LIVE UPDATES
Editorial

Si u bë Mesdheu Lindor, “syri” i një “cikloni” gjeopolitik?

2 Shtator 2020, 09:40 Nga DOSJA
Si u bë Mesdheu Lindor, “syri” i një “cikloni”

Në mesin e muajit gusht, luftanijet turke dhe greke “shkëmbyen xixa” mes tyre në Mesdheun Lindor, duke rritur tensionet mes dy vendeve në nivelin më të lartë të 20 viteve të fumdit. Kriza kishte nisur disa ditë më parë, kur Turqia dërgoi një anije shpimi, të shoqëruar nga luftanijet turke, për të kërkuar naftë dhe gaz natyror në ujërat pranë ishullit grek Kastelorizo, të cilin Athina e pretendon si territorin e saj detar.

Më shumë se kurrë më parë, ngjarjet e fundit rrezikojnë të përshkallëzohen në një konflikt shumëkombësh. Në një shfaqje të mbështetjes së vendosur ndaj Greqisë dhe kundër Turqisë, Franca dërgoi luftanijet veta në ujërat e kontestuara.

Egjipti dhe Izraeli, që zhvillojnë stërvitje të rregullta ushtarake me Greqinë, kanë shprehur gjithashtu solidaritetin e tyre me Athinën. Me Francën dhe Egjiptin që janë tashmë në një konflikt të hapur me Turqinë në Libi, vëzhguesit në mbarë botën druhen se çdo përshkallëzim i mëtejshëm i tensioneve në Mesdheun Lindor, mund të degradojë në një krizë të madhe nga Evropa në Lindjen e Mesme.

Po si u bë Mesdheu Lindor “syri” i një “cikloni” gjeopolitik? Për dekada me radhë, mosmarrëveshjet mbi kufirin detar në Mesdhe, kanë qenë çështje lokale, dhe të kufizuara tek pretendimet e sovranitetit, dhe deklaratat dhe kundër-deklaratat midis Qipros, Greqisë dhe Turqisë.

Por, gjatë 5 viteve të fundit, burimet e mëdha në det të hapur të gazit natyror, e kanë shndërruar Mesdheun Lindor në një arenë kryesore strategjike, ku konvergojnë vijat ndarëse më të mëdha gjeopolitike, që përfshijnë Bashkimin Evropian, dhe rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut.

Italia dhe Franca, kanë luajtur një rol kryesor në nxitjen e këtij ndryshimi, që i ka tendosur edhe më tej marrëdhëniet tashmë të ndërlikuara BE-Turqi. Gjërat nisën të ndryshojnë pas zbulimit në gushtin e vitit 2015 të fushës së madhe të gazit natyror në Zohr, territor detar egjiptian nga ana gjigantit energjetik italian ENI.

Zbulimi i rezervës më të madhe me gaz natyror në Mesdheun Lindor deri më sot, nënkuptonte që rajoni kishte befas një rëndësi të madhe. ENI, që është gjithashtu operatori kryesor në shpimet që po kryen rrotull ishullit të Qipros, nisi të promovojë një plan për të grumbulluar gazin qipriot, egjiptian dhe atë izraelit, dhe të përdorë gazsjellësit në Egjipt për ta sjellë gazin në Evrope me një kosto të arsyeshme.

Por projekti mënjanonte Turqinë dhe infrastrukturën e saj të gazsjellësave, duke u përplasur kësisoj me planet e Ankarasë për t’u shndërruar në një fuqi energjetike rajonale. Në vitin 2018, gjiganti energjetik francez “Total”, kompania e tretë më e madhe e BE-së sa i përket të ardhurave, i dha një goditje tjetër Turqisë duke hyrë në një partneritet me ENI-in në të gjitha operacionet e kërkimit të gazit në Qipro.

Ky veprim e vendosi Francën në mesin e rezervave më të mëdha energjetike të Mesdheut Lindor. Ndërkohë, Qipro ra zyrtarisht dakord të shfrytëzojë infrastrukturën e Egjiptit për eksportin e gazit. Pasi lëvizjes se Nikozias, Izraeli, që më parë kishte menduar të ndërtonte një gazsjellës nënujor Izrael-Turqi, u tërhoq nga projekti, dhe nënshkroi një kontratë për t’ia shitur gazin e vet Egjiptit.

Turqia e shprehu pakënaqësinë e saj për këto zhvillime, duke u angazhuar në një seri lëvizjesh diplomatike, duke kryer eksplorime dhe shpime në ujërat qipriote, secila e shoqëruar nga luftanijet turke. Ankaraja vazhdon të refuzojë njohjen e kufijve detarë të Qipros, të cilat Turqia mendon se u hartuan në mënyrë të paligjshme në dëm të saj.

Në këtë mënyrë, ajo pretendon se po mbron të drejtat e turqve qipriotë në gjysmën veriore të ishullit, të cilët kanë mbetur jashtë zhvillimit të rezervave të gazit natyror të Qipros, pavarësisht se janë bashkëpronarët e ligjshëm të burimeve natyrore të ishullit të ndarë.

Pas çdo veprimi të Turqisë, fronti Egjipt-Izrael-Qipro-Greqi fitoi gjithnjë e më shumë mbështetje ushtarake nga Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara, ku secila ka investime të rëndësishme ekonomike mbi gazin e Mesdheut Lindor.

Për Turqinë, mbështetja e aleatëve të saj të NATO-s ndaj këtij grupimi është një tradhti, të cilën ajo nuk mund ta tolerojë. Në një përpjekje për të dalë nga izolimi i saj rajonal, Turqia nënshkroi në nëntorin e 2019-ës marrëveshjen e saj të kufirit detar me Qeverinë e Akordit Kombëtar (GNA) me qendër në Tripoli në Libinë e shkatërruar nga lufta.

Marrëveshja ishte një përpjekje për të pasur pozita më të forta ligjore, për të sfiduar kufijtë detarë që Greqia ka hartuar me Qipron dhe Egjiptin, dhe nga të cilat varen planet e tyre në Mesdheun Lindor për nxjerrjen e gazit natyror.

Marrëveshja Ankara-Tripoli u shoqërua me një pakt të bashkëpunimit ushtarak, që i siguroi GNA-së ndihmë kundër përpjekjeve të forcave të gjeneralit Kalifa Haftar, të mbështetur nga Franca dhe Egjipti, për të rrëzuar qeverinë me seli në Tripoli. GNA e aktivizoi zyrtarisht paktin e saj ushtarak me Ankaranë në dhjetorin e vitit të shkuar.

Dhe ndërhyrja e hapur e Ankarasë në konfliktin libian, i jep Ankarasë një platformë prej nga ku ajo mund të sfidojë Qipron, Egjiptin dhe Greqinë mbi kufijtë detarë të Mesdheut Lindor. Duke përfituar nga pozicioni i saj rajonal i sapo-përmirësuar, Turqia u përpoq të promovonte pretendimet e saj ndaj Greqisë, duke dërguar anijen e saj të shpimeve “Oruç Reis”, të shoqëruar nga 5 luftanije turke në ujërat e kontestuara pranë Kastelorizo.

Turqia i konsideron veprimet e saj si të bazuara në të drejtën ndërkombëtare. Dhe Ankaraja ka pjesërisht të drejtë, kur pretendon se kufiri detar me Greqinë është i padrejta. Vija bregdetare mesdhetare e Turqisë, është më e gjatë se kufiri SHBA-Meksikë.

Dhe sipas Konventës së Ligjit të Detit të Kombeve të Bashkuara (UNCLOS), Turqia ka të ngjarë të ketë të drejtë një zonë detare më të madhe nga sa ka aktualisht. Por nga ana tjetër, Turqia nuk pranon të nënshkruajë UNCLOS, çka ia mbyll rrugën çdo lloj rekursi juridik mbi këtë çështje.

Ndërkohë harta e marrëveshjes së kufirit detar Turqi-Libi, përcakton një zonë detare maksimale për Turqinë, duke i mohuar secilit prej ishujve grekë një shelf kontinental ose një Zonë Ekskluzive Ekonomike (EEZ), që siguron të drejtat sovrane mbi burimet energjitike në det të hapur.

Më 6 gusht, Greqia iu përgjigj Turqisë me të njëjtën monedhë, duke nënshkruar një marrëveshje të ngjashme të kufirit detar me Egjiptin. Disa ditë më vonë, anija kërkimore “Oruç Reis” depërtoi brenda kufijve detarë të Greqisë. Po çfarë pritet të ndodhë më tej? Shumica e palëve në rajon kanë shumë arsye, që të angazhohen në uljen e tensioneve, dhe të gjejnë një zgjidhje të shpejtë të krizës. Pavarësisht se e mbështesin Greqinë, as Egjipti dhe as Izraeli nuk mund t’i lejojnë vetes të zhyten në një luftë me Turqinë në Mesdheun Lindor.

BE-ja e ka shprehur mbështetjen e saj të paanshme për anëtarët e unionit, Greqinë dhe Qipron. Por blloku është i përçarë mbi mënyrën se si duhet trajtuar kriza aktuale. Gjashtë vendet mesdhetare të BE-së, janë të ndara në mënyrë të barabartë. Greqia, Qipro dhe Franca mbrojnë një veprim të fortë kundër Turqisë, ndërsa Italia, Malta dhe Spanja – që kanë interesa të mëdha tregtare me Turqinë në Mesdheun Qendror dhe atë Perëndimor – e refuzojnë këtë qasje.

Gjermania, që drejton presidencën e BE-së që nga korriku, është ajo që mund të diktojë daljen nga ngërçi. Edhe pse Berlini i nënshtrohet zakonisht Parisit kur është fjala për politikën në Mesdhe, ai është i prirur ta mbajë Ankaranë sa më afër BE-së që të jetë e mundur. Turqia po luan aktualisht me zjarrin.

Nëse shkon shumë larg me veprimet e saj agresive, Bashkimi Evropian, ashtu si edhe Shtetet e Bashkuara, do të rreshtohen plotësisht në anën e Greqisë. Vija e kuqe që Turqia nuk mund ta kapërcejë është Kreta, ujërat jugore të së cilës mendohet se përmbajnë sasi të mëdha të naftës ose gazit natyror.

Megjithëse njihen ndërkombëtarisht si ujëra territoriale grekë, harta Ankara-Tripoli ia njeh këtë zonë Libisë. Nëse Turqia e dërgon anijen e saj të shpimeve pranë brigjeve jugore të Kretës, atëherë gjithçka mund të ndodhë. Por deri më tani, Turqia nuk e ka kapërcyer këtë vijë të kuqe.

Ankaraja mund ta përdorë mundësinë e eksplorimeve në ujërat rrotull Kretës, si një mjet shantazhi në bisedime. Çdo proces serioz i uljes se tensioneve midis Turqisë dhe Greqisë, kërkon një palë të tretë me ndikim të mjaftueshëm për ta nxitur Ankaranë dhe Athinën të angazhohen në negociata serioze.

Në këtë drejtim, shenjat më shpresëdhënëse për rajonin janë përpjekjet e fundit konstruktive të Shteteve të Bashkuara, për të arritur krijimin e një zone tampon dhe të armëpushimit në Libi. Lidhja qofte edhe e tërthortë midis konflikteve të ndryshme rajonale, krijon hapësirë për një dialog pragmatik mbi kufijtë detarë në Mesdhe.

Ekziston pra mundësia për të dalë edhe nga kriza aktuale. Dhe kjo mundësi do të kërkojë që SHBA-ja, ndoshta në bashkëpunim me Gjermaninë, të veprojnë me aftësi dhe me një angazhim të fortë diplomatik./ “Foreign Policy” – Bota.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial tensionet turqi greqi tensionet turqi greqi

Sondazh

Poll
Editorial 31 Gusht 2020, 17:52

Të lutem zot, lër një krisht për shqiptarët

Që Fatos Nano, kur ishte kryeministër, i bëri batutë, një ndër personazheve më të njohur në policinë e shtetit, ish-shefit të qarkullimit Krenar Ahmetit, se si ...

Editorial 26 Gusht 2020, 10:27

Bota ndahet në Uruguai dhe ne

Ballina e “Vremes” është përkujtues i mirë. Një, se jemi në një verë e cila do të ketë efekt të madh tronditës për të gjitha shoqëritë përreth nesh, s’do mend d...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet