LIVE UPDATES
Bota

Shpresë…! Kosova ka shanse të pushtojë çmimet Oscar me ‘Hive’ (ARTIKULLI)

30 Janar 2022, 17:00 Nga DOSJA
Shpresë…! Kosova ka shanse të pushtojë çmimet Oscar

KOSOVË– Janarin e kaluar, regjisorja Blerta Basholli ishte e lumtur që kishte hyrë në Festivalin e Filmit Sundance me filmin e saj debutues “Hive”. Filmi është në gjuhën shqipe për një grua, e cila nis biznesin e saj pas Luftës së Kosovës, ishte një perlë frymëzuese, por Basholli as që kishte guxuar të ëndërronte se sa larg do të arrinte. Jo vetëm që u bë filmi i parë në historinë e “Sundance” që fitoi tre çmimet më të mira në garën botërore të kinemasë, por tani ai ka një shans të madh për t’u bërë pretenduesi i parë i Kosovës për Oscar në kategorinë më të mirë ndërkombëtare të filmit.

“Hive”, i cili vjen në video sipas kërkesës më 1 shkurt dhe “The Criterion Channel” më 9 shkurt, bazohet në historinë e vërtetë të Fahrije Hotit, e cila gjatë Luftës së Kosovës 1998-1999 u largua nga qyteti i saj i vogël i Krushës së Madhe me fëmijët e saj të vegjël. Kur ajo u kthye, burri i saj ishte zhdukur, kishte mundësi edhe të kishte vdekur. Ajo nuk kishte asnjë mënyrë për të mbajtur familjen e saj. Duke përmbysur traditën dhe pritshmëritë, Hoti u bashkua me koleget e veja  të luftës dhe filloi të shiste në tregjet lokale, ajvarin (një erëz me speca të kuq), të cilën e përgatiste vet.

Biznesi i saj, Kooperativa Krusha, vazhdon të funksionojë edhe sot

Historinë e Hotit, Basholli e ka hasur në lajme vite më parë, në kohën kur ajo bënte Masterin e Arteve të Bukura në Universitetin e Nju Jorkut. Ajo e dinte se duhej të realizonte këtë film dhe Yllka Gashi, aktore e njohur në Kosovë duhet të lunate në filmin e saj. Basholli dhe Gashi u takuan me Hotin rreth vitit 2011 dhe kjo e përforcoi edhe më tej misionin e tyre për të treguar historinë e saj. Por do të duheshin gati nëntë vjet për ta nisur filmin dhe dy të tjera para se të kishte momentin e Hirushes në Sundance.

“Para se ta takoja, unë isha kliente”, tha Gashi nga shtëpia e saj në Konektikat. “Më bëri përshtypje se si i lindi kjo ide, sepse bërja e ajvarit është një gjë tradicionale për femrat shqiptare, veçanërisht për femrat e brezit të nënës sonë. Ajo ishte kaq e zgjuar për ta përdorur këtë aftësi, këtë aftësi shumë praktike dhe për ta kthyer atë në një biznes. Që nga hera e parë që u ulëm me të dhe dëgjuam historinë e saj, thjesht rashë në dashuri me të. Ajo ka këtë dinjitet dhe këtë hir që të mahnit, edhe pse ka kaluar kaq shumë dhe ka kaluar shumë dhimbje, pikëllim dhe pasiguri, ajo është ende kjo grua e hirshme, e fortë që të frymëzon.”

Basholli dhe Gashi ishin adoleshente të dyja, në Kosovë kur shpërtheu lufta. Ato e mbajnë mend mirë atë periudhë dhe gjithashtu vitet e vështira që kanë kaluar.

“Rritja në vitet e 90-ta në Kosovë nuk ishte një kohë e lehtë për të qenë fëmijë”, tha Gashi.

Por përvoja e ndarjes së historive të tyre dhe e realizimit të filmit dhe e vendosjes së tyre në këpucët e nënave të tyre u tregua katartike në një farë mënyre.

“Ne jetuam për shumë vite në okupim, kështu që ishte një periudhë e gjatë që vërtet ishim dëshmitarë të shumë gjërave”, tha Basholli. “Por unë kurrë nuk e kam ditur historinë e Yllkës dhe se çfarë kishte kaluar dhe si u largua nga Kosova gjatë luftës dhe ajo nuk e dinte historinë time. Kështu që ne të dyja folëm me njëra-tjetrën… Është gjithashtu një mënyrë shërimi dhe një mënyrë për të treguar një histori që shpresojmë se nuk do të përsëritet.”

Gashi tha se ishte diçka që as nuk e dinte se e kishte nevojë.

“Kjo hapi një perspektivë të re, të jem e sinqertë, sepse mendoj se kolektivisht kurrë nuk kemi pasur mundësi të shërohemi si shoqëri, si komb, si popull, sepse ishim të etur për ta ndërtuar vendin”, tha Gashi. “Ne kurrë nuk morëm pasojat e luftës dhe traumat që na shkaktoi ajo lufta dhe gjithçka para luftës”.

Suksesi i “Hive” ka bërë që i gjithë vendi t’i brohorasë edhe tani. Madje, njerëzit e kanë ndaluar Bashollin në rrugë për ta falenderuar që i ka bërë kaq krenarë.

“Njerëzit e njohin Yllkën sepse ajo është një aktore shumë e njohur dhe njerëzit e duan vërtetë. Por të ndalosh regjisorin këtu nuk ndodh shpesh”, tha Basholli duke qeshur.

Ajo është pjesë e asaj që quhet Vala e Re e filmave në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar, disa regjisore të tjera femra kanë pasur pjesë në festivale. “Hive” është ndër 15 filmat që hynë në listën e ngushtë të Oscars për filmin më të mirë ndërkombëtar, i cili është i pari për Kosovën. Ato do të mësojnë më 8 shkurt nëse do të jetë apo jo në mesin e pesë filmave që konkurrojnë për çmimin në Oscar më 27 mars. Basholli, thotë ajo, është skeptik. Ajo as që mendoi se “Hive” kishte një shans në Sundance. Por ajo është e lumtur për efektin që ka.

“Me të vërtetë më prek që njerëzit janë kaq krenarë për të. Me të vërtetë i bëri njerëzit të lumtur”, tha Basholli. “Kjo i jep shpresë njerëzve ashtu si Fahrije na dha shpresë neve kur ne punonim për filmin. Ajo kurrë nuk u dorëzua.”

Marrë dhe përkthyer nga AP

(d.d.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora kulture blerta basholli hive blerta basholli hive

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari