LIVE UPDATES
Bota

VOA: Dallime mes Ukrainës dhe NATO-s mbi kërcënimin rus

30 Janar 2022, 14:24 Nga DOSJA
VOA: Dallime mes Ukrainës dhe NATO-s mbi kërcënimin rus

UKRAINË- Udhëheqësi i Ukrainës dhe ndihmësit e tij të mbrojtjes e sigurisë po i vlerësojnë qëllimet e udhëheqësit rus Vladimir Putin ndryshe nga shumë prej homologëve të tyre perëndimorë. A janë thjesht ata duke u treguar stoikë pas tetë vitesh provokime të vazhdueshme ruse dhe një lufte të gjatë në Ukrainën lindore, apo thjesht po e keqkuptojnë kundërshtarin e tyre rus?

Uashingtoni dhe Londra kanë paralajmëruar se shanset janë të larta që Presidenti rus Putin të urdhërojë një pushtim të Ukrainës. Presidenti i amerikan Joe Biden ka paralajmëruar për javë të tëra për “mundësinë e lartë” të një pushtimi të Ukrainës nga Rusia muajin e ardhshëm dhe ai e përsëriti këtë të enjten në një bisedë telefonike me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskiy, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, thotë se ai “nuk është optimist” se një inkursion rus në Ukrainë mund të ndalet. Ai tha për kanalin BBC gjatë vizitës në Berlin se kishte ende “një mundësi” që një pushtim i Ukrainës të ndalohej, por shtoi: “Unë nuk jam optimist”.

Rusia mohon se po përgatitet për nisjen e një sulmi të madh kundër Ukrainës, duke akuzuar fuqitë perëndimore për përhapje paniku. Kremlini këmbëngul se më shumë se 100,000 trupa që ka dislokuar përgjatë kufijve të Ukrainës thjesht po marrin pjesë në një stërvitje ushtarake.

Presidenti ukrainas Zelenskiy dyshon se Moska do të fillojë një sulm për të pushtuar vendin e tij. Ai thotë se Rusia ka më shumë gjasa të vazhdojë të zhvillojë formën shumë të sofistikuar të luftës psikologjike dhe hibride që ka përdorur kundër Ukrainës dhe Evropës me intensitet në rritje gjatë dekadës së fundit.

Presidenti ukrainas ka bërë thirrje për qetësi përpara takimit të së mërkurës midis zyrtarëve të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës – i njohur si “formati i Normandisë” – për të diskutuar edhe një herë çështjen e rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore, gati gjysma e të cilit është pushtuar në vitin 2014 nga ushtarë rusë dhe kryengritës të armatosur vendas.

I pyetur në një konferencë shtypi të premten nga mediat e huaja në lidhje me vlerësimet e ndryshme dhe për një çarje të mundshme me Presidentin Biden, zoti Zelenskiy përmendi shqetësimet e tij për ekonominë e Ukrainës, duke thënë se diskutimet për një pushtim të afërt po ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit. “Për mua, çështja e përshkallëzimit të mundshëm të situatës është po aq shqetësuese sa edhe ajo që kanë shprehur Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë”, tha ai.

Por ai u ankua se mediat po jepnin përshtypjen se ne kemi dislokuar ushtrinë në rrugë, gjë që nuk është e vërtetë. Dhe ai tha se Ukraina nuk “ka nevojë për këtë panik” sepse ai po e dëmton ekonominë.

Udhëheqësi ukrainas shprehu pakënaqësinë e tij javën e kaluar në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Kanadasë dhe Australisë për evakuimin e personelit nga ambasadat e tyre në Kiev. Zoti Zelenskiy dhe ndihmësit e tij shprehën zhgënjimin, duke thënë se tërheqja e një pjese të stafit diplomatik ishte e parakohshme.

Një zyrtar i tha Zërit të Amerikës se evakuimet minuan përpjekjet për të qetësuar frikën e ukrainasve të zakonshëm. Shtetet e Bashkuara dhe Britania gjithashtu u kanë thënë shtetasve të tyre që të largohen nga Ukraina.

Sipas zyrtarëve ukrainas, presidenti Zelenskiy ka diskutuar çështjen e evakuimeve me zyrtarë amerikanë, përfshirë sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, duke thënë se tërheqja e stafit është një “reagim i tepruar” dhe diçka që Rusia mund ta shfrytëzojë për të mbjellë frikë dhe për të destabilizuar vendin.

Megjithatë, përveç shqetësimeve për ekonominë dhe moralin e ukrainasve, Kievi duket se nuk është dakord me vlerësimet e Uashingtonit dhe Londrës mbi strategjinë e zotit Putin, si dhe mbi atë se sa afër është ai në përpjekjen për të përfunduar përforcimet e nevojshme ushtarake për të nisur një sulm për pushtimin e Ukrainës.

Sipas ministrit të Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, Rusia nuk ka trupa të mjaftueshme për të kryer një pushtim në shkallë të plotë. Ai u tha gazetarëve këtë javë, “Numri i trupave ruse të grumbulluara përgjatë kufirit të Ukrainës dhe territoreve të okupuara të Ukrainës është i madh, ai përbën një kërcënim për Ukrainën, një kërcënim të drejtpërdrejtë për Ukrainën, megjithatë, për momentin, numri i tyre nuk është i mjaftueshëm për një ofensivë të plotë kundër Ukrainës përgjatë gjithë kufirit ukrainas”.

Disa analistë të pavarur ukrainas pajtohen me vlerësimin e Kievit se një pushtim në shkallë të plotë nuk ka të ngjarë të ndodh. “Unë nuk besoj se do të ketë një pushtim ushtarak në shkallë të plotë“, thotë Taras Kuzio, analist i organizatës Henry Jackson Society, me seli në Londër, dhe profesor në Akademinë Kombëtare Mohyla të Universitetit të Kievit.

“Nga ky këndvështrim, unë jam dakord me zyrtarët ushtarakë ukrainas“, tha ai në një debat të fundit televiziv në Britani. “Nuk ka trupa të mjaftueshme atje. Ukraina është një territor i madh. Ajo ka ushtrinë e tretë më të madhe në Evropë. Dhe nëse jeni duke punuar në bazë të një raporti tre me një të ushtrive pushtuese kundrejt atyre mbrojtëse, që është numri që ju nevojitet për të qenë i suksesshëm, atëherë Rusisë do t’i duhen 500,000 deri në 600,000 trupa për të mposhtur Ukrainën. Nuk e ka atë shifër dhe nuk parashikohet ta ketë”, tha ai.

Eksperti Kuzio beson se ka më shumë gjasa që Rusia të kryejë një inkursion rreth bregut të Detit të Zi dhe të zgjerojë territorin që kontrollon në rajonin e Donbasit.

Zyrtarët ukrainas e pranojnë privatisht se ndodhe para një situate të vështirë. Ata kanë nevojë për ndihmën dhe materialin ushtarak perëndimor, nga raketat anti-tank e deri tek ato tokë-ajër, dhe ata kanë nevojë që Perëndimi të jetë i fortë, të përballet me zotin Putin dhe të pengojë Rusinë nga çdo lloj sulmi, i kufizuar apo i gjerë. Por ata nuk duan të flasin për kërcënimin, të shkatërrojnë ekonominë e tyre dhe të shkaktojnë panik në mesin e banorëve të tyre. Është një linjë e mirë që ata po ndjekin, i thanë Zërit të Amerikës disa zyrtarë.

Zyrtarët perëndimorë thonë se duhet të jenë gati për të gjitha eventualitetet dhe nuk duan të jenë të papërgatitur, siç ndodhi në vitin 2014 kur Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë. Rusia më pas inkurajoi dhe ndihmoi grupet e armatosura për të pushtuar një pjesë të Donbasit në vazhdën e një kryengritjeje popullore që rrëzoi presidentin ukrainas Viktor Janukoviç, një aleat i zotit Putin.

Për këtë arsye ata thonë se duhet të shtohet prania ushtarake e NATO-s në Evropën Lindore, në vendet fqinje të NATO-s dhe të gjithë ta kuptojnë se kjo është një situatë serioze. “Putini është i paparashikueshëm dhe do të shfrytëzonte çdo boshllëk dhe çdo dobësi që ai do të diktonte”, tha një zyrtar i lartë i NATO-s për Zërin e Amerikës.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota nato vladimir putin nato vladimir putin

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale