LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Si u ínskenua nga Sigurimi “Kómploti çam” dhe hélmimi i gjeneral Hilmi Seiti teksa pinte kafe, réfuzimi që i bëri par

7 Janar 2020, 09:46 Nga DOSJA
Si u ínskenua nga Sigurimi “Kómploti çam” dhe

SHKODËR- Memorie.al publikon disa dokumente arkivore dhe dëshmi të dhëna nga disa ish funksionarë të lartë të organeve të “Diktaturës së Proletariatit”, si ish-nënkryetari i Gjykatës së Lartë, nënkolonel Mustafa Qilimi, lidhur me disa ngjarje dhe fakte të panjohura nga historia e shumëpërfolur e ndodhur në vitet 1960-1961, me të ashtuquajturin “Kómploti i grupit çam”, ku ministri i Punëve të Brendshme Kadri Hazbiu, me mbështetjen dhe miratimin e Enver Hoxhës, árrestuan një grup të madh shtetasish prej 38 personash me origjinë nga Çamëria, ku pjesa më e madhe e tyre ishin në funksione të larta, si: Teme Sejko, Kundëradmiriali i Flotës Luftarake Detare, Tahir Demi, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, Taho Sejko, shefi i redaksisë së Ekonomisë në gazetën, “Zëri i Popullit”, Avdyl Resuli, nënkolonel dhe Shef i Degës Ushtárake të Rékrutimit të Tiranës, etj., duke i ákuzuar ata se: “në bashkëpunim me Asfalinë greke, UDB-në jugosllave dhe Flotën e VI-të amerikane në Mesdhe, do téntonin pérmbysjen e pushtetit popullor në Shqipëri”, etj. Si u téntua që t’i  ímponohej gjeneral-major Hilmi Seitit që “për hir të interesave të mëdha të Partisë dhe atdheut” ai të pranonte se ishte “koka e kómplotit”, pasi kjo ákuzë duhej për të démaskuar révizionistët sovjetik dhe ata jugosllavë” dhe pas réfuzimit të tij, ai vdíq në zyrën e sekretarit të Parë të Komitetit të Partisë së rrethit të Shkodrës, teksa ishte duke pirë kafe me “shokun Rita Marko”…?! 

“U hap në Tiranë gjyqi kundër një grupi të pandehurish për kríme kundër shtetit që ka patur për qëllim rrëzimin e púshtetit popullor me anën e një komploti të koordinuar midis monarko-fashistëve grekë, revizionistëve jugosllavë dhe Flotës së 6-të Amerikane”. “Armiqtë e popullit në bangon e të akuzuarit”. Ishin këto disa nga titujt e mëdhenj që zunë faqet e para të gazetave kryesore të Tiranës, si “Zëri i Popullit” e ”Bashkimi” dhe disa organeve të tjera të shtypit të 16 majit të vitit 1961.

Po çfarë ishte ky gjyq, kush ishin të  pándehurit që ishin nxjerrë në bangon e të akuzuarëve dhe çfarë funksionesh e postesh kishin pasur ata deri në atë kohë në administratën e lartë të regjimit kómunist të Tiranës? Kush ishin krerët e atij “komploti”, cilat ishin lidhjet e tyre me “zbulimet e huaja”, si do të realizoheshin synimet e tyre dhe çfarë qëllimesh kishin ata? Si u zbulua “komploti” dhe krerët e tij, e çfarë i shkruante Ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu, Sekretarit të Parë të Komitetit Qëndror të PPSh-së, Enver Hoxhës, lidhur me veprimtarinë e atij grupi? Si u zhvillua gjyqi kundër “komplotistëve çamë”, çfarë deponuan ata gjatë seancave dhe çfarë dénimesh morën ata e pasuesit e tyre? Çfarë jehone pati ai gjyq në Shqipëri dhe jashtë saj e përse sovjetikët kërkuan që të sillnin në Tiranë një grup ekspertësh për të verifikuar ato çka u thanë aty?

Përse në vitin 1982 kur Enver Hoxha  në mbledhjen e Pleniumit të Komitetit Qëndror, Ministrin e Mbrojtjes, Kadri Hazbiun, e ákuzoi atë duke i thënë se: ai, së bashku me Mehmet Shehun e Beqir Ballukun, i kishin sajuar legjendën e Grupit të Teme Sejkos, me qëllim që udhëheqja e lartë shqiptare dhe vetë Enver Hoxha, të kujtonin se mund t’ju vinte ndonjë súlm eventual nga amerikanët dhe në këtë kuadër, udhëheqja e lartë shqiptare, të vendoste për mbajtjen e sovjetikëve në Shqipëri, duke mos i larguar ata nga baza e Pash-Alimanit?! Lidhur me këto dhe të tjera ngjarje dhe fakte të bazuara mbi dëshmi dhe dokumenta arkivore, do të publikohen eskluzivisht nga Memorie.al në disa numra radhazi, duke filluar nga ky shkrim.

Gjeneral-major Hilmi Seiti viktima e parë e “Komplotit”

Ishte 28 maji i vitit 1960, kur gjeneral-major Hilmi Seiti, Kryetar i Degës së Punëve të Brendshme të Qarkut të Shkodrës, ngjiste me nxitim shkallët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, pas një telefonate urgjente që i kishin bërë eprorët e tij nga Tirana. Në zyrën e Ministrit të Brendshëm, gjeneral–leitnant Kadri Hazbiut, përveç, zëvëndësit të tij, gjeneral-major, Halim Xhelos, Drejtorit të Drejtorisë së Kundër-Zbulimit të Ushtrisë në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore (apo siç njihej ndryshe si: shefi i Sigurimit të Ushtrisë), ndodhej dhe Rita Marko, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Enver Hoxhës, në funksionin e sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH-së (që në vitet 1956-1966), të cilët prisnin ardhjen e gjeneralit me origjinë nga Çamëria që shërbente në Qarkun e Shkodrës që në fillimin e viteve ’50-të. Pasi gjeneral Hilmi Seiti u takua me tre të pranishmit në atë zyrë, ministri Hazbiu e ftoi atë pranë tij në tryezën e madhe të punës dhe i vuri përpara disa materiale që i nxori në atë moment nga kasaforta e tij e instaluar në mur.

Pasi ju hodhi një sy materialeve të hapura mbi tryezë, gjeneral Seiti tepër i nervozuar,    góditi me grusht mbi tavolinë dhe në mënyrë demonstrative doli nga zyra e ministrit për në koridorin e gjatë, duke i lënë ata të tre të habitur që shikonin në sy njëri-tjetrin. Në atë moment, sekretarja Komitetit Qëndror, Rita Marko, u çua e para dhe telefonoi një numër sekret që i përkiste Vilës 31, në Bllokun e udhëheqjes së lartë të PPSH-së. Pak minuta pas asaj telefonate në sheshin para ministrisë së Brendëshme, ndaloi “Zim”-i i Enver Hoxhës, ku nga dera e pasme e tij pak e hapur, dikush ju drejtua Hilmi Seitit, duke i thënë:

“Shoku gjeneral, ju kërkon Komandanti në zyrë”. Gjeneral Seiti zuri vend pranë personit që i foli dhe makina u zhduk me të shpejtë në drejtim të Komitetit Qëndror. Nuk dihet me saktësi nëse gjeneral Seiti u takua vërtet me Enver Hoxhën apo ndonjë nga të dërguarit e tij (thuhet se Enveri delegoi përsëri Rita Markon), dhe gjithashtu se çfarë bisede u bë në mes tij dhe Kryetarit të Degës së Brendshme të Shkodrës, gjeneral-major Hilmi Seitit…?! Ajo gjë, pra ai takim ka mbetur një enígmë që nuk u zbardh kurrë?! Po çfarë kishte ndodhur dhe përse u thirr urgjent gjeneral Seiti në zyrën e ministit Kadri Hazbiu?! Çfarë materiali ju vu atij përpara në tryezë nga Ministri i Brendshëm dhe përse ai doli i nervozuar nga zyra e tij?!

Oferta ndaj gjeneral Seitit, si “Koka e grupit çam”

Atë fund maji të vitit 1960-të, teksa ngjiste shkallët e ministrisë për në zyrën e ministrit të Punëve të Brendëshme, gjeneral-leitnant, Kadri Hazbiut, gjeneral-major Hilmi Seitit nuk i kishte shkuar kurrë në mend, se aty, ai do të gjente “Planin operativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për goditjen e një komploti i cili kishte për qëllim që: në bashkëpunim me Asfalinë Greke, UDB-në Jugosllave dhe Flotën e 6-të Amerikane në Mesdhe, të rrëzonin pushtetin popullor në Shqipëri dhe do të instalonin aty kapitalizmin”?! Dhe më e papritura, ishte që, Hilmi Seiti, do të ishte “Koka e atij komploti” armiqësor?!“Ti duhet ta pranosh këtë, është për interesat e larta të Partisë e atdheut, për këtë është në dijeni edhe Komandanti. Na duhet kjo për të demáskuar revizionistët sovjetikë dhe ata jugosllavë…”, thuhet t’i ketë thënë Kadri Hazbiu në zyrën e tij gjeneral Seitit, i cili doli i nervozuar prej andej duke i thënë Hazbiut: “Shoku ministër, unë do të bisedoj vetë me Komandantin”.Pas refuzimit që gjeneral Seiti i bëri “ofertës” që ai të pranonte lojën që po bëhej, që ai të ishte “Koka e Komplotit” të ideuar nga Hazbiu e vartësit e tij, ata i lanë tre ditë kohë që ai “të reflektonte” dhe t’ju kthente përgjigje. Pasi skadoi “ultimátumi” që i ishte lënë gjeneral Seitit që ai të mendohej dhe të pranonte detyrën që i kishte ngarkuar Partia për “interesat e larta të atdheut”, ditën e katërt, më 2 qershor 1960, dërgohet për ta biseduar edhe njëherë atë çështje në Shkodër, Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Ushtrisë, gjeneral-major, Halim Xhelo. Po atë ditë që gjeneral Xhelo udhëtonte drejt Shkodrës, bashkëshortja e gjeneral Seitit, udhëtonte drejt Tiranës, pasi ishte njoftuar nga Ministria e Brendëshme, që të paraqitej në Tiranë për një “problem pune”.E gjitha kjo ishte një “kombinacion” apo “legjendim” (siç thuhej në zhargonin e Sigurimit të Shtetit), pasi gjeneral Seiti duke mos pasur bashkëshorten në shtëpi, ishte i detyruar që ta thërriste për drekë mikun dhe kolegun e tij nga Tirana, në një nga restorantet e qytetit të Shkodrës nën sytë e mjaft klientëve të tjerë?! Dhe ashtu siç ishte parashikuar, atë ditë dy gjeneralët kanë ndenjur bashkë më shumë se tre orë në sallën kryesore te “Kafja e madhe”, duke biseduar lidhur me problemin për të cilin ishte thirrur gjeneral Seiti në zyrën e ministrit, Hazbiu. Pasi gjeneral Xhelo nuk arriti dot ta bindte mikun dhe kolegun e tij, Seitin dhe të merrte një përgjigje pozitive prej tij, pra që ai të pranonte se  ishte “Koka e komplotit”, ai u nda me të dhe morri rrugën e kthimit për në Tiranë pa e përmbushur detyrën që i ishte ngarkuar.

(Të gjitha këto sa më sipër, nga disa burime të besueshme, thuhet se i ka dëshmuar vetë gjeneral-major Halim Xhelo, pak kohë para se ai të ndërronte jetë në búrgun e Burrelit, nga fundi i vitit 1974, ku vunate dénimin pas letrës anonime që i kishte bërë Enver Hoxhës në vitin 1966. Dhe gjithashtu thuhet se Halim Xhelo nuk ka varur veten  në qeli siç është thënë në versionin zyrtar, por atë e helmuan, pikërisht se filloi të “fliste” duke dekonspiruar disa sekrete shtetërore, siç ishte pikërisht ajo që kishte të bënte me gjeneral-major Hilmi Seitin dhe gjithë “Komplotin çam”!)

Po çfarë ndodhi me gjeneral Hilmi Seitin pas ndarjes me mikun e kolegun e tij, gjeneral-major Halim Xhelon? Gjeneral Seiti shkoi në Komitetin e Partisë së rrethit të Shkodrës ku pritej të fillonte mbledhja e Pleniumit, ku si i deleguar nga Komiteti Qëndror i PPSH-së, ishte Rita Marko. Dhe në një nga pushimet në mes seancave, ai u ul për një kafe me “shokun Rita” (thuhet në zyrën e Sekretarit të Parë të Shkodrës Sul Baholli), ku pas kafes ai nuk e ndeju veten mirë?! Pak minuta më pas në të gjithë Shkodrën u hap lajmi se Drejtori i Drejtorisë së Puneve të Brendëshme të Shkodrës, gjeneral-major Hilmi Seiti, kishte vdékur papritur në një nga zyrat e Komitetit të Partisë së Shkodrës pas kafes që kishte pirë me shokun Rita Marko.

Lidhur me vdékjen e gjeneral Seitit, që nga ajo kohë dhe më pas ka pasur disa versione të thënë diku hapur dhe diku nën zë, por që të gjitha konkludonin në një pikë, atë të hélmimit. Por pas viteve ’90-të kjo është thënë hapur dhe publikisht në shtyp nga ish nënkryetari i Gjykatës së Lartë, kolonel Mustafa Qilimi, i cili vite më parë na ka dëshmuar: ”Unë e kisha shumë shok Hilmiun dhe sapo mora vesh lajmin, mbërrita menjëherë në Shkodër ku të parin takova vëllain e Hilmiut, i cili më tha: ‘Na e vranë Hilmiun’. Unë hyra në sallën e autopsisé në momentin që mjekët po i hapnin kapakun e kokës dhe më ra të fikët, e mjekët më nxorrën jashtë. Atë ditë mësova nga Dr. Lito, se Hilmiu kishte pasur prapa koke, në enët e gjakut, një fshikëz të vogël, e cila po të plasi sjell vdekjen. Dhe ajo plaste vetëm me ndonjë stimulim nga jashtë, me anë të ndonjë helmi”.Ndërsa këtë pohim të mjekut të famshëm, Dr. Litos (që ia tha në mirbesim mikut të tij), nënkolonel Mustfa Qilimi do ta mbante për vete për vite me rradhë, të nesërmen e asaj dite ai asistoi dhe morri pjesë në varrimin madhështor që u organizua nga Ministria e Brendëshme në qytetin e Shkodrës, ku trupi i gjeneral Seitit u përcoll për në banesën e fundit me shtrat topi të mbuluar me kurora të shumta dhe me truprojen e nderit, ku fjalën kryesore e mbajti, vetë ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu.

“Gabimi” që u bë me Hilmi Seitin, nuk duhej përsëritur më dhe atë që nuk pranoi ai, tashmë duhet ta pranonte me çdo kusht, një tjetër ushtarak i lartë po me gradën e gjeneralit dhe me origjinë nga Çamëria, i cili ishte, Teme Sejko, Kundër-admirali i Flotës Lúftarake Detare, që ishte diplomuar në akademitë ushtarake të Bashkimit Sovjetik. Ky ishte urdhri i prerë i Kadri Hazbiut i miratuar nga Enver Hoxha në vilën e tij në Dajt, por ndryshe nga sa u veprua me gjeneralin Hilmi Seti, Teme Sejko duhet të arrestohej dhe atë gjë ai duhet ta pranonte në qelitë e Sigurimit të Shtetit. Lidhur me këtë, veç të tjerash na njohin disa dokumente arkivore me procesin hetimor ndaj tij  dhe të ashtuquajturit “Grupi komploti çam” që Memori.al po publikon duke filluar nga ky shkrim.

Relacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme

ARKIVI I MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDËSHME

DREJTORIA E SIGURIMIT TË SHTETIT. DEGA E PARE

 DOSJA 278 TEPER SEKRET C2 TIRANË 24.3.1961

TITULLI I DOSJES “Mbi veprimtarinë e organizatës armiqësore të kryesuar nga Teme Sejko dhe Tahir Demi”. Sasia e fletëve 22

Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 1960 u arrestuan një grup me elemente armiqësore të vëna në shërbim të zbulimit të huaj, që përbëhej prej 38 vetësh midis të cilëve 20 anëtarë partie. Elementët kryesorë që kanë drejtuar këtë veprimtari janë Teme Sejkua, Taho Sejko, Tahi Demi e Avdyl Resuli. Me përjashtim të 9 personave të gjithë të tjerët janë nga krahina e Çamërisë. Nga të lart përmendurit 24 prej të cilëve dhe më kryesorët janë pjesëmarrës të luftës nacionalçlirimtare, ndërsa 9 vetë kanë qenë me organizatën e Ballit. Ndër elementët kryesorë të grupit Taho Sejko, Abdyl Resuli, Sami Murati dhe Rexhep Plaku që gjatë luftës nacional-çlirimtare kanë qenë të lidhur me radhët greke dhe si të tillë janë përpjekur të pengojnë politikën e Partisë në lidhje me luftën Nacional-Çlirimtare.Duke pasur funksione të rëndësishme gjatë Luftës Nacional-Çlirimtare, në krahinën e Konispolit Teme Sejkua, Sami Murati, Abdyl Resuli, Resho Plaku, në bashkëpunim me Haki Rushiti u vunë në opozicion me vendimet e partisë dhe udhëzimet e Komitetit Qëndror të Gjirokastrës, propagandonin elementin çam dhe sidomos në formacionet partizane të krahinës së Konispolit idenë e shkëputjes nga drejtimi i Qarkorit Komunist të Partisë për Gjirokastrën, pengonin vendosjen të kuadrove në terren dhe në batalionin “Çamëria” dhe merreshin me intriga e konflikte të paqenë, pengonin hedhjen e forcave partizane në luftë kundër pushtuesit brenda dhe jashtë krahinave të tyre. Haki Rushiti në marrëveshje me Rexho Plakun, Teme Sejkon, Avdyl Resulin dhe Sami Muratin, dezerton dhe hidhet haptazi në luftë kundër partisë dhe lëvizjes Nacional-Çlirimtare. Bashkohet me forcat e Nuri Dinos dhe me okupatorin.

Këta elementë dhe mbas árratisjes së Baki Rushitit nuk i shpëtuan lidhjeve me të, përkundrazi vazhduan punën armiqësore. Karakteristike është fakti se në letrën pas arratisjes të cilën Haki Rushiti u bënte thirrje partizanëve të dezertonin dhe të kalonin nga ana e tij. E ka shkruar Sami Murati, ish komisari i batalionit “Çamëria”. Veprimtaria armiqësore e përmendur më sipër vërtetohet me vetë pohimet e Sami Muratit, Abdyl Resulit, Tahir Demit etj. Mbas çlirimit të vendit shumë nga këta elementë si Taho Sejko, Rexho Plaku, Sami Murati, Vehip Demi etj, jo vetëm që janë në opozitë me vijën e Partisë, por vazhdojnë si edhe më parë të propagandojnë se elementi çam po keqtrajtohet në Shqipëri, se gjoja kuadrove kryesore çame nuk u jepet vendi që u takojnë në Shqipëri, se gjoja mohohet kontributi që kanë dhënë çamët në luftën Nacional-Çlirimtare, se gjoja krahina e Konispolit është lënë mbas dore, nuk dekorohen çamët, nuk përfaqësëohen në Kuvendin Popullor etj.Nëpërmjet kësaj propagande Taho, Temja, Rexhep Plaku, Avdyl Resuli bëjnë përpjekje të afrojnë rreth vehtes elementin çam dhe të dalin si mbrojtës të interesave çame. Në vitin 1946 e më vonë goditëm për veprimtari armiqësore një sërë elementësh nga krerët çamë si agjentë të zbulimit grek lidhur me Haki Rushitin, si Rexho Plakun, Hajro Plakun e Petrit Taken të cilët në takim me Tahon e Temen përmes lidhjeve familjare, kishin dhe lidhje armiqësore. Këto mëri u propaganduan si të padrejta nga ana e tyre dhe u përdorën si mjet për të zgjeruar rradhët e të pakënaqurve ndaj Pushteti Popullor.

Nga zhvillimi i hetimeve rezulton se në vitet 1946-47 kanë qenë të rekrutuar nga zbulimi grek Taho Sejko dhe Avdyl Resuli. Sidomos veprimtari aktive gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar Taho Sejko. Në vitin 1947 Tahua rekrutoi si agjent të zbulimit grek Temen. Temja në të njëjtën kohë mban lidhje edhe me Avdyl Resulin. Temja rekrutoi në vitin 1950 Tahir Demin dhe Nevruz Bejlerin. Në vitin 1954 Avdul Resuli rekrutoi Sami Muratin. Gjatë kësaj kohe dhe më vonë janë rekrutuar dhe persona të tjerë si Ali Xhelua, Hajri Mane, Shaban Rafati, Hasan Mero, Dervish Sulo etj. Lidhjet e rrjetit dhe zbulimit realizoheshin me anën e rrjetit të Zbulimit Ushtarak (Izet Osmani dhe Hajri Mane). Hasan Mero, Nevruz Bejleri, të cilët nën preteksin e zbulimit tonë ushtarak kalonin në tokën greke e merrnin kontakt me zbulimin grek.

Kështu sa herë që kalonte Izet Osmani merrte kontakt me Haki Rushitin dhe oficerët e zbulimit grek, u jepnin këtyre raporte të përgatitur nga Teme Sejko e Tahir Demi etj. Temja, Tahua, Avdul Resuli, Tahir Demi organizuan në vitin 1955 kombinacionin për hedhjen në ilegalitet të Izet Osmanit (Izet Osmani kaloi në Greqi gjoja i dërguar nga zbulimi ynë, atje simulohet vrásja e tij d.m.th. hapet fjala se u vrá në përpjekje me forcat greke). Grupi organizatonte mbledhje…Platforma politike e grupit ishte “Mbrojtja e çamëve, sigurimi i një autonomie për krahinën e Çamërisë duke inkuadruar brenda saj dhe Konispolin, i cili duhej të bëhej pjesë e Greqisë. Me këtë platformë është maskuar puna për rekrutimin e elementit. Qëllimi ka qenë rrëzimi i pushtetit popullor me anën e  kryéngritjes. Kosta Filja thotë se Haki Rushiti nëpërmjet zbulimit grek është marrë nën drejtimin amerikan. Kostë Filja dhe Haki Rushiti janë dërguar në Shqipëri nëpërmjet zbulimit amerikan. Udhëzimet këta të dy i kanë marrë nga një kolonel amerikan.

Lidhjet me Panajot Plakun

Konferenca e Tiranës. Tahir Demi deponon se në shtëpinë e Taho Sejkos është bërë një mbledhje ku ka qenë i pranishëm Tahua, Avduli, Sami Murati dhe Vehip Demi. Tahua pretendon se nuk i kujtohet të jenë mbledhur siç thotë Tahiri. Për punën e Konferencës së Tiranës ka pas një takim me Sami Muratin, Tahir Demin dhe Muharrem Demin që biseduan rreth frymës që u zhvillua konferenca e Tiranës. Para Konferencës së Tiranës Tahua është takuar në Elbasan me Bedri Spahiun dhe kanë biseduar për materialet e Kongresit të XX. Bedriu thotë se Tahiri më kërkoi fjalimin e Mikojanit, të cilin ja mora Masar Shehut ia dhashë Pëllumb Dishnicës, që mori përsipër t’ja çonte. Interesant është deponimi i Tahir Demit, mbasi morën liudhje me Panajot Plakun, filloi të kordinohej veprimtaria e grupit tonë me veprimtarët e grupit të Bedri Spahiut, Tukut e Panajotit. Me Tukun mbante kontakt Taho Sejkua, ndërsa Temja me Panajotin. Kjo ishte pas plenumit të qershorit. Temja deponon se Panajoti ka dërguar në Greqi (në gusht të vitit 1956 një relacion të hollësishëm mbi situatën e vendit tonë). Tahir Demi ka deklaruar se në shkurt të vitit 1957 në shtëpinë e tij në Elbasan është organizuar një mbledhje ku merrnin pjesë Panajot Plaku, Bedri Spahiu, Avdul Resuli, Tahir Demi dhe diversanti Izet Osmani. Në këtë mbledhje u vendos që Panajot Plaku të arratisej. Temja thotë se në plan për t’u arratisur ishte dhe Bedri Spahiu dhe Tuk Jakova.

Deponimet e Teme Sejkos rreth takimit me Panajot Plakun në vitin 1957 në rrethin e Sarandës:

”Rreth 20 qershorit 1959 erdhi në Sarandë Panajot Plaku, me pretekst për punimet që bëheshin në Butrint e prej këtej me pretekst se do të ngushëllonte familjen e Kadri Rakipit, shkuam në Konispol ku takuam Ali Rexhon. Të nesërmen unë nga Butrinti shkova në drejtim të Vrinës dhe u ktheva në kalanë e Vivacit, këtu takova Panajot Plakun dhe Izet Osmanin nga të cilët mësova se ishin dhe dy të tjerë roje. Këtë takim na e organizoi Ali Rexho, pas takimit unë shkova në Sarandë dhe Panajoti në Greqi.Në lidhje me këtë takim në mbledhjen që u bë në Durrës, si rezulton nga deponimet e Tahir Demit e Avdul Resulit në shtëpinë e Dervish Sulos në shtator 1959 ka vënë në dijeni shokët e tij në atë mbledhje. Procesi mund të quhet i gatshëm për gjyqin në afatin e caktuar duke nxjerrë personat që vijojnë: Teme Sejkon, Tahir Demin, Avdul Resulin, Sami Muratin, Hajri Manen, Ali Xhelon, Jonuz Purizon, Adem Osmanin, Nikolla Bashon dhe Nasho Gerxhon. Taho Sejkua akoma nuk flet, jo vetëm që dobëson deri në një farë shkalle procesin gjyqësor të bëhet publik, por pengon zbulimin e fakteve që ai i di si elemente. Prandaj brenda afatit të kërkuar do të bëjmë përpjekje për t’a zbërthyer. Deri më sot ndër 38 të arrestuar flasin vetëm 22, ndërmjet të cilëve të gjithë kryesorët, me përjashtim të Taho Sejkos, të tjerët flasin vetë pjesërisht, 10 nuk flasin fare. Prandaj që të zbërthehen edhe të tjerët duhet një kohë e gjatë.

Ministri i Punëve të Brendshme

 Gjeneral Leitnat

(Kadri Hazbiu)

Marrë nga Memorie.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur helmimi i gjeneralit hilmi seiti helmimi i gjeneralit hilmi seiti

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 7 Janar 2020, 09:14

TIRANË– Në prag të atmosferës festive, dy ndër femrat e njohur në showbiz, moderatorja Bieta Sulo dhe këngëtarja Zaimina Vasjari, kanë treguar se kanë një ...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje