LIVE UPDATES
Ekonomi

‘Shumë herë ka bërë pagesa edhe kushëriri im, ndjehej në faj…’/ Sanitarja e Sanatoriumit nuk mjaftohej m

14 Janar 2021, 21:28 Nga DOSJA
‘Shumë herë ka bërë pagesa edhe kushëriri im,

Sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” Tire Alldervishi mori sot masën e sigurisë “arrest me burg”. Kryeministri Rama reagoi për rastin, duke përgëzuar investigimin e emisionit “Stop” duke thënë se ishte një ngjarje e turpshme dhe e veçuar, “pasi çdo pyll ka derrat e vet”. Ky reagim u përshëndet edhe nga drejtuesit e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj. Kodra tha ndër të tjera se si Tire Alldervishi nuk janë të gjithë bluzat e bardha sepse ndër to ka edhe heronj.

“Sikurse me shumë sinqeritet dua që të të mbështes në një element të vetëm për atë që kemi thënë në të gjithë elementet tona që absolutisht nuk përfshijmë të gjithë stafin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë dhe janë heronj. Një duartrokitje shumë të madhe, për ata mjekë, infermierë, sanitarë që punojnë me vetëmohim, me devotshmëri, me dashuri, me betimin e Hipokratit në bazë”, tha Kodra.

Nga ana tjetër, “Stop” publikoi mbrëmjen e kësaj të enjte të tjera detaje nga rasti makabër i sanitares së spitalit, Tire Alldervishi, që me aktin e saj korruptiv dhe abuzimin me pacienten 55-vjeçare, prej ditësh mban pezull prej ditësh vëmendjen e opinionit publik.

Vajza e të ndjerës ka treguar se çfarë ka ndodhur pas publikimit të ngjarjes. Ajo u shpreh se ka kërkuar urdhër mbrojtje për shkak se është kërcënuar nga i biri i Tire Alldervishit.

“Që në momentin e parë që kam dalë tek “Stopi”, atë natë kam vajtur tek rajoni 1, kam kërkuar urdhër mbrojtje duke qenë se para pak kohësh, para se mami të ndërronte jetë, kam bërë një telefonatë me numrin e Tires, e ka hapur i biri dhe më ka bërë kërcënim ndaj telefonit. Më ka thënë ‘mbaje mend mirë kur vjen në Sanatorium sepse mund të kthehesh ndryshe’. Ky ishte një lloj kërcënimi për mua se jam dhe një femër. Një mashkull nuk mund të ofendojë apo të flasë në atë mënyrë. Unë e marr në mënyrë kërcënimi. Pas kësaj më kanë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë. Atje kam dhënë deklaratën time, të gjithë çështjen, nga momenti i parë i shtrimit të mamit në spital deri në fund nga ndarja e jetës së saj. Kam dhe shumë fakte të reja që për Tiren nuk dihen. Në moment që isha atje, policia bën arrestin pas “Stopit”. Vjen e shoqëruar në Drejtorinë e Policisë nga bashkëshorti dhe e bija. E bija bërtiste duke mos pranuar faktin që e ëma ka bërë gjithë këtë skemë. Ndërkohë unë kam ruajtur qetësinë time, që as vetë nuk e prisja të isha kaq e qetë, por ndoqa anën e ligjit”, tha ajo.

Vajza të ndjerës tregoi se çfarë ka ndodhur më tej duke sjellë edhe dëshminë e re, që ka mësuar më vonë, se sanitarja nuk mjaftohej me paratë, që i zhvaste asaj. E reja tregon, se Alldervishi i merrte para dhe kushëririt të saj, që punon në një market pranë Sanatoriumit. Avokatët kanë treguar se do të tregojnë një panoramë tjetër të situatës. Ka një panoramë që nuk e dimë?

“Panorama tjetër që mbase nuk dihet, çdo gjë që është treguar është me fakte dhe nuk është me fjalë. Është video e “Stop”. Ajo ka pohuar çdo gjë ndaj meje, edhe shumë e lekëve. Ka përmendur edhe emrat që mua më vjen keq, nuk kam pasur asgjë personale. Në ato emra që janë përmendur, një ndër to është edhe Bona, kam mesazhet e Bonës që mua më thotë, “Ani, mami të jetë mirë, punën e bëj me kënaqësi. Me vjen keq që e ka përdorur shumë si emër”.

Më thatë pak më parë se përveç parave që ju ka kërkuar nuk është mjaftuar, ju ka kërkuar para dhe dikujt tjetër nga rrethi i të afërmve tuaj.

“Po. Kushëriri im punon në një Big Market dhe ngjitur me të ka fruta perime. Zonja jetonte në lagje. Ka qenë mbase klientë në atë lagje. Mbase ikte nga unë dhe merrte shumë e lekëve, këtë unë e vërtetoj me fakte, shkonte te kushëriri im merrte 30, 40, 50 nga ana ime kjo personalisht. Shkonte dhe i thoshte kushëririt “shiko se çfarë më ka dhënë Ani. Unë po bëj të pamundurën”. Kushëriri im duke u ndjerë në faj, i jepte dhe ai. Ka ndodhur shumë herë që ka bërë pagesa edhe kushëriri im. Ka bërë ankesat e veta, ka marrë lekët dhe ka ikur. Nuk mjaftohej vetëm me pjesën time. Për këtë mund të bëjë deklaratë dhe kushëriri im. Kemi dhe fakte që ka vajtur në orarin që linte punën, shkonte te dyqani kushëririt, merrte lekët dhe ikte”.

Marrë nga tvklan.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale tire alldervishi vdekja tek shefqet ndroqi tire alldervishi vdekja tek shefqet ndroqi

Sondazh

Poll
Ekonomi 13 Janar 2021, 21:50

TIRANË- Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi ka hedhur akuza të forta kundër Ministres së Ekonomisë, Anila Denaj. I ftuar në emisionin “Open” Neranxi tha s...

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik