LIVE UPDATES
Editorial

5 vjet nga kriza e refugjatëve në Gjermani: Çfarë është arritur?

25 Gusht 2020, 10:04 Nga DOSJA

Asnjë fjali tjetër nuk e ka vulosur kaq shumë epokën e Merkelit si kancelare sa fjalia “Ne ia dalim mbanë.” Ajo do duhej të krijonte besim për një detyrë të madhe, të marrë madje vetë përsipër. Brenda pak javësh erdhën në Gjermani përmes itinerarit të Ballkanit dhjetëra mijëra refugjatë. Shumë kishin qëndruar më parë në Hungari. Pjesa më e madhe vinin nga Siria, Afrika Veriore, Iraku, Afganistani. Merkel lejoi hyrjen në Gjermani, edhe pse në të vërtetë ishin vende të tjera të BE përgjegjëse për ta: pretendimi për azilin do të provohej më vonë.

Në fund u bënë gati 1 milionë vetë, që vetëm në vitin 2015 kërkuan azil në Gjermani. Ministri i Punëve të Brendshme asokohe, Thomas de Maizière bëri të ditur në gusht të këtij viti në televizionin ARD, se ka pasur “momente të humbjes së kontrollit”. Pasuesi i tij, kryeministri bavarez, Horst Seehofer, CSU, e cilësoi situatën e vitit 2015 njëherë si “sundim të mungesës së ligjit.”

Parë në retrospektivë, opinionet e partive politike rivale janë të ndryshme. Politikanja e Gjelbër, Irene Mihalic mendon se „ishte gjëja e duhur, që kancelarja atëherë nuk i mbylli kufijtë. Alternativa për këtë do të ishin rrethana kaotike në zemër të Europës, me një potenciak konflikti të paparashikueshëm.” Politikani i SPD-së për politikën e brendshme, Lars Castellucci e kufizon miratimin e tij: “E gabuar ishte, që partnerët tanë europianë nuk u tërhoqën sa duhet në këtë gjë, kjo na sjell edhe sot probleme.”

Kurse Gottfried Curio nga partia AfD thotë: „Realiste dhe me përgjegjshmëri do të kishte qenë, t’i përmbaheshim ligjit dhe të drejtës…nëse njerëzit që në fillim do të ishin kthyer, atëherë shumë më pak vetë do të kishin marrë rrugën dhe shumë më pak do të kishin humbur jetën në Mesdhe.”

Miratim dhe skepticizëm

Merkel me fjalinë e saj “Ne ia dalim mbanë” preku shumë vetë. Jashtë Gjermanisë pati miratim të madh. “New York Times” shkroi në 5 shtator 2015, se Gjermania “u ka ofruar dorën” refugjatëve. Televizioni Al-Xhazira raportoi, se “Gjermania ka hapur dyert dhe kufijtë, për të gjithë ata që kërkojnë shpëtim dhe një vend të sigurtë.”
Kurse skeptikët që në fillim ishin të mendimit, se Gjermania po e ekzagjeron jashtë mase. Ata pyesnin, se cilat janë gjërat që duhet t’ia dalim mbanë konkretisht, dhe nëse Gjermania duhet të ndjehet përgjegjëse për kaq shumë njerëz nga kultura të tjera. Asnjë fjali tjetër nuk e ndau kaq shumë Gjermanisë si fjalia “Ne ia dalim mbanë.”

Politikani socialidemokrat, Castellucci, partia e të cilit, si partner më i vogël në koalicion e mbështeti politikën e Merkelit, thotë se mungoi një deklaratë e kancelares. “Ajo duhej…detyrimisht të thoshte, se si mund t’ia dalim mbanë dhe se çfarë duhet arritur. Për këtë duhej të zhvilloheshin diskutime në shoqëri. Kjo do të na kishte shpëtuar nga papajtueshmëria, me të cilën qëndrojnë përballë përkrahësit dhe kundërshtarët e politikës sonë dhe nga ajo që populistët të mos përfitonin.”

2015 „nuk përsëritet”

Kultura e mirëseardhjes që propagandoi Merkel mori fund më së voni në Natën e Vitit të Ri 2015/2016, në stacionin e trenit në Köln ku migrantët ngacmuan seksualisht shumë vajza. Që më parë kishte pasur sulme ndaj strehimoreve të refugjatëve me motiv urrejtjen ndaj të huajve. Politikisht nga pakënaqësia përfitoi partia kundër azilit, AfD. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 kjo parti u bë partia më e fortë opozitare.

Merkel e ka mbrojtur vendimin që mori, por në dhjetor 2016 në një kongres të partisë CDU deklaroi, se një situatë si ajo e verës 2015 „nuk mund, nuk duhet e nuk do lejohet të përsëritet më.” Politika gjermane e azilit u ashpërsua. Shifrat e azilkërkuesve ranë, edhe sepse shumë vende përgjatë itinerarit të Ballkanit mbyllën kufijtë.

Si qëndron puna me integrimin?

Po sot si qëndron puna me integrimin e të ardhurve? Në punësim migrantët qëndrojnë dukshëm më poshtë se mesatarja e popullsisë gjermane. Vetëm afër gjysma e atyre që kanë ardhur në Gjermani nga viti 2013, janë në marrëdhënie të rregullta pune, sipas një studimi të Institutit për Studime të Punësimit dhe Profesionit në vitin 2020. Trendi pozitiv i përgjithshëm u rrënua pjesërisht edhe nga pandemia e Coronës, sepse shumë refugjatë po humbasin vendin e punës, thuhet në studim.

Në çështjen e kriminalitetit – një indikator tjetër për integrimin- se migrantët në një « Raport të kriminalitetit në sfondin e imigrimit » të Zyrës Federale të Kriminalistikës bien më shumë në sy në rastet e vrasjeve, goditjes me pasojë vdekjen, lëndime të rënda trupore, dhe përdhunim », kjo edhe sepse mes migrantëve gjenden më shumë djem e burra të rinj, që shpesh bien në sy në statistika për vepra të tilla penale. Problematike është po ashtu, se shteti rrallë ia del të kthejë azilkërkuesit në vendet origjinë.

Për politikanin e CDU-së për çështjet e brendshme, Patrick Sensburg është e rëndësishme të bëhet dallimi. « Mbrojtja e refugjatëve për mua është në radhë të parë një « mbrojtje e kufizuar në kohë ». Kush dëshiron të vijë këtu për të jetuar e punuar për një kohë të gjatë, për të duhet të ketë rrugë të tjera të hapura, nëse ka kualifikim dhe pranon vlerat tona. »

Ka ende shumë për të bërë që t’ia dalim mbanë

Shoqëria gjermane është deri më sot e përçarë në politikën e migracionit. Afër 60% e gjermanëve besojnë, se ky vend mund të përballojë refugjatët, 40% mendojnë të kundërtën. Politilogu, Herfired Münkler ka thënë, se në vitin 2015 « doli në pah një linjë ndarëse në shoqërinë gjermane » dhe politika u radikalizua. « Fuqia e mesit politik, si e njihnim më parë, mori fund. »

A ia ka dalë Gjermania mbanë 5 vjet pas fjalisë së famshme të Merkelit? Ish-ministri i Punëve të Brendshme, de Maizière thotë megjithatë se “ne kemi arritur shumë”. Kurse kolegu nga partia e tij, CDU, Patrick Sensburg thotë se Gjermania “krizën e refugjatëve 2015 megjithatë në përgjithësi e ka menaxhuar mirë.” Irene Mihalic e Të Gjelbërve arrin në përfundimin se „integrimi nuk arrihet sot me nesër, dhe ne do kemi shumë për të bërë në këtë drejtim në të gjitha nivelet.” Mihalic e shikon këtë sfidë edhe si shans për tregun e punës, por edhe zhvillimin demografik.

Edhe studimet e Institutit Gjermani për Ekonominë, DIW arrijnë konkluzione të tilla. Gjermania është në rrugën për t’ia dalë mbanë, por duhet ende shumë punë, si nga të ardhurit edhe nga shoqëria pritëse. Marrë nga Deutche Welle

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial angela merkel kriza e refugjateve angela merkel kriza e refugjateve


Sondazh

Poll
Editorial 21 Gusht 2020, 09:15

Kurthi i lehtë i Emirateve

Pra, Shqipëria nëpërmjet kryeministrit që njëherësh është edhe ministër i jashtëm dhe Kosova nëpërmjet ministres së jashtme, i dhanë përkrahje kësaj marrëveshje...

Editorial 20 Gusht 2020, 08:48

Shenja e palexuar kineze

Në analogji me futbollistin që kërkon të hyjë në lojë, Shqipëria e mori kryesimin e OSBE-së dhe po e kalon lojën duke ikur nga topi1.Presidenti amerikan Kennedy...

Editorial 19 Gusht 2020, 16:32

Tu gjejmë ëngjëjve një arkivol

Engjëjt nuk përcillen kështu. Jo në kuti kartoni, jo në kosha plehrash. Gjtihë bota I përcjell me arkivolë të bardhë. Unë nuk e di pse, por një ide siçdo...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet