Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
TIRANË– Përzgjidhet fituesi i projektit për portin turistik të Vlorës. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar zyrtarisht se bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k, “Marina Projects” ltd , “Brunes” sh.p.k. dhe “Ndregjoni” sh.p.k; të cilat janë dakordësuar për të investuar 22.8 milionë euro, është shpallur fitues.
Tre kompanitë do të bëjnë bashkë 22.8 mln euro për projektin e ashtuquajtur “Marina Vlorë”, që do të kalojë tek privati për 35 vite. MIE ka sqaruar gjithashtu se në garë morën pjesë edhe dy kompani të tjera që u skualifikuan nga gara.
SQARIMI I MIE:
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka skualifikuar dy kompanitë e fundit duke dhënë edhe argumentet. “Shoqëria “Albavia” sh.p.k është skualifikuar sepse nuk ka paraqitur Sigurimin e Ofertës sipas shtojcës nr. 3 të DPK, sipas kërkesës së germës a) pika 1 të pikës 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK. Gjithashtu, nuk është dorëzuar i gjithë dokumentacioni i kërkuar në shtojcën nr. 9 të Dokumenteve të Koncesionit/PPP.
Shoqëria “Gjikuria” sh.p.k është skualifikuar sepse nuk ka paraqitur Raportin e auditimit financiar të vitit ushtrimor 2018, (përfshirë opinionin e auditorit), të certifikuara nga një subjekt i jashtëm i licencuar auditi; nuk ka plotësuar kriterin financiar nr. 2 “Kapitali i Vet (totali i aktivit minus totalin e detyrimeve) i vitit të fundit ushtrimor (2019) të jetë të paktën sa 40% (dyzet përqind) e vlerës së investimit të përgjithshëm (pa TVSH) të propozuar nga ofertuesi”; nuk ka paraqitur Dokumente të lëshuara nga institucione financiare të besueshme, këto sipas kërkesës së nënpikës 1.2. “Kapaciteti ekonomik dhe financiar” të pikës 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK.
Gjithashtu, nuk ka plotësuar kriterin kualifikues të zërit “Projektim”, pasi nuk ka dorëzuar një Licencë të vlefshme Profesionale, si dhe Ofertuesi nuk ka paraqitur eksperiencë të provuar të dizejnimit dhe shpërndarjes së marinave të klasit botëror që i lejon ata të arrijnë njohjen e industrisë dhe akreditim ndërkombëtar, sipas kërkesës të pikës 3 të nënpikës 1.3. “Kapaciteti teknik” të pikes 2 “Kriteret e veçanta të kualifikimit” të shtojcës nr. 9 të DPK.
Njoftimi për çeljen e garës për portin e Vlorës u dha në janar të këtij viti. Projekti parashikohet që ta ketë vendndodhjen në qendër të qytetit të Vlorës. Porti i ri turistik i Vlorës pritet të jetë i aksesueshëm gjatë gjithë vitit dhe parashikohet të akomodojë minimalisht rreth 400 anije e jahte.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Pandemia Covid -19 ka krijuar vështirësi në tregun e punës duke cenuar kryesisht grupet më të prekshme, gratë dhe të rinjtë. Të dhënat e INST...
TIRANË– Rindërtimi dhe situata e pandemisë kanë orientuar institucionet drejt tenderëve me negocim pa shpallje paraprake ndërkohë që nuk kanë munguar...
Pamundësia financiare për të përballuar kostot i ka kthyer rafinuesit shqiptarë të vajit ushqimor në tregtarë importi. Tarifat e larta të vajit grexho, që impor...
Industria e marketingut iu përshtat dinamikës së pandemisë në vitin 2020 e në vazhdim. Një nga trendet më popullore është “dhurimi” apo “lojërat shpërblyese”(gi...
Investimet e huaja në vitin 2020 ishin 933 milionë euro, sipas statistikave të bilancit të pagesave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Në raport me një viti ...
Kriza e shkaktuar nga pandemia dhe pasojat që solli ajo, duket se i kanë bashkuar më shumë familjet me njëra tjetrën, ndonëse fizikisht larg.Të dhënat e publiku...
Turizmi ka qenë sektori më i goditur në vitin 2020. Pandemia, që filloi nga mesi i marsit bllokoi të gjitha udhëtimet për një periudhë disa mujore, por dhe më p...
Projekti për përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend, i mbështetur nga Banka Botërore me një financim prej 40 milionë dollarësh ka vuajtur prej një viti pas...
TIRANË- Janari dhe shkurti të një viti më parë ishin dy muaj të qetë në gjithë globin dhe askush nuk do të mund ta parashikonte stuhinë që do të vinte më p...