuri i saj biznesmen Azis Kelmendi

Këngëtarja shqiptare Elsina Hidersha e njohur si Emmy, ndërroi jetë disa ditë pasi u aksidentua nga biznesmeni kosovar Azis Kelmendi. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 27 shkurtit në vitin 2011, në rrugën “Sadik Petrela”, ku ndodhej një nga lokalet e natës ku edhe këndonte 22-vjeçarja.

4 Muaj pas ngjarjes që i Gjykata e Tiranës liroi nga qelia të akuzuarin si shkaktarin e vdekjes së Hidershas, biznesmenin Azis Kelmendi. Në vendimin e saj Gjykata arsyetonte se biznesmeni kishte pasur qëllim vetëm të largohej mëngjesin e herët të 27 shkurtit 2011, kur këngëtarja Emmy ishte varur në xhamin e derës së parme të automjetit të tij.

Sipas dëshmive të mikeshave të Emmy-t, thuhej se këngëtarja ishte shumë e lidhur dhe shumë xheloze ndaj Kelmendit në kohën që ata kishin lidhje intime me njëri-tjetrin. E njëjta shoqe pohoi një vajtje të Emmy-t në Kosovë për të takuar Kelmendin në formë surprizë në dhjetor të vitit 2010. “Në të njëjtën kohë, Azizit i kishte ardhur gruaja nga Gjermania. Emmy ka shkuar dhe i ka trokitur në derë. Donte të takonte gruan e tij dhe t’i bënte të ditur lidhjen mes saj dhe Azisit,”– shkruhej në deklarim.

Nga ana tjetër familjarët e këngëtares Emmy u shprehën atëherë për mediat se lirimi i bizensmenit ka qenë si një vrasje e dytë për Emmy-n.

Ata akuzojnë Drejtësinë se po tallet me gjakun e vajzës së tyre. Babai, Ali Hidersha, dy vëllezërit, Emiliano dhe Andoni dhe mptra ë këngëtares së ndjerë, Sonila u shprehën se hetimi i prokurorisë ka qenë i njëanshëm dhe hedhin poshtë çdo deklaratë të Kelmendit dhe përfaqësuesit të tij ligjor që patën thënë se mes dy familjeve janë bërë negociata dhe marrëdhëniet janë drejt normalizimit. 

Familjarët e Emmy-t deklaruar gjithashtu se e kanë marrë vesh për lidhjen e vazjës së tyre me biznesmenin e martuar pasi ajo ndërroi jetë. Ata janë shprehur se sipas informacioneve të mësuara nga miqtë e 22-vjeçares, Azisi e ka vrarë qëllimisht këngëtaren, pasi vazhdimisht e kërcënonte dhe dëshirontë që ajo të largohej nga jeta e tij.

5- Aksidenti i pazbuluar i ish-kryeministrit Fatos Nano

Ish-kryeminsitri Fatos Nano është përfshirë gjithashtu në një aksident në shkurt të vitit 2001. Ngjarja ndodhi në Shkallnuer, rreth orës 19.30 të darkës, ku u raportua se një makinë përplasi për vdekje një kalimtar.

Viktima u identifikua si Petrit Islami 70 vjeç. Ndërkohë që hetimet u pushuan, makina nuk u zbuklua kurrë dhe e vetmja gjë që ka mbetur edhe në ditët e sotme është dëshmia e Robert Qirjos, shefit të qarkullimit rrugor të Durrësit në atë kohë. Kjo dëshmi doli në dritë pa rihapjes së hetimeve, në vitin 2004.

Dëshima e plotë e Qirjos

Hetuesi: Më shpjegoni edhe njeherë të vërtetën sipas asaj që di.

Robert: Ngjarja ka ndodhur në orën 7.30 te datës 3 shkurt 2001.Kam qënë në lëvizje. Më njofton patrulla për një aksident : është gjetur nje person në asfalt. Kam shkuar menjeher atje. Njoftova oficerin e rojes .Vajti grupi. Shkova tek vëndi i ngjarjes. Atje mora vesh se kishte vdekur.

Hetuesi: Në çfarë asfalti ndodhi kjo?

Robert: Në Shkallnuer. Ishte kohë me shi. Kam parë vëndin e ngjarjes. Me përjashtim të disa copave të xhamit, që për mendimin tim ishin copat e pasqyrës së krahut të djathtë nuk kam parë gjë tjetër.

Hetuesi: Personi ishte i vdekur, apo e kishin nisur për në spital?

Robert: Ishte nisur për në spital.

Hetuesi: Patrullën e keni gjetur aty?

Robert: Jam lidhur direkt me Tiranën me 63-shin. Zoti Toska e di mirë këtë se kush është dhe pas një ore më kthyen përgjigje se nuk po vjen asnjë makinë të dhënat e së cilës pak a shumë i kishim përshkruar. Atëherë kam marrë makinën në vend ngjarje dhe kam shkuar deri ne Romanat. Nuk gjeta gjë. U ktheva, u lidha prapë me Tiranën (63), ka ndërhyrë pastaj nëndrejtori i Policisë së Tiranës.

Hetuesi: Si quhet ky?

Robert: Sokol Bizhga. Me pas më është dhënë përgjigja në Drejtorinë e Policisë Durrës se Niko Brahimaj, atëherë ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Kriminale, po e ndiqte këtë problem. Në drejtori me thanë lëre atë punë se personi që ka bërë aksidentin është njeri tepër i nderuar dhe nuk bëhet shaka me të .

Hetuesi: Si ta thanë emrin?

Robert: Nuk e mbaj mënd.

Hetuesi: Ligji të detyron .

Robert: Pyesni drejtorin, Niko Brahimajn.

Shefi i qarkullimit Robert Qirjo merret serish në pyetje më 10 Korrik 2001.

HetuesiÇfarë kujtoni nga kjo ngjarje?

Robert: Po, erdhen këto ditë dy specialistë nga Ministria e Rendit . Ariani, drejtori im më tha që të mos i takoja.

Hetuesi: Përse?

Robert: Fjala kishte marrë dhenë në Durrës se aksidentin e kishte bërë Fatos Nano, bile “Benz”-in e kishte fshehur në magazinën e…. Ishte ndërruar “Benz”-i i aksidentit atë natë me një tjetër që të mos kapej në hyrje të Tiranës.

Hetuesi: Kush?

Robert: Ju lutem pyesni drejtorin…

Hetuesi: Po atë djalin që ka parë atë natë aksidentin a e keni thirrur ndonjëherë në polici?

Robert: Patrullës i kishte thënë se në makinën që bëri aksidentin ishte një burrë me syze dhe nje grua doli nga makina . Ai i kishte parë nga karburanti që është shumë afër vëndit ku ka ndodhur aksidenti. Sipas djalit, nga pas makinës doli nje person tjetër që e ka hedhur viktimen në kanal afër rrugës dhe “Benz”-i ka ikur me shpejtësi.

Hetuesi: Po targa?

Robert: Ai djali nuk e mbante mënd mirë, por na tha se me sa dukej ishte 8227 E. Megjithatë nuk ishe i sigurt .Kemi hetuar plot. Po hetojmë edhe Ministrinë e Pushtetit Lokal. Atje ka një “Benz” të tillë.

Hetuesi: Konkretisht?

Robert: Nuk e di. Kaq munda. E di drejtori, e di Arjani…

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aqif rakipi azis kelmendi elsina hidersha emmy fatos nano mira kazhani nertil pellumbi aqif rakipi azis kelmendi elsina hidersha emmy fatos nano mira kazhani nertil pellumbi

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari