LIVE UPDATES
Editorial

A ka ndonjë mjekim të ri për problemet e vjetra mes Kosovës e Serbisë ?

28 Gusht 2020, 09:25 Nga DOSJA
A ka ndonjë mjekim të ri për problemet e vjetra mes Kosovës

Kur mori përsipër detyrën e përfaqësuesit special për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe çështje të tjera të hapura në Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, tha në pranverë se finalizimi i negociatave midis Serbisë dhe Kosovës është “çështje muajsh, jo vitesh”. Një optimizëm i tillë, por mbi të gjitha karriera domethënëse e diplomatit sllovak me përvojë, nxiti shpresën jo vetëm në një fillim të ri, por edhe në një dinamikë tjetër të dialogut, i cili qe bllokuar pas pothuajse dhjetë vjet negociatash nën kujdesin e BE-së. Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës rifilloi me takimin e liderëve të Serbisë dhe Kosovës në mes të korrikut të këtij viti, dhe tri raunde bisedimesh në nivel ekspertësh që pasuan në Bruksel në një periudhë të shkurtër kohore. Sidoqoftë, pas hovit fillestar, raundi i tretë i bisedimeve në nivelin e ekspertëve tregoi se dialogu për normalizim mes Beogradit dhe Prishtinës vazhdon të vuajë nga të njëjtat probleme.

Akuza të ndërsjella

Akuzat e ndërsjella dhe deklaratat kontradiktore nga të dy palët vazhduan, dhe BE-ja, si ndërmjetësi kryesor, hesht kur bëhet fjalë për përcaktimin e gjendjes së saktë të përparimeve në bisedime. E vetmja gjë për të cilën u pajtuan krerët e delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës, Marko Gjuriq dhe Skender Hyseni pas takimit të djeshëm (27 gusht) në Bruksel është se “bisedimet ishin të vështira” dhe se “pala tjetër nuk është konstruktive”.

“Jam i ngopur me gënjeshtrat që diskutohen në mbledhjet tona lidhur me njohjen e Kosovës apo se nuk ka shtëpi dhe apartamente të uzurpuara në Kosovë dhe se nuk ka probleme për shkak të të cilave njerëzit tanë nuk mund të kthehen në Kosovë. Ne kemi nevojë për një atmosferë dhe qasje konstruktive dhe jo për fjalime politike që nuk çojnë në një zgjidhje konkrete,” – tha Gjuriq.

Kurse Skënder Hyseni në një deklaratë të bërë më vete, ia kaloi përgjegjësinë për “bisedime të vështira” dhe për pengesa Beogradit, të cilin e akuzoi se “vonon me dashje procesin”. “Serbia synon të zgjasë procesin dhe të hedhë në tryezën e bisedimeve çështje që kanë vetëm një qëllim, të vonojnë procesin që në fund të dalë diçka që ne nuk do ta pranojmë fare,” tha Skender Hyseni.

Bisedime të vështira 

Bisedimet e nivelit të ekspertëve midis Beogradit dhe Prishtinës po zhvillohen aktualisht për tri tema që u hapën në takimin midis Presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti në korrik, gjegjësisht çështja e të zhdukurve, e të shpërngulurve dhe e marrëdhënieve ekonomike. Delegacioni i Prishtinës u shpreh se Beogradi po e vonon procesin duke kaluar në detaje teknike. Beogradi thotë se këto detaje janë “me rëndësi jetike për njerëzit që jetojnë në Kosovë” dhe se “ato nuk do të kalohen shpejt” për hir të “deklaratave të rreme politike”. Pala kosovare insiston që dialogu i rifilluar nuk duhet të kthehet në çështje për të cilat “tashmë palët janë pajtuar” ose të zbresë në “nivelin teknik”, por qëllimi kryesor është të arrihet njohje reciproke midis dy palëve. Për Serbinë edhe thjesht përmendja e fjalës “njohje e ndërsjellë” është “minim i procesit të dialogut” dhe “mashtrim i publikut” nga ana e Prishtinës.

Kur i kërkuam përfaqësuesit të BE-së, si ndërmjetësi kryesor në dialog, që të na sqaronte se “për çfarë po diskutohet në të vërtetë” dhe “cila është e vërteta në deklaratat e të dy palëve”, morëm të njëjtën përgjigje si vitet e kaluara: “asnjë koment për procesin, i cili është në vazhdim e sipër”. Qarqet diplomatike në Bruksel deklarojnë se gjatë procesit të negociatave është e nevojshme t’u jepet të dy palëve mundësia që të “komunikojnë me publikun e tyre” në mënyrë të përshtatshme lidhur me kursin dhe rezultatet e bisedimeve dhe se negociatat nuk mund të jenë plotësisht “të hapura për publikun”. Në të njëjtën kohë, duhet të kihet parasysh fakti që ish-ministrja e jashtme e BE-së, Federica Mogherini, ndoqi të njëjtat parime gjatë mandatit të saj pesë-vjeçar si ndërmjetësuese kryesore në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili përfundimisht rezultoi në një fiasko dhe bllokim të të gjithë procesit.

A janë BE-ja dhe SHBA partnerë të sinqertë apo rivalë në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës?

Megjithëse përfaqësuesi special, Miroslav Lajçak, e konsideron këtë raund bisedimesh mes ekspertëve si “përfundim të temave të filluara”, duket se çështja e të zhdukurve dhe e të zhvendosurve do të rikthehet në tryezën e bisedimeve më 7 shtator, kur është planifikuar një takim tjetër i liderëve të Serbisë dhe të Kosovës në të cilin do të hapen edhe tema të reja. Delegacionet do të vijnë në këtë takim në Bruksel direkt nga Uashingtoni, ku për datën 4 shtator është planifikuar një takim me ndërmjetësuesit amerikanë. Megjithëse i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump, Richard Grenell, njoftoi se në Shtëpinë e Bardhë do të diskutohen çështje ekonomike delegacioni serb nuk mundi t’i përgjigjet pyetjes së DW-së se ku ndryshojnë këto “tema ekonomike” nga çështjet e “marrëdhënieve ekonomike” që Beogradi dhe Prishtina diskutuan gjatë dialogut në Bruksel. Për të njëjtën pyetje përfaqësuesi i BE-së në përgjigjen e vet tha vetëm se “të gjitha iniciativat që mbështesin dialogun në të cilin BE është ndërmjetësi kryesor janë të mirëseardhura”.

Për BE-në Shtetet e Bashkuara janë një partner i rëndësishëm me të cilin ndajmë të njëjtat synime në rajon. Ne jemi në kontakte të shpeshta që nuk duam t’i komentojmë, ” – tha zëdhënësja e BE, Nabila Masrali. E pra nëse Brukseli dhe Uashingtoni janë partnerë të sinqertë që punojnë me një koordinim të tillë kur bëhet fjalë për arritjen e një normalizimi gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës mbetet për t’u parë, sikurse shpresojnë  të gjithë në muajt dhe jo ​​vitet e ardhshëm.

Marrë nga DW

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial diallogu kosove-serbi kosove-serbi mirosllav lajçak diallogu kosove-serbi kosove-serbi mirosllav lajçak


Sondazh

Poll
Editorial 26 Gusht 2020, 10:27

Bota ndahet në Uruguai dhe ne

Ballina e “Vremes” është përkujtues i mirë. Një, se jemi në një verë e cila do të ketë efekt të madh tronditës për të gjitha shoqëritë përreth nesh, s’do mend d...

Editorial 21 Gusht 2020, 09:15

Kurthi i lehtë i Emirateve

Pra, Shqipëria nëpërmjet kryeministrit që njëherësh është edhe ministër i jashtëm dhe Kosova nëpërmjet ministres së jashtme, i dhanë përkrahje kësaj marrëveshje...

Editorial 20 Gusht 2020, 08:48

Shenja e palexuar kineze

Në analogji me futbollistin që kërkon të hyjë në lojë, Shqipëria e mori kryesimin e OSBE-së dhe po e kalon lojën duke ikur nga topi1.Presidenti amerikan Kennedy...

Editorial 19 Gusht 2020, 16:32

Tu gjejmë ëngjëjve një arkivol

Engjëjt nuk përcillen kështu. Jo në kuti kartoni, jo në kosha plehrash. Gjtihë bota I përcjell me arkivolë të bardhë. Unë nuk e di pse, por një ide siçdo...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet