LIVE UPDATES
Insights

Koha për të ngrirë taksën e qarkullimit

6 Mars 2022, 17:27 Nga DOSJA
Koha për të ngrirë taksën e qarkullimit

Nga Klodian Tomorri

Koha për të ngrirë taksën e qarkullimit. John Keneth Galbraith dikur tha se roli i vetëm i parashikimeve ekonomike është ta bëjnë astrologjinë të duket shkencë e respektueshme. Ndoshta nesër kur të hapen bursat, çmimi i naftës mund të ulet në 70 dollarë. Por e gjithë bota është e sigurtë për të kundërtën. Çmimi i naftës do të vazhdojë të rritet edhe më shumë nga sa është tani. Ajo që ka ndodhur dy javët e fundit është vetëm aspekti psikologjik i luftës mbi çmimin e naftës. Eksportet ruse të naftës nuk janë prekur nga sanksionet dhe vazhdojnë njësoj si më parë. Pra sot bota nuk ka dizbalancë më të madhe të kërkesë-ofertës për naftë se sa kishte para datës 24 shkurt kur Rusia sulmoi Ukrainën. Por tregjet janë duke faktorizuar rrezikun se herët a vonë kanali rus do të mbyllet. Dhe kanë të drejtë të mendojnë ashtu.

Në paketën e paprecedentë të sanksioneve që vendosi mbi Rusinë, Perëndimi i përjashtoi eksportet e naftës dhe gazit për shkak të pasojave që do të kishte në tregjet globale. Kjo ka krijuar një situatë gati absurde, ku ndonëse nën sanksione, Moska ka një kanal që i siguron 1 miliardë dollarë të ardhura në ditë. Presionet për ta korrigjuar këtë absurditet po shtohen. SHBA-të dhe Britania kanë filluar sakaq të kërkojnë bllokimin e eksporteve të naftës dhe gazit rus. Me gjasa së shpejti do të dorëzohen edhe Gjermania me Italinë. Siç Winston Churchill e pati thënë dikur; “në raste përplasjesh qeveritë duhet të zgjedhin mes luftës dhe turpit. Por ato që zgjedhin turpin, pak më vonë marrin edhe luftën.”

Bllokimi i i naftës ruse do t’i bëjë gjërat edhe shumë më të vështira nga sa janë aktualisht. Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës në botë me 4.6 milionë fuçi në ditë. Pjesa tjetër e prodhuesve edhe me kapacitetin maksimal mund të kompesojnë vetëm 3 milionë fuçi shtesë në ditë. Pjesa tjetër do të akomodohet nga rritja e çmimit. Por çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë? Ngjarjet e një dite më parë, kur çmimi i naftës u rrit me 40 lekë brenda një minute, tregojnë se tashmë nafta në tregun vendas nuk ka më një tavan, as psikologjik. Ndërsa deri një muaj më parë çmimi 200 lekë për litër dukej tabu, tashmë çmimi 300 lekë për litër është shumë i mundshëm. Pyetja shtrohet, a mundet ekonomia shqiptare ta absorbojë një goditje të tillë?

Momentalisht aktori i vetëm që fiton nga rritja e çmimit të naftës është qeveria. Vetëm prej tatimit mbi vlerën e shtuar, sot qeveria mbledh 16 lekë më shumë taksë për çdo litër naftë që shitet në treg krahasuar me disa muaj më parë. Por ky është një përfitim që qeveria e merr në kurrizin e gjithë të tjerëve dhe ç’është më e rëndësishme në kurriz të ekonomisë. Qeveria mund të vazhdojë të fërojë duart dhe të kënaqet me të ardhurat që mbledh më shumë nga rritja e çmimit të naftës. Por për çdo lek që ajo mbledh shtesë, dëmi që i bëhet ekonomisë është disafish më i madh.

Me inflacionin sakaq në kufijtë e sipërm të objektivit ligjor, rritja e çmimit të naftës në këto përmasa është “coup de grâce.” Përtej efekteve të menjëhershme në rëndimin e buxheteve familjare, spiralja inflacioniste do të godasë konsumin, do të frenojë rritjen ekonomike si dhe do të rrisë varfërinë. Por rreziku më i madh i saj është ai i rritjes së shpejtë i interesave të borxhit. Në fund do të humbasin të gjithë; qytetarët, biznesi dhe vet buxheti. Ndaj opsioni më i mirë që qeveria ka në dorë për të zbutur pasojat e asaj që po vjen është të kthejë mbrapsht ato të ardhura që mbledh më shumë nga rritja e çmimit të naftës. Dhe një zgjidhje do të ishte ngrirja përkohësisht e taksës së qarkullimit. Të paktën derisa dallga të kalojë dhe tregjet të stabilizohen.

SHËNIM: Shkrimi është marrë nga Facebooku i autorit.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog klodian tomorri rritja e cmimit te naftes klodian tomorri rritja e cmimit te naftes

Sondazh

Poll
Insights 5 Mars 2022, 10:45

Ditmir Bushati: Muzgu i sigurisë europiane

Viti 2022 do të shoqërohet me dy ngjarje të mëdha diplomatike për komunitetin trans-atlantik. Më mars, Bashkimi Europian do të miratojë Kompasin e tij Strategji...

Insights 4 Mars 2022, 15:18

Mbi fenomenin e Edison Memollës

Kandidati i Partisë Socialiste që do të kandidojë për Bashkinë e Rrogozhinës, nuk është veçse një individ, por është një fenomen i përhapur gjerësisht në...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë