LIVE UPDATES
Aktualitet

Debati për shifrat/ Pano Soko fton në sfidë Fugën dhe Veliajn: Merr dhe Maznikun e kë të duash

17 Prill 2019, 14:01 Nga DOSJA
Debati për shifrat/ Pano Soko fton në sfidë Fugën dhe

TIRANË- Eksperti i Ekonomis, Pano Soko, të hënën në mbrëmje ka publikuar disa shifra se sa kushton një kilometër rrugë, duke e krahasuar me çimet që vendosen në tendera. Në emisonin ‘A show’ me Adi Krastën, Soko deklaroi se shifrat e tenderave janë shumë të fryra në krahasim me ato reale.

Por ky reagim i tij ka sjellë dhe një replikë nga portali Te Sheshi dhe në një analizë të tyre kundërshtonin ekspertin e ekonomisë. “Ai, në pjesën e përzgjedhur të intervistës për t’u lëshur në rrjete, ofron më së pari disa shifra, duke konkluduar në fund mbi abuzimet e mundshme të Bashkisë, e më pas analizon se si jep-merret një tender, duke ia mveshur këtë praktikave të Bashkisë së Veliajt, a thënë më saktë këtij të fundit”, shtohej në shkrim.

Pas kësaj Soko në një reagim në Facebook hedh hije dyshimi se pas kësaj analize fshihet drejtori i Komunikimit në Kryeminsitri, Endri Fuga.  Në reagimin e tij Soko shton se shifrat e publikuara prej tij janë mëse të verteta dhe fton në sfidë Fugën dhe Veliajn, por dhe ekspertë të tjerë në Bashkinë e Tiranës.

POSTIMI I PLOTË

Fuge,

Meqënëse te portali yt ke ngritur hipotezën e vërtetësisë së shifrave të përdorur nga unë tek Adi Krasta, atëherë do të të sqaroj dy gjëra të thjeshta dhe do të të bëj dhe një ftesë.

E para, çmimet që unë paraqita në emision, janë lehtësisht të gjetshme në treg. Janë lehtësisht të verifikueshme, sa kushton 1 m2 çakull, 1 m2 stabilizant, 1 m2 binder apo tapet., sa kushton gërmimi, kanalizimet etj.. Mjafton të punosh në treg dhe do s’do i mëson. E pra, unë i di nga eksperienca e punës.

E dyta, shifra e paraqitur në buxhetim (pra e famshmja 2.9 milionë USD ose 302’583’215 Lek të reja) e gjen lehtësisht tek PBA 2019-2021 dokumenti zyrtar i Bashkisë miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.

Tani, për fatin tuaj të keq, ka dhe budallenj si puna ime që i hyjnë dhe e lexojnë relacionin e PBA… të gjithin, deri në fund (se që ta dish ti, ndërtimi i kësaj rruge ishte lënë aktiviteti i fundit fare i kapitullit..në faqen 15). Në koment po të nxjerr faqen e Programit Buxhetor, atë që Adi e nxorri për publikun.

Kjo për të sqaruar paraprakisht. Me Adin patjetër që i diskutuam shifrat, burimet dhe vërtetësinë. Ajo që Adi mbajti në dorē ishte një fletë nga Buxheti zyrtar i Bashkisë.

Gjithsesi, nëse ti vazhdon të kesh dyshime, unë të ftoj ty, merr dhe Erionin, Maznikun, drejtora e kë të duash dhe dalim në një debat publik, në studio, në panel, apo në shesh zgjidheni ju, marrim dhe tabelën e Adit dhe i bëjmë bashkë aty llogaritë, në sy të gjithë njerëzve. Dhe të shohim kush ka të drejtë.

Ju të gjithë, unë një i vetmi. Jam i gatshëm.

SHKRIMI I PLOTË I PUBLIKUAR NË MEDIAN “TE SHESHI”

KRITIKË/ Për gazetarinë e jo Erjon Velinë: pyetja që Krasta nuk ia bëri një eksperti ekonomie

Një video po qarkullon në rrjete, nga ana e atyre që se honepsin dot Erjon Velinë, apo dhe qeverinë, ku një i cilësuari si ekspert ekonomie pretendon se i nxjerr të palarat kreut të Bashkisë së Tiranës, duke bërë me dije se si ai abuzon, a më saktë vjedh taksat e qytetarëve. E bën këtë në një formë edhe argëtuese, me një shpengim sportiv, duke qenë jo në lokal por në studion e Krastës. Ky i fundit, qartazi i pozicionuar politikisht, e kjo aspak mëkat e tërësisht në të drejtën e tij, po çedon gjithsesi te aspekti profesional, ndonëse në hapësirën e tij e shfaq si kredo nevojën e një gazetarie investigative, duke pretenduar gjithashtu se po promovon e potencon ajkën e gazetarisë që i është vënë me “gurë në trastë” qeverisë prej të pabërave të saj.

Por le të ndalemi te rasti Pano Soko, eksperti pra i ekonomisë, por më së shumti një aktivist gjysëm social e gjysëm politik anti-qeveritar me prezencën e tij në çdo protestë gjithashtu anti-qeveritare.

Ai, në pjesën e përzgjedhur të intervistës për t’u lëshur në rrjete, ofron më së pari disa shifra, duke konkluduar në fund mbi abuzimet e mundshme të Bashkisë, e më pas analizon se si jep-merret një tender, duke ia mveshur këtë praktikave të Bashkisë së Veliajt, a thënë më saktë këtij të fundit.

Pra, zbërthimin e praktikës abuzuese të jep-merr të një tenderi, e ka të adresuar vetëm te Veliaj e jo thjesht si një denoncim klasik për të gjitha praktikën e deritanishme qëkur tenderi doli në skenë, pra nga ‘92 e këtej. Dhe në këtë pikë, ai nuk është se bëri ndonjë zbulim për të mbetur me gojë hapur. Duke u endur në fushën hamendësimit, apo ndryshe të analizë-sintezës, ai përcolli mesazhin spekullativ se kështu vepron vetëm Veliaj, pasi shpjegimet i kufizoi vetëm te personi i tij. Në fund, kur gjithçka u shpall si definitive, qeshi ai e qeshi dhe Krasta, duke u llokoçitur që të dy në një pellg deliri madhështie.

Por pyetja që shtrohet është, e kjo në emër të profesionalitetit gazetaresk: me çfarë referencash fliste e konkludonte eksperti? Cila ishte ajo punë e tij kërkimore apo ai studim me praktika investigative, që ia përligjte gjithëçfarë thoshte, aq më tepër kur fliste me shifra?

Eksperti nuk kishte asnjë dokument me vete dhe, po të dëgjohet më vëmendje në ato çfarë thotë, më tepër prevalon dëshira që Veliaj të jetë i korruptuar, se sa prova bindëse që ai është realisht i korruptuar.

Duhej të ishte Krasta që duhej t’i bënte pyetjen, më normale në raste të tilla për një gazetar profesionist: Ju lutem, me çfarë referencash i mbroni këto pretendime në forma akuzash? Dhe kjo për më tepër kur eksperti nuk ka asnjë oponent në krah apo përballë. Dhe i vetmi që duhej t’ja bëj oponencën, jo për të mbrojtur Veliajn por ABC-në e profesionit, e mbi të gjithë dinjitetin e çdokujt, qoftë dhe të Erjon Veliajt, përballë çdo akuze publike, është Krasta. Mirëpo ky i fundit zgjodhi të qeshë. Po pse qeshi? Si rregull ai duhet të qajë kur del në pah një abuzim, një vjedhje, një e keqe pra e një pushtetari?

Përgjigja gjendet te një qasje psikologjike: kënaqësia jo për daljen e një të vërtete në pah, sado e hidhur, nga kushdo e për këdo qoftë, por te dëshira primare e bisedës për ta nxjerrë me patjetër Veliajn të korruptuar. Ai mund të jetë gjithë ditën e natën i tillë, por jo me këtë mënyrë, jo me këtë metodë, jo me këtë formë. Sepse më e pakta nuk është gazetari, më e shumta nuk është ndershmëri!

E në fund, në emër gazetarisë e ndershmërisë, profesionale apo njerëzore, një pyetje për Krastën: a do e ketë në studio Erjon Velijan në puntatën e ardhshme për t’i dhënë të drejtën e oponencës?

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet endri fuga erion veliaj pano soko shifrat e tenderave endri fuga erion veliaj pano soko shifrat e tenderave

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim