LIVE UPDATES
Insights

Bëhu ç’të duash, vetëm mësuese mos u bëj!

7 Mars 2022, 16:54 Nga DOSJA
Bëhu ç’të duash, vetëm mësuese mos u bëj!

NGA Silvana Kola-Loka

Bëhu ç’të duash, vetëm mësuese mos u bëj! Kjo është e vetja këshillë për karrierë që më ka dhënë ime më. Ndërkohë, ajo vetë ishte mësuese në ciklin fillor. Dhe ishte një mësuese nga ato të rrallat. Ende e kam para syve pirgun e nápave që i lante dhe hekuroste çdo të dielë në darkë. Në klasë kishte nxënës që gjithë paraditen ishin vetëm në shtëpi dhe, kur shkonin në mësimin që zhvillohej pasdite, ishin të djersitur. Ime më iu vinte napat në kurriz të mos sëmureshin.

Ende e dëgjoj ndërsa i kërkonte tim eti (një inxhinier që i vinte për dore të krijonte mrekulli nga hiçi) që ta ndihmonte për të krijuar mjete didaktike me ngjyra dhe të veçanta nga ato që shiteshin në kancelari. Kështu ajo sigurohej që mësimi të ishte interesant edhe për nxënësit që nuk e kishin të lehtë të nxënit. Ende e shikoj se si përgatiste disa qeska me rrobat e mia dhe të tim vëllai, të cilat nuk na bënin më nga rritja. Në klasë kishte fëmijë që rriteshin në familje me vështirësi të mëdha ekonomike. Ajo i detyronte prindërit e nxënësve t’i premtonin se nuk t’iu thoshin asnjë herë fëmijëve se ishte ajo që ua dha rrobat, që fëmijët të mos ndjeheshin në siklet. Dhe prindërit e mbajtën përgjithmonë premtimin.

Ende e shikoj stivën e fletoreve që kishte krijuar për çdo nxënës, ku shkruante ushtrime dhe detyra që ishin të përshtatshme për nivelin e secilit. Shpesh i sajonte këto fletore me fletët e mbetura të papërdorura nga unë dhe im vëlla. Dhe sigurohej që t’iu vinte nga një yll të gjithëve, sepse ajo e dinte që të gjithë nxënësit e saj përpiqeshin të mësonin, qoftë edhe për të bërë të lumtur atë, mësuesen e tyre që ata e donin shumë fort. Dhe mamaja ime kishte gjithnjë 40 nxënës në klasë. Mendoni! 40 fëmijë që duan sytë, buzëqeshjen, fjalën e ngrohtë dhe udhëheqjen e një njeriu të vetëm!

Mamaja ime ishte mësuese nga ato të rrallat, nga ato të vërtetat. Dhe mua më lutej: “Të kam xhan! Vetëm mësuese mos u bëj!”. Gjithmonë e kam ditur se ajo, në të vërtetë, më lutej të gjeja një profesion që të mos lodhesha shumë. Sepse, sipas asaj, të jesh mësuese nuk mund të bëhet ndryshe, përveçse me shumë dedikim dhe një lodhje të madhe. Sipas mamasë time, të jesh mësuese do të thotë të japësh nga të gjitha pjesët e tua: të japësh nga nëna brenda teje, nga gruaja, nga bashkëshortja.

Sipas mamasë time, ka vetëm një mënyrë për të qenë mësuese, sidomos mësuese e klasës së parë: të mos duash të bësh asgjë tjetër në jetë, pavarësisht gjithë lodhjes. Sepse në jetë njeriu ka vetëm një mësues të klasës së parë. Dhe është privilegj i jashtëzakonshëm të jesh në rolin e dikujt që do ndihmojë një fëmijë ta dojë shkollën dhe dijen për gjithë jetën! Gëzuar 7 Marsin të gjithë mësuesve! Ju jam mirënjohëse në çdo shkronjë që lexoj dhe shkruaj. E ardhmja e shoqërisë është në dorën tuaj! Mos lejoni t’ju bindin për të kundërtën!

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog 7 marsi silvana kola-loka 7 marsi silvana kola-loka

Sondazh

Poll
Insights 6 Mars 2022, 17:27

Koha për të ngrirë taksën e qarkullimit

Nga Klodian TomorriKoha për të ngrirë taksën e qarkullimit. John Keneth Galbraith dikur tha se roli i vetëm i parashikimeve ekonomike është ta bëjnë astrologjin...

Insights 5 Mars 2022, 10:45

Ditmir Bushati: Muzgu i sigurisë europiane

Viti 2022 do të shoqërohet me dy ngjarje të mëdha diplomatike për komunitetin trans-atlantik. Më mars, Bashkimi Europian do të miratojë Kompasin e tij Strategji...

Insights 4 Mars 2022, 15:18

Mbi fenomenin e Edison Memollës

Kandidati i Partisë Socialiste që do të kandidojë për Bashkinë e Rrogozhinës, nuk është veçse një individ, por është një fenomen i përhapur gjerësisht në...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet