"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Shoqërimi i të rinjve që ngritën kryqin dhe flamurin e Vorio-Epirit, Omonia akuza Policisë: U ndërhy në lirinë e besimit
5 Prill 2020, 14:43Nga DOSJA
SARANDË- Dega e Omonias në Sarandë ka reaguar pas shoqërimit të disa peronave në Himarë, të cilët një ditë më parë ngritën një kryq fetar në kodrat e qytetit dhe valvitën flamurin e Vorioepirit. Omonia shprehet se dënojnë ndërhyrjen shtetërore që është bërë, pasi sipas tyre është ndërhyrë në lirin e besimit.
“Sjellja e autoriteteve shtetërore në thelb përbën përpjekje për ndrydhje dhe kufizim të lirive të besimit, dëshmon paragjykimin ndaj komuniteteve Orthodhokse, shkel kuadrin e tolerancës fetare dhe nuk i shërben bashkekzistencës paqësore ndërfetare”, shtohet në deklaratë. Omonia hedh akuza kundër Policisë së Shtetit duke thënë se janë të indoktrinuar nga totalitarizmi islamik dhe për këtë arsye përbejnë kërcënim real për tronditjen e bashkekzistencës paqësore.
DEKLARATA E PLOTË
Indinjatë të thellë provokon operacioni policor i ditës së sotme në Himarë, i një skuadre oficerësh të Drejtorisë Qendrore te Policisë së Shtetit ( Drejtoria e Antiterrorit), ku pas kontrollit ne banesa shoqëroi dhe mori nën hetim më shumë se 10 banorë të Qytezës. Bëhet fjalë për të rinj te cilët, si një përkushtim dhe premtim që prej kohësh kishin bërë ditët e mëparshme, lartësuan në nje kodrinkë të vogël pranë Manastirit te Hirshëm te Fjetjes së Tërëshenjtës Mari – Athaliotisës, simbolin e Kryqit të Nderuar. Gjithashtu përbën një të drejtë të sanksionuar përsa i përket pohimit publik të besimit dhe ushtrimit të lirë dhe pa pengesa të lirive, të drejtave dhe detyrimeve të besimit fetar.
Për më tepër kjo në Himarë, ku identiteti fetar i komunitetit është historikisht dhe aktualisht i dëshmuar si i Krishterë Orthodhoks. Për këtë arsye dhe sjellja e autoriteteve shtetërore në thelb përbën përpjekje për ndrydhje dhe kufizim të lirive të besimit, dëshmon paragjykimin ndaj komuniteteve Orthodhokse, shkel kuadrin e tolerancës fetare dhe nuk i shërben bashkekzistencës paqësore ndërfetare.
Dhe të gjitha këto nën fokusin se instrumentat e Policisë së Shtetit u vunë në lëvizje nën trysninë e qendrave të njohura prej kohesh si dhe forcash politike që i irriton Kryqi i Zotit dhe Besimi Orthodhoks. Ata tanimë nuk munden te mbulohen pas pretekstesh: janë të indoktrinuar nga totalitarizmi islamik dhe për këtë arsye përbejnë kërcënim real për tronditjen e bashkekzistencës paqësore. Shteti dhe institucionet e tij duhet realisht të reflektojnë mbi detyrimet reale të tij në këtë fushë dhe në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme që përjetojmë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kryqi i Nderuar mbetet jo thjesht simbol krenarie i Kishës dhe Komunitetit tonë por burim bekimi, paqeje dhe paqëtimi!
Policia ka shoqëruar sot disa punëtorë dhe banorët të zonës së Himarës, që dje vendosën një kryq gjigand dhe ngritën flamuarin e Vorio-Epirit tek Manastiri. Pamjet e ngritjes së kryqit dhe flamurit i publikoi ditën e djeshme historiani Arben Llala,sipas të cilit disa prej të pranishmëve janë pjesë e OMOINA-s, Aleks Bala dhe Kristo Gjini. Madje sipas historianit, në vendin ku u ngrit kryqi është planifikuar që të ndërtohet edhe një kishë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka reaguar pas kallëzimit të Partisë Demokratike në SPAK për tenderin e ushqimeve 1.5 milionë Euro. Në n...
TIRANË- Anëtari i Akademisë së Shkencave, Artan Fuga ka reaguar pas publikimit të një komunikate për mediat nga Akedemia e Shkencave, ku reagohej për ecuri...
TIRANË- Në të gjihë vendin klinikat dentare janë të mbyllura për shkak të pandemisë së COVID-19. Sot në një njoftim, ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manas...
TIRANË– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka denoncuar ngjarjen e 3 prillit në Himarë, ku është ngritur një kryq gjigand dhe flamuri i Vorio-Epirit....
TIRANË– Policia e Shtetit ka vijuar me aksionin për ndëshkimin e qytetarëve që kanë shkelur planin e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit n...
HIMARË– Thirren në Polici për të deponuar punëtorë dhe banorët të zonës së Himarës, që dje vendosën një kryq gjigand dhe ngritën flamuarin e Vorio-Epirit t...
TIRANË– Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico ka përdituësuar të dhënat lidhur me rastet e koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. ...
ELBASAN– Edhe pse mjekë, këngëtarë, politikanë, e kush mundet bën apel që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, një grup të rinjsh nga Elbasani duket se nuk e kanë ...
TIRANË– E diela duket se ka qënë më e qetë lidhur me rastet e koronavirusit, të paraqitura pranë spitalit Infektiv. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se ndr...