LIVE UPDATES
Ekonomi

Cili është impakti ekonomik pas zinxhirit të bllokimeve të fundit?

14 Janar 2021, 17:08 Nga DOSJA
Cili është impakti ekonomik pas zinxhirit të bllokimeve të

Karantina e pranverës, e cila në kulmin e saj përfshiu më shumë se gjysmën e popullsisë së botës, nxiti një rënie të paparë më parë. Në prill prodhimi ekonomik global ishte 20% më pak, teksa duhet të ishte ndryshe. Teksa rastet e reja me koronavirus u rritën sërish, vendet e pasura kanë vendosur një tjetër raund karantine. Franca ishte në karantinë në nëntor, Italia u bllokua gjatë festive të fundvitit duke nisur nga Krishtlindjet, dhe Anglia hyri në karantinë kombëtare më 6 janar. Pjesë të vendit në Japoni janë nën gjendjen e jashtëzakonshme. Situata në Amerikë, ku autoritetet lokale më shumë se qeveritë qendrore kanë më shumë përgjegjësi për urdhrat e karantinës, është më e komplikuar. Masat e marra gjatë kësaj periudhe sugjerojnë se shtrëngimet janë më të forta se sa ato që qenë në pranverë.

Raundi i fundit i bllokimeve do të godasë sërish ekonominë—por, ndoshta, jo aq rëndë. Analistët tek Goldman Sachs, bankë, kanë argumentuar se rasti i Britanisë “ndjeshmëria e aktivitetit ekonomik në lidhje me shtrëngimet për të mbajtur nën kontroll COVID-19 është zvogëluar në mënyrë domethënëse që prej karantinës së pranverës.” Në një hulumtim të publikuar më 8 janar HSBC, një tjetër bankë, vërejti se prodhimi gjerman industrial “zgjeroi rikuperimin në nëntor, pa u penguar nga bllokimet e reja”. Raporti i tregut të punësimit të Amerikës për muajin dhjetor, tregoi që punësimi ra për herë të parë që nga muaji prill—një rezultat shqetësues kur miliona njerëz janë ende jashtë listpagesave (të papunë). Po ashtu tregues të tjerë të rëndësishëm ekonomik, si ato të shpenzimeve të konsumatorit, tregojnë se janë më mirë se sa në pranverë.

Do të duhet pak kohë derisa të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto të konfirmojnë që rritja e botës së pasur është e qëndrueshme pavarësisht bllokimeve kombëtare.

Por në një shkrim më të hershëm Nicolas Woloszko i OECD, një think-tank, ka përdorur të dhënat e Google-search për të ndërtuar një vlerësim javor të PBB-së për ekonomitë e mëdha. Në muajin prill u operua me 80% të kapacitetit. Aktualisht po veprohet me mbi 90% të kapaciteit. Tre faktorë kryesorë shpjegojnë përmirësimin: më pak frikë publike; politikë qeveritare më e strukturuar; dhe adaptimin e bizneseve.

Të vlerësojmë frikën së pari. Në mars dhe prill koronavirusi ishte i panjohur, dhe shumë njerëz u përgjigjën ndaj situatës duke u mbyllur në shtëpi. Analiza e një sondazhi nga YouGov sugjeron që në prill më shumë se 60% e atyre që u përgjigjën në vendet e pasura ishin të shqetësuar nga frika se mos infektoheshin me COVID-19. Pasi kanë kaluar shumë muaj dhe njerëzit kanë njohuri rreth koronavirusit dhe mënyrës së si duhet të mbrohen, po ashtu edhe të lodhur nga karantina, tani ata dalin më shumë.

Pjesa e njerëzve që shprehin shqetësim në lidhje me frikën e infektimit me COVID-19 ra në rreth 50% në nëntor. Të dhënat nga Google sugjerojnë se në shumë vende, njerëzit lëvizin në hapësira publike më shumë se sa në fillim të pandemisë. Suedia është një nga vendet e pakta ku lëvizshmëria ra nën nivelet e pranverës—por mandej sërish, shtrëngimet e qeverisë u bënë më të serta. Kjo ka bërë që disa autoritete të shëndetit publik të reagojnë. “Karantina e fundit nuk ka patur edhe aq ndikim në lëvizshmërinë e njerëzve ashtu sin ë mars,” citohet në një njoftim nga sgkencëtarët në Ontario në muajin dhjetor. Gazetat britanike dhe amerikane cituan fjalët “delir ilegal” pesë herë, aq shpesh sa në pranverë.

Gatishmëria më e madhe për të sfiduar urdhrat e qeverisë ndoshta përkeqëson përhapjen e virusit, pavarësisht përfitimeve të tij ekonomike. Por faktori i dytë që shpjegon qëndrueshmërinë ekonomike këtë herë, politikat më të strukturuara qeveritare, shfaq më pak frikëra. Zyrtarët ka gjetur se cilat masa shtrënguese në përgjigje të shtimit të rasteve të koronavirusit kanë sjellë një kosto më të vogël ekonomike—kështu që ka më pak oreks për të kërkuar mbylljen e shkollave si në pranverë, pork a më shumë uri për direktiva në lidhje me mbajtjen e maskave dhe testimit të mbërritjeve të shtetasve të huaj, asnjë prej këtyre masave nuk ndikon në jetën e përditshme të masës. Shumë syresh kanë ndjekur modelin e Gjermanisë, ku shumë kantiere ndërtimi u lejuan të qëndrojnë hapur gjatë valës së parë. Franca e ka vijuar prodhimin; a u tkurr në nëntor dhe u rrit në dhjetor.

Arsyeja e tretë e rimëkëmbjes lidhet me adaptimin e biznesit. Zhvendosja e papritur e punës në distancv nga zyrat ishte një shok për punonjësit e zyrave. Kompanitë kanë investuar më shumë për prodhimin edhe nën karantinë. Që nga marsi në tetor Britania importoi 4.7 miliard paund (6 mld $) në lap top, 20% më shumë së në të njëjtën periudhë të 2019.

Një shkrim nga Nick Bloom i Stanford University bashkë me disa kolegë të tij gjeti se pandemia ka “nxitur inovacionin rreth teknologjive të reja që mbështesin video konferencat, telekomunikim dhe interaktivitetin në distancëy”. Nuk ka asnjë dyshim që është mësuar gjatë rrugës, gjithashtu, me njerëzit që janë përmirësuar në përdorimin e teknologjisë.

Bizneset me të cilat përballen konsumatorët kanë bërë edhe më shumë për të përballuar situatën. Klubet më të mira të jazz tashmë ofrojnë koncerte live në internet. Teksa qëndrimi në një fermë Anglinë lindore your correspondent bought a meal from Gujarati Rasoi, an Indian food stall 92 miles aëay in London, which like many restaurants has started to offer nationwide delivery. Në Britaini pjesa e firmave të hapura nuk ishte më e ulët në fund të vitit krahasim me verën, kur shtrëngimet ishin shumë më të lehtësuara, sipas të dhënave zyrtare. Kurse nuk është ky rasti për bizneset e vogla në Amerikë, por një pjesë më e madhe qëndrojnë hapur krahasuar me pranverën.

Kjo rimëkëmbje e ekonomisë në kushtet e valës së re të bllokimeve ka implikime të tjera.

Kur virusi u përhap në fillim, qeveritë kishin për qëllim ngrirjen e menjëhershme të aktivitetit ekonomik. Por me kalimin e kohës u bë e qartë që aktiviteti u adoptua ndaj shokut pandemik. Kjo do të thotë që qeveritë do të kenë më pak nevojë për të dhënë mbështetje fiskale—që është dukshëm plani për 2021.

Për më tepër, pasi më pak burime kanë mbetur të papërdorura gjatë këtij raundi të fundit të bllokimeve, kjo duhet të shkaktojë më pak plagë. Kjo mund të lejojë që prodhimi të rritet më shpejt pasi të hiqen kufizimet. Analistët në Morgan Stanley, bankë, presin që PBB-ja Amerikane të kthehet në trendin e saj para-pandemisë deri në fund të këtij viti. Boll mund ta prishë atë parashikim. Çfarëdo që të ndodhë, ekonomia që hyrë në pandemi do të duket shumë ndryshe nga ajo që do ta lërë pandeminë.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi impakti i covid ne pandemi impakti i covid ne pandemi

Sondazh

Poll
Ekonomi 13 Janar 2021, 21:50

TIRANË- Biznesmeni i njohur Nikollaq Neranxi ka hedhur akuza të forta kundër Ministres së Ekonomisë, Anila Denaj. I ftuar në emisionin “Open” Neranxi tha s...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet