LIVE UPDATES
Insights

Shtëpitë publike në komunizëm

20 Mars 2022, 10:01 Nga DOSJA
Shtëpitë publike në komunizëm

Nga Ilir Gjini

Prostitucioni, profesioni më i vjetër në botë, çuditërisht ka ekzistuar edhe në monizëm. Duket e pabesushme që një sistem që survejonte gjithçka, madje gjer te mendimet e njerëzve, ka patur femra që prostituonin, madje edhe shtëpi të fshehta publike.

Një shtëpi publike guxoi të hapë në mesim e viteve 70-të , K.B me profesion kasap në qytetin e Gjirokastrës. Një qytet nga më konservatorët në gjithë Shqipërinë. Megjithatë kjo nuk e pengoi kasapin K.B të përdorte ambientet e shtëpisë së tij, ku ushtronin prostitucion disa nga vajzat dhe gratë me reputacion të mirë në qytet.

Profesioni i kasapit e ndihmoi atë që krahas tregëtisë së mishit të bagëtive e gjedhve, të “tregëtonte” edhe mishin e bardhë. Kasapi në atë kohë kishte në dorë një produkt mjaft të rrallë, mishin. Si pelivan që ishte, ai rekrutoi disa femra që punonin në ushqimin social, madje edhe me profesionin e nderuar, mësuese. Pagesa e mardhënieve intime varionte nga 250 lekë, 500 e deri 1000 lekë, që ishin goxha para në atë kohë.

Burra qeflinj, pleq e ca të mbetur të ve në moshë aktive, qenë myshterinjtë e kasapit. Ndërsa fitimet ndaheshin mes tij dhe femrave. Por në një qytet që nuk lëvizte as qimja pa u marr vesh, kjo nuk kishte si mos binte në sy të operative të sigurimit. Madje denoncimin e parë e bëri një kalec sigurimi që ishte mik i kasapit dhe kishte shijuar edhe “mallin” .

Nuk vonoi dita kur oficeret e sigurimit e prangosën në mes të ditës teksa po shiste mish. Arrestimet në atë kohë bëheshin në mes të ditës, në qendrën e punës. Qëllimi ishte që t’i fusnin datën të gjithëve. Me pak shtrëngim dhe ca tortura, kasapi i tregoi të gjitha. Një pjesë e femrave ishin të martuara, madje nga familje me reputacion në qytet. Kjo futi në bela shokët e sigurimit. Të nxirrnin të vërtetën lakuriq, do të thoshte të divorcoheshin shumë familje.

Të viheshin në bankën e të akuzuarve femra të “ nderuara” , por edhe klientët e tyre burra gjithashtu me poste të “ nderuara” qe bela e madhe për sistemin. Dhe u gjet një formulë e artë akuze. Kasapin e akuzuan për mashtrim, sikur kishte shitur mish gomari. Prostitucioni në atë kohë dënohej me 10 vite burg. K. B e dënuan me 10 vite, për “mashtrim”. Femrat e “nderuar “ vetëm i trembën ca, po nuk i dënuan. Me dosjen e plotë të kësaj “sipërmarrje” të çuditshme jam njohur pas viteve 90, kur po realizoja si gazetar një portret të një oficeri policie.

Për herë të parë shtëpi publike në Gjirokastër hapën italianët gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të kënaqur epshet e ushtarëve që shkonin për të luftuar në frontin grek. Kasapi u bë i dyti.

Një shtëpi tjetër publike u hap në fillim të viteve 80-të , në Qytetin Stalin, sot Kuçov. Isha nxënës në Liceun Artistik në Tiranë, kur pas pushimeve dimërore të vitit të ri, një nga shokët e mi nga Qyteti Stalin, më tregoi bëmën e jashtzakonshme për kohën: një hyrje në katin e parë të një pallati në Qytetin Stalin, qe kthyer në bordello. Çmimin më të kripur e kishte një femër e bukur që punonte si shitëse këpucësh. Plot 750 lekë.

Aq kushtonin një palë këpucë me lëkurë deri në atë kohë. Pra shitësja e “shiste“ aq sa shiteshin edhe këpucët. Edhe ky rast u mbyll pa bujë. Madje shoku im kur shkoi një herë në dyqan, dëgjoi dikë që ngacmonte shitësen : si je bukuroshe 750 lekëshe. Ajo u skuq si paparun në fytyrë dhe nuk foli asnjë fjalë.

Edhe në Tiranë “funksionoi” për një kohë të shkurtër një shtëpi publike në nje shtëpi private afër Selvisë. Trimat e sigurimit i ranë në erë dhe i çuan për riedukim femrat në fshatrat rreth Tiranës. Ndërsa meshkujt ku nuk mungonin as zyrtarë, i çuan në prodhim që të edukoheshin në gjirin e klasës punëtore.

Prostitucioni që për shumë njerëz cilësohet si plagë e shoqërisë, do ekzistojë derisa të ekzistoj njerëzimi. Prostitutat që për shumë njerëz shihen me përbuzje, kanë frymëzuar mjaft shkrimtarë e artist të njohur si Viktor Hygo, Gustav Flober e Zhan Pol Sartri. Madje ky i fundit shkroi një dramë mjaft të vlerësuar – Lavirja e Denjë për Respekt!

Ato shesin trupin, ndërsa politikanët e korruptuar nderin, pasuritë dhe dinjitetin tonë. Kush janë lavire? Prostitutat apo politikanēt e korruptuar?/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog ilir gjini ilir gjini

Sondazh

Poll
Insights 19 Mars 2022, 16:03

Tregu vdiq. Të rrojë qeveria

Nga Klodian TomorriNderhyrja brutale e qeverise per te percaktuar cmimet ne shkalle te gjere perben goditjen me te rende te ekonomise se tregut ne 30 vitet e Sh...

Insights 14 Mars 2022, 13:46

Paketa e qeverisë, e frikshme dhe fyese

Nga Artan FugaNa! Kafshoni një copë ballokume! Shoh këtë paketën e asaj që u quajtka rrezistenca sociale e shpallur sot ditën e Ballokumes! Të merr frika! Në fi...

Insights 8 Mars 2022, 11:16

Pse Ukrainës i duhen avionët e huaj?

Gjatë një bisede private përmes video-lidhjes me ligjvënësit amerikanë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fundjavës bëri një lutje “dëshpëruese” që...

Insights 7 Mars 2022, 16:54

Bëhu ç’të duash, vetëm mësuese mos u bëj!

NGA Silvana Kola-LokaBëhu ç’të duash, vetëm mësuese mos u bëj! Kjo është e vetja këshillë për karrierë që më ka dhënë ime më. Ndërkohë, ajo vetë is...

Insights 6 Mars 2022, 17:27

Koha për të ngrirë taksën e qarkullimit

Nga Klodian TomorriKoha për të ngrirë taksën e qarkullimit. John Keneth Galbraith dikur tha se roli i vetëm i parashikimeve ekonomike është ta bëjnë astrologjin...

Insights 5 Mars 2022, 10:45

Ditmir Bushati: Muzgu i sigurisë europiane

Viti 2022 do të shoqërohet me dy ngjarje të mëdha diplomatike për komunitetin trans-atlantik. Më mars, Bashkimi Europian do të miratojë Kompasin e tij Strategji...

Insights 4 Mars 2022, 15:18

Mbi fenomenin e Edison Memollës

Kandidati i Partisë Socialiste që do të kandidojë për Bashkinë e Rrogozhinës, nuk është veçse një individ, por është një fenomen i përhapur gjerësisht në...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet