LIVE UPDATES
Ekonomi

Vetëm TAP i mbajti ‘në këmbë’/ Investimet e huaja ranë me 13% në 2020-n

26 Mars 2021, 06:55 Nga DOSJA
Vetëm TAP i mbajti ‘në këmbë’/ Investimet e

Investimet e huaja në vitin 2020 ishin 933 milionë euro, sipas statistikave të bilancit të pagesave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Në raport me një viti më parë, investimet ranë me 13%.

Teksa 2020-a ishte një vit pandemik, tkurrja gjithsesi mbetet e moderuar dhe më e fortë ishte në tremujorin e parë. Investimet u mbajtën në këmbë sërish nga projekti më i madh në vend, ai i gazsjellësit TAP, që në 2020-n ishte në fazën përfundimtare të tij. Aktiviteti i “Energjia elektrike, gazi, dhe furnizimi me ujë” solli, sipas Bankës së Shqipërisë, 28% të totalit (260 mln euro). Gjithsesi, në krahasim me një vit më parë, ky zë shënoi një tkurrje prej 22.4%.

Ecurinë më negative e kishte industria nxjerrëse, investimet e të cilës ranë me 48%, në raport me vitin e mëparshëm, duke zbritur në 134 mln euro. Ky sektor ishte ndër më të goditurit nga kriza pandemike. Bankers Petroleum, i cili shfrytëzon me koncesion fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës dhe është një ndër investitorët më të mëdhenj të industrisë nxjerrëse u prek nga pandemia në pjesën e parë të 2020-s, duke u detyruar të ndërpresë aktivitetin në prill, për më shumë se një muaj, për herë të parë në histori, teksa nafta zbriti në 20 dollarë për fuçi, konsumi global ra dhe aktiviteti i rafinerive partnere u reduktua në minimum. Si pasojë, planet ambicioze të ‘Bankers’ për intensifikim të aktivitetit hidrokarbur u ndalën gjatë kësaj periudhe, duke ndikuar negativisht në planet për hapjen e puseve të reja dhe investimeve.

Rënia e industrisë nxjerrëse ka kaluar në vend të dytë “Aktivitetet financiare dhe të sigurimit”. Ndonëse një vit i vështirë, sistemi bankar ka arritur që të ruajë qëndrueshmërinë dhe të ketë një rezultat pozitiv. Investimet e “Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit” u rritën me 15%, duke arritur në 134 milionë euro.

Kriza ka stepur investimet në aktivitetet e pasurive të paluajtshme, që në 2019-n kishin njohur një rritje të ndjeshme. Ky sektor regjistroi investime prej 82 milionë eurosh, me një rënie prej 26%.

Rritjen më të ndjeshme e shënuan investimet në tregtinë me shumicë, që u dyfishuan në 61 milionë euro, ndonëse nisur nga një bazë e ulët. Pozitive ishte dhe ecuria e investimeve në Industria përpunuese, me rritje 20% në 53 milionë euro.

Investimet në “Informacioni dhe komunikacioni”, dikur një nga më të mëdhenjtë renditet në fund të listës, me një fluks prej 42 milionë eurosh në 2020-n, që gjithsesi është në rritje pas ndryshimit të pronësisë së T (sot One) dhe investimeve nga operatorët për rivovimin e teknologjisë.

Viti 2021 pritet të jetë një sfidë për investimet e huaja direkte për dy arsye: -Së pari, kanë përfunduar investimet në dy projekte të mëdha, gazsjellësi TAP dhe HEC i Devollit, me vlerë totale përkatësisht 1.5 miliardë dhe 500 milionë euro, që kanë mbajtur në nivele të larta fluksin e viteve të fundit. -Së dyti, kriza globale e shkaktuar nga Covid-19 pritet të ndikojë negativisht në vendimet për investimet, ose të paktën t’i shtyjë ato.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi investimet e huaja tap investimet e huaja tap

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës