LIVE UPDATES
Aktualitet

“Luftë e brendshme për vizat në Holandë”, ish-ambasadori Bosch: Sqaroni ata që do vijnë në Shqipëri

17 Prill 2019, 14:10 Nga DOSJA
“Luftë e brendshme për vizat në Holandë”,

Robert Bosch, ish-ambasador i OSBE-së në Tiranë e më pas ambasador i Holandës në Kosovë, ka një shpjegim për votën kundër Shqipërisë që dha vendi i tij. Zoti Bosch, njohës i mirë i realitetit shqiptar thotë se, të gjithë në Shqipëri duhet të punojnë për të ndryshuar këtë perceptim të vendit tonë në Holandë.

Ai shpjegon se është një çështje e brendshme e disa deputetëve për të treguar sesa ata janë kundër krimeve dhe sa të dëmshëm janë të huajt. “Muajin e ardhshëm në Shqipëri do të jenë disa deputetë holandezë”, thotë zoti Bosch në një intervistë për Top Channel. “Ndaj është momenti që të punohet për të ndryshuar qëndrimin e tyre”, shton ai. Intervistën me ish-ambasadorin Bosch e realizoi gazetari Muhamed Veliu.

Muhamed Veliu: Si e shikoni vendimin e Parlamentit të Holandës për të aktivizuar “mekanizmin e emergjencës” së heqjes së liberalizimit të vizave me Shqipërinë?

Robert Bosch, ish-ambasador i OSBE në Tiranë: E kam ndjekur debatin në Parmalent gjatë mbrëmjes së të mërkurës. Mund t’iu them se jam i tronditur nga e gjitha kjo. Ishte një debat shumë i çuditshëm, nga ku ministri i vendit tim, që vizitoi pak kohë më parë vendin tuaj, prezantoi shumë fakte, por Parlamenti dhe posaçërisht deputetja Toorenburg nuk i dëgjoi, megjithëse ministri që vjen nga partia e saj tha se “po, ekziston një problem me kriminalitetin shqiptar në Holandë, por ky është një problem i vogël. Diçka më pak se 0.2% të totalit të krimeve e zënë shqiptarët”. Prandaj, e theksoj se ishte një debat shumë i çuditshëm, nga ku faktet e prezantuara nuk luajtën asnjë rol, sikurse ajo çfarë tha ministri u injorua tërësisht dhe sinqerisht nuk ua them dot përse.

Muhamed Veliu: Cili është motivi pas këtij zhvillimi, sipas jush?

Robert Bosch, ish-ambasador i OSBE në Tiranë: Sinqerisht që nuk e di. Por, di që shumë nga ata që votuan pro nuk e kanë pasur këtë mendim më parë, por ndryshuan mendje. Unë kam folur me disa prej tyre duke i prezantuar disa fakte. Çuditërisht, një ditë përpara votimit, pra të martën, një artikull i gjatë për kriminalitetin shqiptar u publikua në një gazetë serioze dhe më e mira në vendin tonë. Përsëri një shkrim me doza të theksuara negative për vendin tuaj dhe krimin shqiptar në Holandë. Kjo më duket e çuditshme, pasi është gazeta më e respektuar në Holandë. Në shkrim thuhej se shqiptarët janë numri 1, si njerëz të dhunshëm. Kjo nuk është aspak e vërtetë. E gjitha kjo që u publikua është e pabesueshme dhe natyrisht, deputetët kur lexojnë një shkrim të tillë ndryshojnë mendim. I kam shkruar kësaj gazete. U thashë atyre se do t’i dërgoj faktet dhe ajo çfarë kanë shkruar është e papranueshme.

Muhamed Veliu: Ky vendim i Parlamentit tuaj, në Shqipëri është komentuar si një goditje për qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Doja t’iu pyes, a ishte ky votim një goditje për qeverinë shqiptare, apo një çështje tërësisht e brendshme e Holandës?

Robert Bosch, ish-ambasador i OSBE në Tiranë: Mendoj se kjo është një çështje e brendshme e disa deputetëve për të treguar sa shumë ata janë kundër krimeve dhe sa të dëmshëm janë të huajt. Siç e thashë, vetëm 0.2% e krimeve lidhen me shqiptarët. E gjithë kjo është një ofendim i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është koha për të gjitha partitë në Shqipëri, përfshi opozitën dhe qeverinë, të ngrihen e të thonë se, e gjithë çfarë shkruhet e diskutohet nuk jemi ju. Natyrisht ata duhet të thonë se vendi juaj, si çdo vend ka elementë kriminalë, por e përgjithshmja anon te njerëzit e mirë. Duhet ta bëjnë të qartë që shqiptarët nuk janë ata siç përshkruhen. Kjo duhet t’i përfshijë të gjithë. Edhe nëse ju përfaqësoni opozitën, përfaqësoni vendin dhe popullin që është ofenduar. Në këtë rast nuk është ofenduar qeveria, por populli i Shqipërisë në një formë ekstreme dhe kjo është totalisht e papranueshme.

Muhamed Veliu: Një hap i tillë i ndërmarrë nga Holanda, mendoni se mund të ketë efekt domino dhe të shtrihet në vende të tjera të BE-së?

Robert Bosch, ish-ambasador i OSBE në Tiranë: Supozoj që jo, sepse ka rregulla të caktuara dhe se qëndrimi i qeverisë suaj ishte ‘OK’. Sistemi i vizave po keqpërdoret nga shqiptarët që duan të shkojnë në Angli, e kjo nuk ka të bëjë me krimet dhe të tillë njerëz lehtësisht mund të dëbohen, siç edhe kërkoi qeveria shqiptare gjatë takimit me ministrin tonë disa ditë më parë.

Muhamed Veliu: Në qershor, Këshilli i Ministrave të BE-së do të vendosë për çeljen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë. Besoni se zhvillimi i fundit në Parlamentin e vendit tuaj do të kontribuojë në një qëndrim negativ ndaj Shqipërisë, për të hedhur hapin e radhës drejt BE-së?

Robert Bosch, ish-ambasador i OSBE në Tiranë: Në atë debat në Parlament, ministri i Punëve të Jashtme është shprehur se, “po, ne do të votojmë kundër pasi Shqipëria nuk është ende gati”. Nuk e kuptoj dhe nuk e di se ku e bazon ai këtë, që Shqipëria nuk është gati. Ai e tha këtë, kemi kohë dhe unë do të bëj më të mirën time për ta ndryshuar këtë perceptim. Një delegacion nga Holanda do të vizitojë Shqipërinë muajin që vjen, e kjo është një mundësi e mirë për të treguar progresin që jeni duke bërë. Kjo duhet bërë në mënyrë konstruktive dhe pa doza propagande. Realiteti mjafton dhe s’ka nevojë për propagandë.

Marrë nga Top Channel

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet holandaq kërkon rikthimin e vizave robert bosch votimi në parlamentin holandez holandaq kërkon rikthimin e vizave robert bosch votimi në parlamentin holandez

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez